Nëse jeni kurioz se sa e ka rrogën kryertarja e Bashkisë së Shkodrës, mos kini merak se e thotë vetë Voltana Ademi.
Përmes një postimi live në faqen e saj të Facebook, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, u ka dhënë përgjigje shumë qytetarëve.
Një nga ndjekësit e pyet kryetaren e bashkisë se sa lekë do për vete dhe sa për qytetin e Shkodrës, ndërsa Voltana Ademi i ka zbuluar se sa e ka rrogën.
Qytetari: Sa lekë i do për vete dhe sa i do për Shkodrën?
Voltana Ademi: Bashkia e Shkodrës i menaxhon fondet në mënyrë transparente.
Unë e lexova para disa ditësh pyetjen dhe do them sa e kam rrogën fiks. Rroga ime është 129 mijë e 124 lekë.
Kjo është vlera që unë paguhem si kryetare e bashkisë Shkodër. Kuptohet të gjitha paratë e tjera menaxhohen në bazë të ligjit. (TemA)
Duhet me e rrzu, kët dështaken !?