Edhe në botën e kafshëve lufta mes llojit është shumë e ashpër.
Dy leopard janë fotografuar teksa përlesheshin me njëra-tjetrën pranë shtratit të lumit Auob, në Kgalagadi Transfrontier Park në Afrikën e Jugut.
Fanie Heymans, 52 vjeç, ka fiksuar këto foto të pabesueshme, të cilat tregojnë dy leopard femra që luftonin për territoret e tyre.
Në pamje të parë u dukë një sherr mes një leopardi mashkulli dhe një femër, por ajo rezulton të jetë një luftë për territor midis dy leopardëve femra të quajtur Miera dhe Tsamma.
Lufta e parë mes tyre zgjati për më shumë se dhjetë sekonda, ndërsa e dyta zgjati vetëm pesë sekonda.
Fanie thotë se në fillim u dukë sikur lufta mes tyre do të vazhdonte gjatë, por ajo ishte e shpejtë sa foto janë kapur shumë shpejtë.(TemA TV)