Nga Denzel Washington
Së pari, vendosni Zotin të parin në çdo gjë që bëni. Çdo gjë që shihni tek unë, çdo gjë që unë kam arritur, çdo gjë që mendoni se unë kam, ka ardhur prej mirësisë së Zotit. Kuptojeni këtë gjë.
42 vjet më parë, në mars të 1975, unë isha në universitet me një mesatare shumë të ulët. Isha ulur në sallonin e bukurisë së mamasë sime dhe shoh veten në pasqyrë.
Pas vetes shoh një grua dhe sa herë unë shikoja në pasqyrë, e dalloja që ajo po më shihte mua drejt e në sy, derisa në një moment më tha: “Djalë, ti ke për të udhëtuar në mbarë botën dhe ke për të folur përpara miliona njerëzve”.
Në atë kohë unë nuk e besoja, por tani e them me siguri se unë kam udhëtuar nëpër botë dhe kam folur përpara miliona njerëzve.
Nuk ka rëndësi suksesi që kam pasur, por ajo që më tha ajo grua atë ditë dhe që unë akoma nuk e kam harruar.
Unë jam rrëzuar, jam udhëhequr, jam korrigjuar nga të tjerët. Kam mbajtur Zotin në jetën time dhe Ai më ka bërë të jem dashamirës me të tjerët. Ndoshta jo gjithmonë jam mbajtur tek Ai, por Ai gjithnjë më ka shoqëruar. Ndaj mbështetuni tek Zoti në çdo gjë që bëni. Nëse doni të bëni atë që unë kam bërë, atëherë bëjeni dhe mbështetuni në Zot.
Së dyti, mos u ndjeni keq nëse dështoni rëndë. Si fillim, bëni atë që e pëlqeni dhe e keni pasion. Ndërmerrni rreziqe dhe mos iu trembni dështimeve, edhe nëse dështoni rëndë.
Ëndërroni shumë, por mbani mend se ëndrrat pa realizim janë thjesht ëndrra. Kështu që, ëndërroni dhe realizoni diçka çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit… Për t’i realizuar ato, kujtoni gjithmonë se ju duhet vendosmëri dhe disiplinë.
Puna e fortë jep gjithmonë rezultate pozitive. Këtë gjë bëjnë edhe personat e suksesshëm. Ata punojnë fort. Mirëpo ju mos prisni që puna më e madhe të sjellë më shumë të mira në jetën tuaj. Jo gjithmonë mundimi dhe progresi ecin njëkohësisht…
Së treti, nuk do merrni gjë me vete nga kjo botë. Asgjë nuk ka të bëjë me çfarë keni, por me çfarë bëni me gjërat që keni.
Të gjithë ne kemi talente të ndryshme dhe gjëja më egoiste që mund të bëjmë është të ndihmojmë dikë tjetër. Pse është egoiste?
Sepse përfiton vetë ndjenjën e mirë. Ndjenja që unë marr kur ndihmoj të tjerët, nuk krahasohet me makinat, shtëpinë e madhe apo me çdo gjë tjetër që unë kam. Suksesi ka të bëjë pikërisht me ndihmën që ne i ofrojmë të tjerëve.
Së fundmi, dua të të kujtoj se duhet të jesh falenderues për çdo gjë që ke. Kështu e jetoj unë jetën time. Kjo është arsyeja se pse unë jam ky që jam sot. Falendero Zotin për çdo gjë që ke në jetën tënde.
Dëshira e madhe në zemrën tënde, ajo gjë që ju doni të bëni me veten tuaj, është prova më e madhe që Zoti të jep paraprakisht për të të bërë të kuptosh se ajo është jotja. Dhe ti mund të kesh çdo gjë të mirë që dëshiron.
Puno fort që ta arrish. Kur e arrin, ktheje kokën mbrapsht dhe ndihmo dikë tjetër të ngrihet bashkë me ty. Njëri të na mësojë të gjithëve, dhe të gjithë të mësojmë njërin. Frymëzojini të tjerët të bëjnë ndryshime pozitive!
Meqe jemi ne periudhen e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri po u tregoj edhe une nje histori qe nuk ia kam treguar njeriu deri me sot. Mos e merrni seriozisht po te doni se edhe une vete lekundem. Isha duke u kthyer ne Shqiperi dhe isha vertet i shqetesuar se kisha nje detyre te veshtire perpara per familjen time. Dhe nuk isha i sigurt nese do ia dilnja dot apo jo. Po udhetonja prej disa oresh me tren drejt Italise ku do mernnja tragetin per te vajtur ne Shqiperi. Gjate rruges pati pasagjere te ndryshem qe hypen e zbriten ne kompartimentin ku isha ulur. Ndermjet tyre u ul edhe nje grua rreth te 35. Ishte pak ezmere siç jane pergjithesisht turkeshat ose arabet. Por ishte veshur me shije dhe dukej qe kishte klas. Nuk i dhashe shume rendesi kesaj gruajeje qe u ul perballe meje. Por pasi kaluan disa minuta gruaja perballe filloi te komunikonte me pasagjeret anash nesh. Me ra ne sy buzeqeshja dhe miresia e saj. Nuk e di se per çfare arsye ajo nxorri nga çanta e vet disa karamele dhe bonbone qe ua shperndau te gjitheve me miresi dhe dashuri. Biseduam pak per gjera te pergjithshme me duket, dhe pas rreth 2 oresh udhetim, gruaja u ngrit per te zbritur. Per here te pare me pa drejt ne sy dhe me buzeqeshjen e saj karakteristike me tha: “Mos u merzit ne rrugen qe ke marre. Gjithçka do realizohet”! U habita. E verteta eshte se ajo as qe dinte gje per planet e mija dhe nga qendrimi im nuk ka mundesi te kishte kuptuar qe kisha sfida te medha perpara. Dhe gjithçka me vajti vertet mire. Me ka ngelur ne mendje se si ajo grua, siç thashe jo europiane tipike, u be strumbullari i gjithe kompartimentit tone. Te gjithe i drejtoheshin asaj me dashuri dhe buzeqeshje dhe ajo dukej sikuri perhapte perqark vetes po ashtu nje tis dashurie, dhembshurie dhe mireberesie! Kete ngjarje me ate grua qe ndesha ne tren nuk e kam harruar. Megjithese kane kaluar mbi 15 vjet. Por tani e shkruajta per here te pare, pas tregimit te Denzel Uashingtonit qe thote se si nje grua i ka pas treguar te ardhmen! Merreni kete qe u tregova, po deshet, edhe si nje perralle dimri apo Krishtlindjesh. Megjithate une kam shkruajtur te verteten siç me ka ngelur ne mendje. Per me shume nuk jam as fetar dhe as qe besoj ne gjerat mbinatyrore.
Artikulli me i bukur i shkruar ndonjehere ne gjuhen shqipe.
undefined
Me ne fund. Botuat diçka te bukur per tu lexuar. Urime Tema
ajo gruaja qe “parashkoj” te ardhmen e Denzel Washington u ka thene ndoshta edhe shume njerezeve te tjere te njejten gje thjesht per inkurajim
Asgje nuk mund te arrihet ne kete bote pa pune, pa pake talent dhe fat.
Deziel ka punuar shume per tu bere yll kinematrogafie dhe ka qene edhe me fat
Eshte i sakte ne te gjitha ….pozitiv dhe unik
Aktori im i preferuar …sic ka pamjen transmeton dhe miresine njerezore ….
Rrofsh mo bir, na mbushe mendjen tani..
Si ka lekuren ky njeri, ja keshtu e kane zemren shqiptaret.
Si kane lekuren shqiptaret, ja keshtu e ka zemren ky njeri.
Ti ceshtje kolori , nuk e di se sdo te thuash me paralelizmat qe ben pa patur aspak lidhje njera me tjetren , clidhje ka zemra e shqiptarit me ngjyren e aktorit dhe anasjelltas vetem ti e kupton , ate qe kuptohet fare qart eshte se ti je idiot dhe rot kari komplet , ndryshe nuk shpjegohen kaq shume idjotizem ne kaq pak fjale te komentit tend ……….
ceshtje kolori-shqiptareve u vjen anesh zoteria juaj. Shqiptari ka zemergjeresine e treguar nga bija e popullit tone, Gonxhe Bojaxhi apo sic e njeh e gjithe bota, Mother Teresa. Ka aq shume shembuj qe vertetojne bujarine e popullit tone kundrejt kujtdo qe ka patur nevoje. Kujtoni Luften e Dyte Boterore, kur cifutet u mbrojten dhe nuk ju dorezuan kasapeve gjermane. Po keshtu ndodhi me ushtaret dhe oficeret e Italise mbas kapitullimit. Ku ka ndodhur ne ndonje vend te globit qe armiqte qe deri dje te vrane e te prene te mbrohen nga aleatet e dikurshem qe i vrisnin kudo qe i gjenin. Mbrojta dhe ndihma qe ju dha refugjateve greke gjate dhe pas luftes civile ne ate vend. Ndihma qe u dhame shqiptereve te Kosoves ne konfliktin e fundit jane keto disa shembuj tipik te zemerbardhesise se popoullit tone. Dashakeqet si puna jote nuk e nxirosin dot shpirtin e paster te shqiptareve.
Po e tregoj edhe une nje histori se si njerezit e zotit spetuan afrikanet! Historia tregon se si misjonaret e kristere para disa shekujve shkuan ne afrike me biblen ne dore dhe sot ne ditet tona kisha eshte pronare e shume tokava kurse afrkanet spetuan shpirtin duke mesuar biblen dhe argjiruar 12-te muajt e vitit!! Te njejtin fat paten edhe truthatet arvate te greqise ku kisha eshte pronare e 50% te tokave ne ate shtet.
Edhe mu me ka ndodh e njejta gje. Isha para pasqyret kur mu shfaq Monika Kryemadhi dhe me tha. Ti edhe gjithe shqiptaret e tjere do punoni fort per te pasuruar mua dhe Liken. Edhe n.q.s zhgenjeheni tha, mos u dorezoni sepse jeta vazhdon dhe ne kemi nevoje tju shfrytezojme. Kurre mos e humbisni besimin tek aleanca e jone me Saliun. Mbajeni mendjen gjithmone tek ne tha. Edhe ne momentet me te veshtira.
I-Mona tu shfaq e veshur apo e zhveshur, … d.m.th. pa nje cizme?
Ore ti bej rixha qe ke jetu ne Amerike, po ato te tjerat jane perralla me mbret
Nje rast anallog BAMIRESI te nje mesuesi me 1969!
( Jo per ti rene gjoksit,po i ka mbetur peng, asnje falenderim marre…
Ai Mesues jep 50-mije leke ate vit-dhuruar shkolles demtuar nga termeti)
Duhet urruar me gjithe zemer autori ketij shkrimi sa Komentuesi “katarakti”per ate humanizem. .
Njeriu sa te rroje do mesoje. Lumsi Ai qe permendet per mire.
Faleminderit sa shkruani te nderua shoke te gazetes”Sot”, kete shkrim te z Denez Washington qe duhet nderuar.
Une dua te pershendesia ne kete rast; nje mesues ne malsine e Tiranes, qe kur mesoi,se shkolla ishte rrezuar nga bora e madhe,
(1973)atje, ne Vakumonen malore te Shengjergjit,ku ai kish dhene mesim, vetem 1 muaj(Mars 1965),shkuar vullnetarisht (se nuk pranonin mesuesit e emeruar,ani se nga fshati komshi me te,(Fagu), per ego pse une jo ai..(ndjese pacin se sot nuk jetojne te dy),pavarsisht se ishte Pergjegjes Kulture ne ate lokalitet),,zv.Shefi Arrsimit Rethit i ndjeri Asllan Hysa, ia sygjeroi dhe e dergoi, per te hap ate shkolle Verore Vakumone Mars (1965), se shkolla ishte shkaterruar nga Bora. Ish mesuesi Dh. Xhoga,nga ajo rroge minimal qe merte (60 mije te vjetra qe merte ne muaj,50.000 leke, ia postoi keshilit te atij fashtit .(Vakumone-Shengjergj),ndihme modeste, ne pamundesi per me shume…
Besoj se nuk do ta kene harruar ata nxenes sa banore te atij fshati.
Si hajmali e ruan sot 81 vjecar, ate manda-poste- ky ish derjtor shkolle e mesues nje jete,Dhimiter Xhoga.sot 25 vite mergimi,deri tej oqeani.
Gezuar Vitin e Ri 2018 gjithe Banoreve te atij fshati,sa dashamiresve te tij kudo ndodhur ,(Nga ai fshat e di, qe shumica larguar pas 90te).
Ne katundin e Ri prane Yrshekut, sistemuar shumica qe pas viteve 70t. Atje, Dhimitri, 8 vjet Drejtor shkolle sa mesues..(1973-81) .
Ne 1991(shtator). dale ne pension e marre rruget e emigrcionit,sidomos pas 1997-tes, atij viti te mbrapte per atdheun tone.
25 vjet rrugeve te emigracionit deri tej oqeanit(Toront-Kanada),prane nxenseve dhe mesuesve,hapur mes Torontos mbi 10 shkolla per mesimin e gjuhes amtare. Pershendeti dhe ketyre ne kete prag te viit te Ri, mes tyre.
Nga Toronto ju uron gjithe ish nxensve te tij ne plot 54 vjet mes tyre sa prinderve te kudo ndodhur.
Gezuar Vitin e Ri 2018 me shendet, suksese dhe…
UNITT KOMBTAR
(qe sot e 25 vite- me probleme shqetesuese, pasoje e percaries POLITIKE ne vend).
Pasuesi Veteran 81 vjecari-MESUES;
Toronto 26-12-2017 Guri Naimit D.
Shumë bukur…! Të tilla shkrime, janë njëmijë herë më të mira o Mero, sesa budallallëqet e përrallat me mbret, me “kreshnikë e bajlozë”, me flamurë kuq e zi e nacionalizma aventureske…, pavarësisht se ato “shesin” më shumë tek shqipot kokëboshë e pordhacë…!!!
Shume i kendshem perjetimi qe ke pasur. Sa i takon besimit ne te mbinatyrshmen, mjafton te studjosh trurin tend dhe kupton sa i mbinatyrshem eshte ai qe te ka krijuar ate sistem qoft edhe per te pershkruar nje ndodhi ne nje prej vagonave per ne Bari.
Sa shkrim i thjeshte por shume i ndjere, me transmetoi ndjenja shume pozitive!
@”katarakti” qe prej asaj dite mendoj se beson me shume tek Zoti. Keto jane mrekulli te vogla qe Zoti i ben per te na treguar prezencen e Tij ne jeten tone.
Ka shume mundesi te jete bo musliman Allahu e meshirofte
Denzeli eshte aktor i madh, i jashtezakonshem dhe filmat e tij jane shume te pelqyer. Megjithate……
Kjo puna e Zotit eshte per njerezit e dobet ne zemer dhe mendje, sepse Zoti eshte imagjinate, dicka e krijuar nga vete njerezit. Tashme shume gjera qe dikur i atriboheshin Zotit, jane vertetuar dhe shpjeguar nga shkenca.
Megjithate, atyre qe u pelqen, mund te vazhdojne te jene fetare se nuk na ben keq….
For the greater good of God…..IRON MAIDEN !