VIDEO: Plas grushti në autobus, shoferi godet me grushta pasagjerin

29 Dhjetor 2017, 18:36Lifestyle TEMA

Një shofer autobusi nga Kolumbia është filmuar duke rrahur një pasagjer. Gjithçka ndodhi pasi pasagjeri i kishtë rënë shumë ziles për ta njoftuar rreth ndalesës në stacion.

Personat e tjerë që gjendeshin në autobus u detyruan të ndalonin me forcë shoferin që po godiste rëndë pasagjerin David Perez.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës (26 dhjetor) në Cartagena, ku shoferi humbi durimin pasi zilja ‘ndaluese’ ishte shumë kumbuese.

Në pamje duket se si shoferi, emri i të cilit nuk është publikuar shkon në çdo vend për të kapur pasagjerin, i cili mundohet të dalë jashtë por dyert janë të mbyllura.

Incidenti ndodhi në një firmë private, të quajtur Transcaribe që është pjesë e transportit masiv të qytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje