U sheshuan debatet me Bashën? Astrit Patozi tregon arsyet e pjesëmarrjes në protestë

27 Janar 2018, 15:21Politika TEMA

Astrit Patozi ka marrë pjesë në protestën e opozitës ashtu siç e kishte njoftuar edhe më herët në një shkrim të tijin ku argumentonte se pse duhet të ishte në këtë tubim.

I pyetur nëse kjo pjesëmarrje do të thotë se janë rregulluar gjërat me kryedemokratin Lulzim Basha, Ish-deputeti i PD-së deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me zotin Basha.

 

 

“Ardhja ime këtu nuk ka asnjë lidhje me zotin Basha. Që të jemi të qartë sepse unë jam njëri nga mijëra protestuesit që kanë ardhur këtu për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Jam një prej atyre që besojnë se ka 100 arsye që kjo qeveri të largohet por edhe sikur një të ishte vendi im do ishte sërish këtu sepse mua më takon si opozita.

Do doja shumë që kjo protestë të shndërrohet në një lëvizje të qytetarëve.

Unë jam anëtar i PD-së, si unë këtu ka shumë të tjerë dhe nuk mjafton të jetë vetëm protestë e partive politike sepse ka nevojë për shumë më tepër që kjo qeveri ta marrë siç duhet mesazhin dhe të largohet një orë e më parë ”, deklaroi Patozi për news 24.

Ndërkohë lidhur me pjesëmarrjen e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, Patozi tha se do të donte të shihte të gjithë qytetarët e revoltuar edhe ata socialistë.

“Kjo nuk ka asnjë vlerë. Do doja që në këtë protestë të kishte edhe socialistë, edhe qytetarë të revoltuar që bëjnë pjesë në të gjithë spektrin e shoqërisë shqiptare dhe jo thjesht partitë politike.

Ajo besoj do të ishte maksimumi i kësaj proteste që qeveria ta lexonte siç duhej. Sigurisht këtu janë të ftuar të gjithë qytetarët që nuk besojnë tek kjo qeveri”, deklaroi ai. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje