Rritja në lojë gjatë muajve të fundit e marokenit Mehdi Benatia tek Juventus, nuk ka kaluar pa u vënë re.
Pas një sezoni të vështirë, Benatia është rikthyer në radarët e klubeve të mëdhenj të Europës, mes tyre, edhe Arsenali.
“Topçinjtë” do të ishin të gatshëm të vendosin në tavolinë 40 milionë euro për 30-vjeçarin.
Megjithatë, shkruan sportmediaset, bardhezinjtë do ta kishin refuzuar duke e përcaktuar mbrojtësin maroken si të pandryshueshëm.