VIDEO: Momenti kur hajduti vjedh shishen e Vodkës 1.3 milionë dollarë

6 Janar 2018, 09:22Lifestyle TEMA

Në një bar në Kopenhagen , Danimarkë është vjedhur një shishe vodka me vlerë 1.3 milionë dollarë. Vlera e saj qëndron jo vetëm tek përmbajtja por edhe tek veshja e saj, e cila ishte e gjitha e mbuluar me diamante.

Në videon e publikuar shihet hajduti duke marrë vodkën Russo-Baltique dhe më pas largohet nga vendi ngjarjes.

Vjedhja ka ndodhur në lokalin “Cafe 33” në Kopenhagë, që njihet edhe si koleksionist i vodkave më të shtrenjta.

Sipas pronarit të lokalit, shishja e prodhuar nga ari dhe argjendi, kapë vlerën e 1.3 milion dollarë dhe ishte sjellë nga Rusia dhe prodhuar nga kompania Dartz Motorz.

Fama e kësaj shisheje vodka është shumë e madhe.

Madje ajo u shfaq edhe në një nga episodet e serialit televiziv, “House of Cards”.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje