Moti ka surpriza për ditët në vijim, njihuni me parashikimin e meterologëve

28 Janar 2018, 14:28Sociale TEMA

Moti gjithnjë rezervon surpriza.

Meterologët njoftojnë se  Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga një mot i kthjellët i shoqëruar me vranësira të pakta, përgjatë Adriatikut.

Nga raportimi mësohet se era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 deri në  15 m/sek në  bregdetin Jon.

Valëzimi do të  jetë  i forcë s 3 me lartësi vale 0,5 deri në  1,25 metër në  det të hapur.

Instituti i Gjoeshkencave njoftoi se sot pasdite, të dielën e 28 janarit dhe nesër, nuk priten reshje në të gjithë territorin. Edhe për javën e ardhshme pritet një mot i qëndrueshëm.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 12 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C

në vendet malore: 1 °C / 9 °C.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje