Mediat angleze zbulojnë planin sekret të Murinjos për merkaton e verës

26 Dhjetor 2017, 11:14Sport TEMA

Mançester Junajtid po përgatitet për një tjetër blerje të madhe nga Juventusi, pasi bleu dy vite më parë Pol Pogbanë. Sipas “Daily Express” emri i madh që mund të afrohet në “Old Traford” mund të jetë Paulo Dibala.

Argjentinasi konsiderohet si një ndër futbollistët me të ardhme më të madhe në planet, por kjo mesa duket nuk e entuziazmon shumë Alegrin, i cili e ka lënë për 3 ndeshjet e fundit në kampionat në stol.

24-vjeçari u transferuar për 36 milionë euro nga kampionët e Italisë në vitin 2015, ndërkohë që tashmë vlerësohet mbi 150 milionë euro.

Trajneri Zhoze Murinjo duket i pakënaqur nga Juan Mata, ndërkohë që Mikitarjan do të largohet që në merkaton e janarit. Strategu portygez duhet të fitojë duelin me Barcelonën dhe Realin, të cilat janë të interesuara për yllin e Juventusit. Skauti i portugezit Javier Ribalta, mund të jetë vendimtar në këtë operacion, pasi ka marrëdhënie të ngushta me Dibalën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje