Një amerikan mes varreve greke…

23 Janar 2018, 09:11Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ka kaluar pa zhurmë një fakt kurioz, në procesin e saponisur të kërkimit të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipërinë e Jugut. Në panelin shqiptar që do të asistojë gjatë zhvarrimeve, merr pjesë edhe një ekspert amerikan me eksperiencë nga disa operacione të ngjashme në Bosnje e vende të tjera. Burime të besueshme diplomatike njoftojnë se ai është futur aty me insistimin e palës shqiptare. Është një dëshmitar i paanshëm në një proces delikat dhe që në të shkuarën ka prodhuar shumë dyshime e tension mes dy vendeve.

Rasti më i famshëm, ai i Kosinës në Përmet, në vitin 2006, kur eshtrat e ushtarëve grekë të rënë në luftë, dolën më vonë se i përkisnin fshatarëve të zonës, e ku u ngatërrua indirekt edhe Kisha Ortodokse, është skalitur në kujtesën e një pjese të madhe të shqiptarëve, si një histori e shëmtuar, ku një shtet i huaj po përpiqej të ndërtonte me të gjitha mënyrat lavdinë e së shkuarës së tij, duke shkelur mbi të vdekurit e pafajshëm të një vendi tjetër.

Qysh në ditën e parë të gërmimeve në zonën e Sajmolës, në grykën e Këlcyrës, teksa pala greke brohoriste për gjetjen e eshtrave të dy ushtarëve grekë, në Tiranë nisën të dëgjohen dyshimet e para rreth gjetjeve në fjalë. U hodh dyshimi se cilës kombësi i përkisnin ushtarët e gjetur, si dhe u shfaqën faksimile e dokumenta që e provonin këtë dyshim.

Këtë lojë mediatike e politike pas procesit të zhvarrimeve e kemi parë dhe më parë. Sepse edhe vetë politika greke e lënies së eshtrave të ushtarëve të tyre në tokën tonë me dekada, ndërkohë që italianët i tërhoqën të vrarët e tyre, është sërish një akt i pastër politik. Ashtu siç ka qenë dhe mbetet e tillë edhe kolana e varrezave greke që shtrihet në të gjithë gjerësinë e Jugut të Shqipërisë, e që sikur duket se kërkon të vërtetojë vazhdimisht me simbolikën e saj, diçka më shumë sesa një respekt e nderim i thjeshtë për të vrarët në tokë të huaj.

Është shumë pozitive që në përbërjen e palës shqiptare ndodhet një ekspert amerikan. Natyrisht ai mund të bëjë shumë pak, në kushtet kur procesi i kërkimit të eshtrave të ushtarëve grekë është rregulluar me marrëveshjen e vitit 2009, si dhe me bisedimet e fundit mes dy qeverive. Megjithatë, duke kthyer pas kokën, tek ajo që ka ndodhur vetëm një dekadë më parë në të vetmin precedent të kërkimit të eshtrave të ushtarëve grekë, nuk është aspak e tepruar të pretendojmë, si shqiptarë, që procesi të mbikqyret dhe nga një palë e tretë. Nuk është hiçfare paranojake një kërkesë e tillë, nga momenti që në opinionin tonë publik ka një mbetur një hije e rëndë paragjykimi e dyshimi (deri diku e drejtë dhe e motivuar), rreth qëllimeve reale që fsheh kërkimi dhe rivarrimi i ushtarëve grekë në tokën shqiptare. Nderimi për të rënët ka shumë mënyra për t’u materializuar. Le të themi që grekët kanë gjetur mënyrën më pompoze, duke na mbushur me varreza të rënësh të një lufte që ne si vend, as e inicuam, e as e ndjemë si tonën.

Është pozitive që kërkimi i eshtrave të ushtarëve grekë të vijë në kuadrin e një klime shtensionimi mes dy vendeve. Ulja e toneve mes dy qeverive shënon një zhvillim për t’u përshëndetur, por për dreq, ka sërish vend për të qenë syçelur rreth çmimit me të cilin do ta marrim eventualisht nesër, edhe heqjen e Ligjit të Luftës (një rrangalle që përpiqen të na e shesin edhe sot për ar të kulluar), apo ndonjë hap të ndrojtur në drejtim të njohjes së problemit çam. Zhurma mediatike në Tiranë për eshtrat e Sajmolës nuk përbën ende një ngjarje shqetësuese. Por është më mirë që zhurmave t’u dilet para me transparencë dhe sinqeritet nga të dy vendet, që më pas të mos i shohim sërish të vdekurit si problemin e përjetshëm e të pazgjidhur të të gjallëve.(Javanews)

9 komente në “Një amerikan mes varreve greke…”

  1. vito says:

    RRESPEKTE ZOTI MINXHOZI jeni kazetari me me integritet dhe serioz sot ne kte vend , edhe problemet qe ngrini me shkrimet tuaja jan te admirushme , rrespekte esht fat te kesh nje gazetar i ju ne kte koh mashtrusish ,se sot kte lloj zanati e mbyten mashtrusit dhe injorantet qe ngren vetem tema pa buk dhe pa kurr far vlere .rrespekte per dinjitetin qe i jepni profesionit te magjishem te gazetaris.

  2. vito says:

    RRESPEKTE ZOTI MINXHOZI , jeni kazetari me me integritet dhe serioz sot ne kte vend , edhe problemet qe ngrini me shkrimet tuaja jan te admirushme , rrespekte esht fat te kesh nje gazetar i ju ne kte koh mashtrusish ,se sot kte lloj zanati e mbyten mashtrusit dhe injorantet qe ngren vetem tema pa buk dhe pa kurr far vlere .rrespekte per dinjitetin qe i jepni profesionit te magjishem te gazetaris.

  3. kanuni says:

    Zoti Minxhozi, kur do të guxojmë të themi gjerat me emrin e tyre (pavarësisht se na pëlqejnë ose jo), atëhere mund të themi se kemi bërë një hap para drejt civilizimit evropian…! Luftën e vitit 1940, kundër Greqisë, e shpalli Shqipëria, SI PJESË E PERANDORISË ITALIANE TË MUSOLINIT, me premtimin e krijimit të “Grande Albania”…(???!!!) Ndërsa për problemin çam, përse shteti apo organizatat çame, nuk i drejtohen Gjykatës së Strasburgut, apo Gjykatave të tjera Ndërkombëtare…???!!! Sapunin për djath, mund ta hanë disa injorantë analfabetë, por historia nuk mund të fshihet…!

    1. katarakti says:

      Or idiot i lindur. Shqiperia ne ate kohe ishte nje shtet i pushtuar nga Italia, or gomar me zile. Ishte Musolini qe shpalli “bashkimin” e Shqiperise me Italine. Dhe jo per te krijuar “Shqiperine e Madhe”, por per te sjelle 3 milione italiane ne Shqiperi. Shqiperia sot ben gabim te pafalshem qe lejon ngritjen e varrezave greke ne truallin e saj. Edhe ushtria greke ishte pushtuese, njelloj si ajo italiane.Vetem se u mund nga Gjermania naziste, ndryshe ajo nuk shkulej nga Shqiperia. Greket duhet t’i marrin ushtaret e tyre te vrare dhe t’i varrosin ne Greqi. Siç ka bere Italia dhe Gjermania. Vetem Enver Hoxha iu vinte hakut juve plehrave te Greqise.

  4. llaman says:

    Sipas Minxhozit edhe amerikanet qe i kane varrezat e ushtareve te tyre ne Japoni , France, Normandi e gjekte i kane lene me qellim per tu rikthyer aty si pushtues. Ma si nuk mesuan nje here gjera elementare te normave nderkombetare keta gazetaret tane.
    https://www.abmc.gov/cemeteries-memorials#.WmcPMGe52pg

    1. lani says:

      pune eshte se sa varre kane amerikanet ne japoni. se kta greket po na mbushin me varreza. apo ste ben pershtypje ty hic?

  5. loni says:

    Zoti kanuni SHqiperia ishte e pushtuar nga Italia fashiste , dhe Greqia nuk u sulmua nga SHqiperia por nga Italia nepermjet teritorit shqipetar.Se paske mesuar mire historine, duhet te lexosh pak me shume per te dhene mend.

  6. kanuni says:

    … po vazhdoj komentin tim më lart: … Si puna e këtij @katarakti… Zoti @katarakti, historia nuk shkruhet me sharrje e fjalë vulgare, por hap sytë e merr mundimin të lexosh…(n.q.se di shkrim e këndim dhe nuk ta ka blerë babai dëftesën e shkollës…) Sa për fillim, ..shtatë ditë pas zbarkimit të fashistëve italianë në Shqipëri, u mblodh Parlamenti Shqiptar dhe vendosi unanimisht dhënien e Kurorës Mbretërore Shqiptare, mbretit të Italisë, Viktor Emannuel… duke e shpallur Shqipërinë pjesë të Perandorisë Italiane të Musolinit… Kjo është “e zeza mbi të bardhë”, i dashur “katarakti” dhe tani…kush është “idiot i lindur”…???!!!

  7. Lee lee says:

    O Minxhozi pse i bi malit rrumbullak.Rane 8000 po ose jo.I spalle lufte po apo jo.Kishe 6 batalione kur u sulmua po apo jo.Mire fajin e Italia.Kur u be lufta civile deri me 1949 ti qendrove asnjanes apo i hidhje benzin zjarrit.Mire fajin e kishte sistemi dhe Enveri.Po thuaj njehere me fal si shoqeri se behesh me njerzor.Distancou dhe nga camet e luftes denoje si shoqeri se me humane do behesh dhe leri keto qe i la kastile per arsye politike .Po UK pse i ka lene ne Greqi dhe Evrope per arsye politike.Je shume komod ne budalliqe .Sado antigrek te jesh 1 eshte e veryeta na vune para si lopet ne lufte.Dhe mos u tall me historine i 1 populli fitus ndaj boshtit kurse ti fshije kepucet e duces.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje