Me intensifikimin e aktiviteteve diplomatike për gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e kontestit për çështjen e emrit që ka Maqedonia me Greqinë, qytetarët e Maqedonisë janë të ndarë sa i përket asaj se a duhet të pësojë ndryshime emri i shtetit, në vazhdën e përpjekjeve për të zhbllokuar procesin e integrimit të vendit në strukturat veri-atlantike.
Qytetarët janë të mendimit se cilado zgjidhje, për të cilën do të arrijnë ujdi strukturat udhëheqëse të shtetit, duhet të ruajë termin “Maqedoni” në brendi, ndërsa zgjidhja duhet të verifikohet me verdiktin e votës së qytetarëve.
“Gjithë këto vite treguan qartë se kompromis duhet të gjendet. Po gjithsesi se ndryshmi i emrit të shtetit duhet të kalojë edhe në referendum, i cili do të ketë karakter më shumë konsultativ, të dëgjohet dhe zëri i qytetarëve, por vendimin duhet ta sjell Parlamenti”, thotë Trajce Jakimovski.
Përderisa Jelica Stojanovska thotë se kompromis duhet të arrijë Maqedonia me Greqinë, por në asnjë mënyrë të pësojë ndryshime emri i shtetit:
“Po, duhet të gjendet një kompromis, por jo në dëm tonin, sepse çdo ndryshim i emrit do të thotë humbje për Maqedoninë”.
Edhe Ana Andonovska pohon se në asnjë mënyrë nuk duhet lëshuar pe për të pësuar çfarëdo ndryshimi emri Republika e Maqedonisë.
“Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhet fjalë që zgjidhja e emrit të nënkuptojë çfarëdo ndryshimi apo shtojce të ndonjë reference. EmrinMaqedoni si shtet ne e kemi trashëguar nga të parët dhe këtë duhet t’ua lëmë si trashëgimi edhe gjeneratave të tjera. Nuk duhet të hapet çfarëdolloj diskutimi për ndryshimin e emrit, madje as përmes referendumit”, pohon Ana Andonovska.
Ndërsa Nukolla Trajcevski thotë se duhet t’i jepet shans shtetit të ecë para përmes zgjidhjes së kontestit ndërmjet dy vendeve, i cili po zgjat më shumë se dy dekada e gjysmë dhe Maqedonia të arrijë të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së.
“Duhet të organizohet një referendum dhe qytetarët të vendosin nëse ata janë të gatshëm të bëjnë kompromis në funksion të së ardhmes së gjeneratave të reja”, shprehet Nikollovski.
Qytetarët shqiptarë thonë se emri Maqedoni edhe për ta është po aq i rëndësishëm sa edhe për maqedonasit, mirëpo duhet të gjendet një kompromis në funksion të zhbllokimit të procesit të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike dhe hapjes së perspektivës për të rinjtë.
“Për mua është me rëndësi që të ruhet referenca Maqedoni. Çdo shtesë e përcaktimit gjeografik nuk paraqet problem, fundja kësi lloj zgjidhjesh kemi në shumë shtete të botës”, thotë Hajrije Limani.
Edhe Sami Etemi thotë se nuk paraqet problem që të ndryshojë emri i Maqedonisë, mjafton që shteti të fillojë të ecë para, të ketë prosperitet ekonomik megjithëse shprehet pesimist se kjo do të ndodhë:
“Jo s’e kanë ndërmend ta zgjidhin këtë punë…. Politikanët krejt njëjtëvetëm interesat e veta i shikojnë, ndoshta më 2025 bëhet kjo punë”.
Në funksion të zgjidhjes së çështjes së kontestit që ka Maqedonia me Greqinë rreth çështjes së emrit dhe zhbllokimin e procesit të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike, në Shkup do të arrijë gjatë javës së ardhshme në një vizitë dy ditore (mërkurën dhe të enjten)sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Nga Qeveria e Maqedonisë për mediat kanë bërë të ditur se Stoltenberg do të takohet me krerët e shtetit, ministrat, si dhe me disa liderë të partive politike.(REL)
I vini emrin Ilirida i shkon dhe te shohim si do regij greqia
Vardacka ….. emri shekullor i atij territori.
Shikoheni kete emer ne Internet (imazhe, ne harta dhe pulla postare) dhe do te kuptoni qe harta e atij vendi nuk ka qene kur territor i Maqedonis Antike.
Falcifikimi dhe grabitja e historis eshte “krim” per te ardhmen e popujve.
Pisoglendi mou!
Vardhari (shqip Bardhari, sllavce Vardarska) quhet jo vetem lumi qe pershkon Makedhonine pellazge nga veriu ne jug, por ashtu quhet edhe qendra e qytetit te Selenikut! Ky lum derdhet ne det, ne pellgun midis qyteteve te Selenikut dhe Katerinit ne Makedhonine jugore. Pra emri Bardhar – Vardhar – Vardarska perfshin te gjithe zonen gjeografike perreth ketij lumi, gjeografikisht nga Gostivari ne Katerini, veri – jug!
More vesh o IDIOT i lindur ?
Ilirida eshte emer inekzistent,nje sajese idiote dhe pa histori! Eshte thjesht forme e emrit Iliri me mbrapashtese greke. Kush e ka krijuar kete “emer” eshte thjesht KOKRRA E DEBILIT!
Ai vend quhet MAKEDONI dhe Makedonia eshte SHQIPTARE ?
Po ne pse e kemi Shqiperi
Kur na thojn Albani Arnautistan Arberi Allvania etj
Pse Iliriadha dhe jo Iliri
Pune leshi me emrat
Don Kishoti u mendu 6 muaj per emrin e kalit Rosinant
Si ka mundesi te ndryshoje emrin nje shtet sepse greqia paska nje pjese te ish maqedonise apo te ish e shqiperise si selaniku etj.Ne qender eshte aleksandri i maqedonise ai nuk mund te quhet me emer tketer.ne qofte se do pranojne maqedonasit ta ndryshojne emrin nuk do te pranojne shqiptaret e maqedonise.sepse e ema e aleksandrit te maqedonise ka qene shqiptare.kete e di gjithe bota e aleksandrin e maqedonise e njeh gjithe bota.greqia ka mbetur prapa se gjithe punen qe bene te paret bashke me te dhe shqip[taret e greqise greket e prishen me darka e dreka me raki dhe vere e qejfe e defrime me keq se spanjollet vendin e tyre1 dhe e lane greqine qindra vjet prapa ne krahasim me te tjeret.
Ja vini emrin MAKALBANIJA dhe do te kenaqni te gjithe per inat te Grekut.
Z. ANTONOVSKA: Cilet te pare jua lane emrin kur zbritet ne Ballkan ne shek VII e.re??,Aleksandri i Madh kish jetuar ahere ne shek e III para eres se re, dmth IOOO vjet para se fiset sllave te zbrisnin ne Ballkan.Ate emer mund ta mbani vetem per hir te shqiptareve.Kjo per arsyen e thjeshte se veriu i greqise, dhe me shume se pjesa jugore e Shiperise se sotme dhe me shume akoma nga pjesa lindore e saj ,perbehej nga fise si ;Molloset dhe fise te tjera ilire,Asnje lidhje skane me fiset sllave qe erdhen mbas 10 shekujsh.Aleksandri fliste edhe gjuhen e ushtareve ku nuk egzistonte asnje sllav.
Greket dhe “Shqiperia Islamike” nuk dine nga historia.
Plot 104 shtete e kane njohur kete shtet Sllav me emrin Maqedoni ndermjet tyre Serbia “mike” e Greqise,Rusia po ashtu,Amerika,Kina etj.
Politikaret e kwetyre shteteve e dine me mire historine,kurse historianet qe dime neve genjejne.
Sllavet ishin ketu ne Ballkan kur Greket apo Ilyret erdhen si pushtues nga Hena apo Marsi,prandaj mos degjoni Greket apo Sulejmanet te vetequajture Ilyre qe mashtrojne.
Ndryshe nuk shpjegohet pse shteti “ilyre” myslimane me “histori” te lashte i quajture Shqiperi e njef kete shtet me emrin Maqedoni.
Dihet qe Alksandri i Madh ishte sllav,luftoi me Indianet e amerikes prandaj edhe ky shtet “demokratik” e njef se e di ajo “historine”.
Te dhjefsha “ironine” o FSHATAR ?
Helenet e lashte kishin fene e 12 zotave. Greket e sotem jane kristiane ortodokse,pra kane fene e shnderruar te hebrenjve!
Helenet me siguri kane shkuar ne Mars, se Maqedonia ndodhet ne Mars ne fakt ?
problem me emrin maqedoni,apo greko fakco shteti,kur dihet qe eshte nje toke e humbur Shqiptare,bash si kure te vdes nje zote shpije e ska djem per trsshiguar token e pasurin,dhe futen ne grindje e lufte kojshia,se cilet po e grabisin token e pasurin.per emer te msqedonis,duhet nje gjhykat evropiane,dhe treguar se kjo eshte toke e lashte iliro-shqiptare.maqedonet erdhen ne shekullin e 10-11 nga bullgaria,a greket ishine vetem si pakice ne athin,e kjo eshte e vertrta,se toka eshte Shqiptare,por me goje te mbyllur.