Lëvizja “Vetëvendosje” vijon të përballet me krizën brenda strukturave partiake.
Pasi u dorëhoq kreu i saj Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj, ka ardhur një tjetër largim.
Ish-kandidati për kryetar të Gjakovës, Driton Çaushi, është i dorëhequri i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje.
Të dashura aktiviste dhe aktivistë,
Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
Më lejoni që fillimisht të shpreh nderin, kënaqësinë dhe falënderimin tim të përzemërt për mundësinë e të qenit pjesë e një organizate të jashtëzakonshme politike.
Vitet e angazhimit tim politik si pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! paraqesin pa dyshim periudhën më përmbushëse dhe më të rëndësishme të jetës time.
Unë u bëra pjesë e Lëvizjes me besimin e plotë në vlerat universale dhe konceptin politik që ajo përfaqësonte, dhe me përkuljen dhe respektin e thellë për vajzat dhe djemtë që e ndërtuan dhe mbajtën gjallë këtë organizatë.
Përkundër gjithë kësaj, nuk mund të fsheh faktin që viti i fundit ishte nga më të pikëllueshmit dhe neveritësit të jetës time.
Ashtu siç është edhe ky vendim i imi, për të parashtruar para jush dorëheqjen time të parevokueshme nga të gjitha pozitat në strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nga pozita e Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë dhe ajo e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm.
Për shkak të obligimit që ndjej ndaj të gjithë aktivistëve dhe përkrahësve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe mbështetjes së pakursyer të tyre për gjithë këto vite, për shkak të shpresës së thyer të shumë qytetarëve nga zhvillimet negative në organizatë, për shkak të një shtrembërimi brutal të së vërtetës gjatë javëve të fundit, ndihem i detyruar që më poshtë të jap një vështrim dhe përvojë personale me problemin dhe vështirësitë që po kalon organizata.
Tanimë dihet që problemi aktual në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ka filluar që në Tetor të vitit 2016. Personalisht kam kuptuar një fakt të tillë në muajin Mars të vitit 2017, krejt rastësisht, nga një aktiviste e Lëvizjes në Gjakovë.
E rëndësishme këtu është se gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur një ftohje të njëanshme dhe të pashpjegueshme të raporteve të shumë aktivistëve nga qendra të ndryshme të Lëvizjes ndaj meje.
Shumë shpejtë më është thënë nga disa aktivistë që unë jam identifikuar si pjesë e grupit të Dardan Molliqajt. Edhe pas një viti nga fillimi i kësaj krize, e edhe pse e kam kërkuar, edhe nga Albin Kurti, unë ende nuk kam marrë asnjë shpjegim racional, të bazuar e të shëndoshë për një kualifikim të tillë. Asnjë shpjegim të denjë për një organizatë të emancipuar siq unë e njihja Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Ky animozitet ndaj meje ka vazhduar të rritet duke kulmuar në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të vitit që shkoi.
Ajo që unë ndërkohë kam kuptuar është se ka pasur një fushatë sistematike linquese dhe të fshehtë anembanë Kosovës, nga aktivistë të caktuar që thirreshin në emër të mbrojtjes së Albin Kurtit.
Pra, asaj që para disa javësh shpërtheu si linçim publik, pas postimit shumë qëllimkeq e të dëmshëm të komunikimit të grupit parlamentar dhe emailave të kryesisë, i kishte paraprirë një linçim përgjatë një viti brenda organizatës.
Në fushatën e zgjedhjeve parlamentare në Qershor, kishte një antifushatë të qartë ndaj meje dhe Arbërie Nagavcit nga një grup i aktivistëve në Gjakovë. Shpifje të ulëta, fushatë denigruese brenda dhe jashtë organizatës, gjithnjë në kuadër të luftimit të armikut imagjinar. Një përvojë neveritëse dhe tepër zhgënjyese në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
E njëjta vazhdoi në mënyrë edhe më të përshkallëzuar në fushatën e zgjedhjeve lokale. Ngaqë i konsideroja zgjedhjet tepër të rëndësishme për qytetin e Gjakovës dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe pas përvojës së Qershorit, kam kërkuar një takim urgjent me Albinin për të adresuar shqetësimet e mija.
Ia kam sqaruar të gjitha ato që ndodhën në zgjedhjet e Qershorit, i kam treguar që fushata e zgjedhjeve lokale ka filluar edhe më keq, që shpifjet dhe insinuatat ndaj meje po vazhdonin, që sabotuesit e fushatës thirreshin vazhdimisht në mbrojtje të tij, që gjithë kjo po e dëmtonte moralin dhe punën e shumë aktivistëve të zellshëm dhe kandidatëve për asamble komunale.
Ajo që pasoi përgjatë pjesës tjetër të fushatës ishte edhe më zhgënjyese. Sulmet u intensifikuan, përpjekje për sabotim të aktiviteteve, provokime e nxitje e dhunës në mes të aktivistëve. Të njëjtin shqetësim ia kam ngritur pas disa ditësh edhe drejtuesit të shtabit qendror zgjedhor, Ismajl Kurteshit. Rezultati ishte i njëjtë.
Sot është hera e parë që unë deklarohem në lidhje me krizën në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Për gati një vit, për sa kohë unë di për këtë krizë, edhe pse ishte shumë e vështirë, jam përmbajtur nga deklarimi publik, bile duke vazhduar të fsheh këtë realitet edhe nga aktivistë që i respektoj shumë, duke e konsideruar si gjënë më të drejtë që duhet bërë dhe duke shpresuar që do të gjendet forca për të tejkaluar këtë krizë.
Të premten që shkoi, duke u kthyer nga Prishtina lexova një postim të Albinit ku ndër të tjera kërkonte nga të dorëhequrit të ktheheshin për të diskutuar në forumet e Lëvizjes.
Ajo që më priti në Gjakovë ishte një fushatë e re linçimi, me grafite denigruese në qytet dhe para shtëpisë time, nga po të njejtët aktivistë të manipuluar për një vit me radhë. Kjo pasi gjatë ditës kisha guxuar të takoj për kafe kolegët e mij deputetë, Aida Dergutin, Visar Ymerin, Shqipe Pantinen dhe Faton Topallin. Asnjë shprehje keqardhjeje nga Kryesia e Lëvizjës VETËVENDOSJE!.
E përmenda këtë rast sa për të ilustruar aktualitetin e ndjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe për të treguar se kam pak shpresë për një zgjidhje të vërtetë të problemit që kemi. Kjo nuk është organizata për të cilën jam angazhuar dhe në të cilën kam besuar.
Përkundrazi, mendoj se prirjet aktuale mund të krijojnë një shpërfytyrim të asaj për të cilën është bëre një përpjekje kolosale mbi dymbëdhjetvjeqare.
Në fund dua të shpreh keqardhjen time të thellë për të gjithë ata qytetarë që i zhgënjyem, por edhe njëkohësisht t’i siguroj ata se ky vendim është marrë duke pasur ata parasysh dhe asnjëherë për çfarëdo interesi tjetër.
Përfytyrimi i vetëm i një angazhimi tim politik ka qenë dhe mbetet një subjekt që në synim qëndror ka përpjekjen për barazi sociale, emancipim e drejtësi. Uroj që ky subjekt të vazhdojë të jetë Lëvizja VETËVENDOSJE!.
Sinqerisht,
Driton Çaushi
VV nje levizje anarkiste dhe turkofile si simotra e saj Besa ne IRJM qe e ktheu skenen politike dhe ate parlamentare ne Kosove ne nje tymnaje te madhe si flakadanet dhe bombat lotsjellese qe perdori ne Kuvendin e saj. Do ishte fat nese kjo levizje do shperbehej dhe politika ne Kosove te hynte ne normalitet. VV me pseudopatriotizmin e saj ka demtuar rrugen e koksolidimit te shtetesise se Kosoves.
Nqs anetaret e VV kane mosmareveshje parimore jane te mirepritur te ndertojne parti te re.
E njejta gje ndodhi me PD, PS..LSI..etj.
Kjo nuk ka pse konsiderohet si deshtimi i vitit.
Njerezit jane te lire te luftojne per idealet qe ata besojne.
Gjithe ky trazim dhe publicistika e dramatizimit ka vetem nje qellim: demtimin maximal te Albin Kurtit. Nuk i mjaftoi burgu, por dhe shkaterrimi i VV. Per te vijuar lirisht me Zajednicen dhe demarkacionin
ATA (NUK) KANË IDE !? Ata që sot po japin dorëheqje nuk kanë ide që mund t’i paraqesin para anëtarëve të LVV-së. Sepse idetë e tyre janë në kundërshtim të thellë me programin dhe parimet e vetëvendosjes. Ata nuk mund të thuan se ne jemi për zbutjen e kritereve karshi zajednicës, karshi demarkacionit, karshi bisedimeve me Serbinë, karshi flamurit dhe himnit, karshi bashkimit kombëtar dhe të gjihtë atyre parimeve tjera që e dallojnë LVV-në nga partitë tjera dhe për shkak të cilave dita ditës marrin më shumë e më shumë vota. Madje ka kohë, që dikush atyre ju pëshpërit në vesh, se jo vetëm zbutja e qëndrimeve por edhe largimi i Albin Kurtit nga kandidatura për kryeministër, është e domosdoshme që LVV të vijë në pushtet. Natyrisht, sepse pa largimin e Albinit nuk mund të pritet zbutja domethënëse e këtyre kritereve. Prandaj kërkohet moskandidimi i Albinit për kryetar të LVV (lexo: për kryeministër) me arsyetime banale … mungesë diskutimi, linçime, metoda … Si ka mundur të refuzoj diskutimet Albin Kurti kur Visar Imeri ishte kryetar dhe Dardan Molliqaj sekretar organizativ, pikërisht ata që përgatisin mbledhjet dhe caktojnë rendin e ditës!? Metodat?! Shpesh kam dëgjuar nga njerëzit e zakonshëm, jo-partiak, se janë kundër zajednicës dhe demarkacionit, por janë edhe kundër mënyrave se si LVV po gjuan gaz lotsjellës brenda kuvendit. Prandaj ata që po japin dorëheqje sot po thirren edhe në metoda, sepse është fjalë që lehtë “ngjitet” në publik. Cilat na paskan qenë ato metoda demokratike që do e ndalnin aprovimin e zajednicës dhe demarkacionit? A i propozuan ndonjëherë? Apo e kanë fjalën për metodat ne të ardhmen, pasi u bënë edhe vet deputet dhe nuk janë të gatshëm të gjuajnë gaz lotsjellës në rast nevoje. Dhe mungesa e përgjigjes në pyetjen kryesore: pse Albin Kurti nuk duhet të kandidoj për kryetar të LVV, i nxjerr zhveshur të gjithë ata që flasin për metoda, linçime …? Por edhe shumë pyetje tjera mund t’ju shtrohen nga aktivistët e LVV dhe jo vetëm.
Pra, flasin për shmangie nga diskutimet, kurse kur kërkohet të diskutohet ata japin dorëheqje nga të gjitha funksionet në LVV, madje as nuk vijnë nëpër forume ku do duhej të diskutohet! Kur flasin për metoda, nuk propozojnë metoda të reja! Kur flasin për linçime, të tjerëve ua ndalojnë të prononcohen në rrjete sociale, kurse ata vet prononcohen nëpër televizione dhe rrjete sociale!
Dhe si kulmi i hipokrizisë; japin dorëheqje nga funksionet në LVV por nuk japin dorëheqje nga funksioni i deputetit! A thua, deputet u bënë si emra të përveçëm, apo i trashëguan nga të baballarët? Nuk japin dorëheqje, sepse aty kanë gjetur strehën e sigurt për një të ardhur dhe për një trampolinë nga ku mund të ngritin çmimin e vetës së tyre. Nëse nuk do mund të bëhen të gjithë ambasadorë në Vatikan, sepse vendin ua ka zënë një ish kolege e tyre, do gjendet ndonjë vend për ndonjë zëvendësministër, këshilltar, anëtarë bordi, drejtor agjensioni për ata vet apo të afërmit e tyre, fitimi i ndonjë tenderi apo ndonjë benefiti tjetër që mund të ofroj pushteti.
Të gjithë të dorëhequrit duan ta dinë se pëshpëritësit e tyre dhe klima që ata po mundohen të krijojnë në opinion, nuk janë edhe miq të tyre, të Kosovës edhe më pak. Në momentin që realizojnë qëllimin e tyre do ti hedhin si limonin e shtrydhur. Siç e dinë të gjithë, kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë. Ju do jeni mes dy zjarreve. Ose do përkrahni këtë qeveri në mënyrë pasive apo aktive, ose do kontribuoni në rrëzimin e saj. Nëse kontribuoni në rrëzimin e saj sikur grup i ndarë parlamentar e dini se pas zgjedhjeve të reja nuk do rizgjidheni për deputet, së paku jo si deputet të LVV, kurse, nëse e përkrahni do ju dal boja përfundimisht dhe karrierat e juaj politike do marrin fund. Në të dy rastet do jeni të humbur.
Ende keni mundësi të pendoheni. Të gabosh është njerëzore; të pranosh gabimin dhe ta korrigjosh, është madhështore.
Ali Mehmeti, 07.01.2018, Gjenevë
Albin Kurti ka mbetur e vetmja pengesë e pakalueshme për planet e Serbisë !
Këta që po largohen kanë të vetmin ideal pushtetin, duke e blerë me largimin e Albinit; por ju ka hasur sharra në gozhdë ! Për fat1