Shpëtim Idrizi: Bushati nxiton të thotë që çamët s’përfitojnë, druaj se kjo është kërkesë e grekëve

31 Janar 2018, 20:15Politika TEMA

“Shteti shqiptar e njeh genocidin ndaj çamëve dhe nëse Bushati s’e njeh këtë histori, jemi gati t’ia mësojmë”, ka deklaruar Shpëtim Idrizi gjatë një interviste në News 24.

Idrizi thekson se Bushati nxiton të deklarojë se çamët nuk përfitojnë nga marrëveshja me kërkesë të Greqisë. “Bushati nxiton të thotë që çamët s’përfitojnë, druaj se kjo është kërkesë e grekëve”, tha Idrizi.

Ai shton se PDIU bashkë me Shoqatën “Çamëria” janë të gatshme të asistojmë Bushatin për Çështjen Çame.

Idrizi tha se ministri i Jashtëm shqiptar nuk informon aspak publikun çfarë ka ndodhur me negociatat, dhe për pasojë shqiptarët janë informuar vetëm nga ministri i jashtëm Kotzias dhe axhenda greke për Shqipërinë.

“Në mënyrën si po zhvillohen këto ngjarje ne po informohemi vetëm nga ministri i jashtëm grek. Mënyra si pala shqiptare po e menaxhon nuk është serioze. Kemi parë që takohen krerët me një axhendë të mirë përcaktuar. Ministri jashtëm shqiptar thotë që gjërat shkojnë mirë, do takohemi prapë.

Ne informohemi vetëm me axhendën greke për Shqipërinë. Opinioni publik po shqetësohet për atë që po ndodh mes dy vendeve. Sepse dëgjojmë vetëm ato që thotë ministri grek. Është bërë një marrëveshje për toponimet, se shteti shqiptar nuk mund të përdorë toponime ndryshe nga shteti grek. Sot na del që pala shqiptare ka rënë dakord. Toponimet janë në disfavor të shqiptarëve të Çamërisë.”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU foli edhe për ligjin për minoritetet, duke i kërkuar ministrit Bushati që t’i kërkojë palës greke që ky të njihet si komunitet shqiptar.

“Ligji për minoritetet, në zonën e Çamërisë jetojnë shqiptarë, por as Bushati nuk ka kërkuar për këtë komunitet që të jetë komunitet shqiptar. Ky ligj kaloi para disa kohësh që është në kundërshtim me interesat e Shqipërisë. Shqipëria i ka njohur minoritetet që në kohën e mbretit Zog. Na bëhet një ligj që na del Shqipëria një vend me 9 minoritete.”, tha ai.

Idrizi si problem të tretë shtroi edhe çështjen e varrezave të ushtarëve greke, për të cilën tha se është është trajtuar joprofesionalisht nga pala shqiptare.

“Raporti i tretë, çështja e varrezave të ushtarëve grekë, është trajtuar joprofesionalisht nga pala shqiptare. Kam studiuar Konventën e Vienës, si rregull ndodh në proces pajtimi dhe reprociteti. Ne kemi shqiptarët e Çamërisë nuk janë vrarë në luftë, por në shtëpinë e tyre.

Deri para ca muajsh na thanë që nuk ekziston ligji i luftës, por efektet e këtij ligji janë aty. Edhe për ligjin e luftës pala greke thoshte nuk ekziston. Greqia duhet të ndihet e turpëruar për këtë fakt.

Unë kam kërkuar të takoj z.Bushati që pas takimit të tij në Kretë me Kotzias dhe të flisja me të për shumë çështje, por nuk ka reaguar. Mirë që nuk sqaron se çfarë bëhet, por thotë dhe që çamët nuk përfitojnë nga ligji i luftës. Mbi shqiptarët e Çamërisë kur iu hoq nënshtetësia greke dhe iu vu shqiptarja, pati ndikimi ligji i luftës. Shqiptarët e Çamërisë edhe sot ndalohen në Greqi. Nëse Bushati s’ka informacione për këto, jemi gati ta informojmë.”, u shpreh Idrizi.

3 komente në “Shpëtim Idrizi: Bushati nxiton të thotë që çamët s’përfitojnë, druaj se kjo është kërkesë e grekëve”

  1. o tourkotsamis nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    nje gje do te fitoni sigoura o tourkotsamides te pabese: to makri,madje me gunga!

    1. @@ says:

      Ku ka me te PABESE se kromozoni jevgjit i Pontit dhe atij arvanitas

  2. Ti je loqe edhe pa shpirt o salvadore idrizllari.Kurse ti cobaneria me siper kurve e grekut ishte edhe je .Fare e keqe pa karakter kurtballi.Ti ke fen e kalit jo te kristalit.Je kepushe gunore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje