Nga data 4 deri me 16 janar ekipi i Kukësit do të udhëtojë drejt Antalias, për të zhvilluar fazën përgatitore.
Kjo periudhë do ti shërbejë ekipit për të testuar lojtarët e rinj që do të ofrohen tek skuadra verilidnore për pjesën e mbetur të kampionatit dhe kupën.
Gjate kësaj periudhe ekipi i Kukësit do të luajë dhe ndeshje miqesore me ekipe turke .Dy ndeshjet miqësore të konfirmuara tashmë ,jane ajo me Kayserispor që do të luhet me datë 8 janar 2018,dhe FK Bursaspor që do të luhet me datë 10 janar 2018.
Gjithashtu vazhdojnë bisedimet edhe për ndeshje të tjera miqësore si me ekipe elitare turke , edhe ato europiane.
Klubi është në përpjekjet maksimale për masat organizative, merkaton dhe stafin te ri teknik.