Shefi i shtabit të ushtrisë britanike paralajmëron se duhet të meren masa ndaj Rusisë, pasi ajo po krijon një forcë agresive ushtarake e cila përbën rrezik për sigurinë e Europës Veriore.
Gjenerali Sir Nick Carter thotë se Britania duhet të vazhdojë që forca e saj ushtarake të vij në rritje ndaj Vladimir Putin, “që të shohë aftësinë tonë për të ndërmarrë veprime të kufizuara masivisht’.
Fjalët e tij të zymta shihen si një lutje për Ministrinë e Mbrojtjes që t’u jepet më shumë para përpara rezultateve për shqyrtimin e sigurisë gjatë javëve të ardhshme.
Mediat britanike kanë siguruar një raport të hartuar nga gjenerali Nick Carter, ku vlerësohet se ushtria britanike aktualisht është shumë e dobët për t’i bërë ballë një ofensive ruse.
“Rreziku me të cilin përballemi qëndron në dyert e Europës”, shkruan Carter në raport.
Sipas tij, bota po ndryshon dhe si Rusia, po ashtu edhe Kina po i fuqizojnë aq shumë ushtritë në mënyrë të papërballueshme.
Si shembull, zyrtari i lartë ushtarak britanik merr versionet e reja të tankeve ruse “Armata”, të zhvilluara vitet e fundit, të cilat sipas tij nuk mund të krahasohen me modelin “Challenger” të tankeve britanikë të modernizuar 20 vite më parë.
Për shkak të tensioneve me Moskën për çështjen e Ukrainës, disa deputetë britanikë kërkojnë rritjen në 3% të GDP-së të shpenzimeve ushtarake nga 2% që janë aktualisht.
Vitin e kaluar, partnerët e NATO-s u alarmuan nga stërvitja e madhe ushtarake që Rusia zhvilloi në Kaliningrad e Bjellorusi, ku morën pjesë mbi 100 mijë ushtarë. Një stërvitje që inskenonte një sulm ndaj NATO-s në Europën Veriore.(TemA TV)
Mos keqinterpretoni lajmet e vjedhura o hajdutet e Temes se meros..O Injorante…
Skam simpati per Ruset por Anglezet kane fut ne sherr krejt boten. Jane te flliqur si komunitet se as komb nuk jane. Quhen mbreteri e bashkuar .
anglia ka shume vite e dekada qe ka mardhenje te kqija me rusin.akuza ngs dy palet.espiunazh nga anglezet ne rusi,dhe e kunderta espiunazh ruse ne angli.edhe nderhyrja ruse ne aeroport te prishtines ne 99-2000 ,ka pas perplasje me amerik e anglin etj.
apo s’jam femrat angleze ,
te cmendura mbas carit te muzhikut .
ka mi pallu ene mamadhine ushcart e putinit anglise .
ne kte Bote lahet te gjitha .krimet e inglizit skane fund .
po kur nxituan dhe copetuan Shqiperine rrospia angli !
KU NUK I KAN FUT HUNDET KTA DEGJENRATA
Q!U ROBT PUTIN MOS E VONO
VETEM RUSI I BIE HAKUT STANIT TE BOTES