Nga Mustafa Nano*
Në pikun e debatit mbi çështjen “Tahiri”, thellë-thellë kam pasur dyshimin se mazhoranca, duke mos lejuar prokurorët të arrestojnë Saimir Tahirin, e mori në mbrojtje këtë të fundit.
Dhe ndoshta ka qenë vërtet kështu, ndonëse kam qenë i bindur (edhe e kam shprehur këtë bindje) se “të të dalë emri në përgjimet që u janë bërë bisedave të disa trafikantëve apo delinkuentëve” nuk është provë e mjaftueshme, mbi bazën e së cilës dikush duhet të arrestohet.
Unë kam qenë gjithashtu i bindur se Tahiri e kishte bërë baltë, megjithatë, por kjo bindje e imja nuk i lipset askujt. As bindja ime, as bindja e të gjithëve së bashku, mbi fajësinë e dikujt, nuk është provë, mbi bazën e së cilës mund të dënohet ky dikush. Provat, për të cilat kanë nevojë gjyqtarët për të dënuar dikë, janë të një natyre tjetër. Dhe ne duhet të mësohemi me këtë. Nuk kemi pse presim që çdo njeri që është fajtor në kokën tonë të dalë fajtor edhe në sallën e gjyqit.
Por nuk është ky diskutimi që më intereson. Është diçka tjetër. Është qëndrimi i Tahirit, dhe i të tjerëve në krah të tij, ndaj akuzës që iu bë.
Tre prokurorët që kërkuan arrestimin e Tahirit mund të shiheshin fare mirë si zyrtarë me kredenciale të dyshimta besueshmërie e objektiviteti, por Tahiri, për çudinë time, nuk i shndërroi ata në target. Ai, me sa mbaj mend unë, nuk u mor fare me ta, nuk zhbiriloi në biografinë e tyre, nuk kërkoi lidhje të tyret politike. Nuk eci fare kësaj ane. Përkundrazi, u përpoq të mbronte veten, e të bënte të besueshëm versionin se ai ishte i pafajshëm dhe se akuza që i bëhej ishte e pabazë. Shkoi në komisionin parlamentar, dhe qëndroi në krah të prokurorëve, pa demonstruar ndonjë mllef ndaj këtyre të fundit.
Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, deri më sot, nuk ka dalë as një herë të vetme për të zbrazur vrer kundër prokurorëve as nëpër studio televizive, as nga facebook-u apo rrjetet sociale në përgjithësi.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Edi Rama, i cili në asnjë rast nuk u dëgjua të bënte insinuata në adresë të prokurorëve, ndonëse kishte hapësirë për t’i bërë këto insinuata e spekulime. Nuk ngriti në këtë rrethanë akuza mbi prokurorët e mbi Prokurorin e Përgjithshëm, ndonëse ky i fundit ishte i bërë njësh me partitë e politikanët e opozitës (dhe i mbrojtur prej këtyre deri në momentin e fundit).
Prokurorët në çështjen “Tahiri” ishin jashtë presionit politik. Dhe ishte një ngjarje e rrallë, duhet thënë. Ishte hera e parë që disa prokurorë shqiptarë, ndonëse po përpiqeshin të bënin një arrestim të bujshëm (më të bujshmin e 20 viteve të fundit), u ndodhën në kushte normale pune. Të vetmit politikanë që u dëgjuan ato ditë, ishin Berisha e Co., që nuk linin gjë pa thënë kundër Tahirit, e kundër mazhorancës që nuk pranoi që Tahirit t’i viheshin prangat.
Sjelle normale, apo jo? Mirëpo jo të gjithë sillen kështu. Dhe kjo diferencë është fare e kollajtë për t’u vënë re. Ca kohë më vonë, po nga prokurorët thirret Shkëlzen Berisha të dëshmojë mbi çështjen CEZ. Dhe mendja ta thoshte se “të prekurit” prej kësaj nisme të prokurorëve nuk do kishin se ç’të thoshin. Por nuk kaluan as pak minuta prej thirrjes, dhe i biri i Berishës bëri reagimin e parë në Facebook:
“Me këtë flluske-thirrje Rama shpreson të mbuloje 650 milionë euro që sipas KLSH-së ka vjedhur nga paratë e shqiptarëve gjatë divorcit të mjaltit me CEZ-in…. Është e qartë që prokurori de fakto i rilindjes Edi Rama, po e përdor drejtësinë jo thjesht si pushkë ndaj kundërshtarëve politikë, por më shumë si bombë tymuese për të shpërndarë vëmendjen ndaj krimeve të narkoshtetit dhe ndaj pakënaqësisë popullore që po i afrohet çdo ditë e më shumë derës së Kryeministrisë. Por nuk ka prokuror, gjykatës apo flluskë-thirrje, që do ta shpëtojë nga drejtësia kryegjykatësin dhe kryeprokurorin e narkoshtetit për vjedhjen e 650 milionë eurove. Për pallatet pa faturë dhe bankat e kthyera në lavatriçe parash të pista nga nusja e tij. Si dhe për milionat dhe diamantet e përfituara nga trafiku i drogës të drejtuar përmes ministrit dhe vëllait te tij”.
Vini re! Bëhet fjalë për një thirrje në prokurori, e jo për ndonjë kërkesë për arrestim, dhe reagimi ishte ky që pamë. Do thotë ndonjëri, që i biri përfaqëson vetveten, dhe nuk është personazh politik, e prandaj reagimi i tij nuk ka pse të merret për një linjë sjelljeje. Por në fakt, nuk reagoi vetëm ky. Pas ca ditësh, ishte radha e të atit për të komentuar këtë fletëthirrje. Ja se çfarë tha ai në programin “Zonë e Lirë”:
“Beteja politike nuk më intimidon kurrë. Fletëthirrja ishte politike. Shqiptarët e panë në të gjitha seancat e komisionit se ajo ishte një përpjekje e turpshme e Ramës për të mbuluar vjedhjen e vendit. Im bir do të bëjë betejën me narkoshtetin. Çfarë rruge ka tjetër në luftën kundër tij? Të dorëzohesh, do të ishte mëkati më i madh. Ai do ta demaskojë dhe diskreditojë Ramën në çdo gjë. Kjo fletëthirrje është nga Rama”.
Ka edhe më. Këto ditë ka dalë lajmi se prokurorët kanë arrestuar dy zyrtarë të administratës publike, dy ish-drejtorë, që quhen Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të cilët shtypi i kualifikoi qysh në krye të herës respektivisht si drejtori i LSI-së dhe i PD-së. Reagimi i PD-së nuk vonoi. Dje, një deputet i PD-së doli e bëri një denoncim të Prokurores së Përgjithshme, duke e cilësuar atë si “një zgjatim të kryeministrit”, por në të njëjtin prononcim u tha si pa dashje se “kjo prokurori, më keq e më zi se Sigurimi i Shtetit, arreston të madh e të vogël për dyshime të paqena”. Nuk përmenden emrat e drejtorëve, por merret vesh se shqetësimi ishte për ta. Dhe për këtë u sulmua Prokurorja e Përgjithshme.
Nuk duket se Lulzim Basha është i interesuar ta vijojë këtë luftë me institucionet. Nuk duket as që Lulzim Basha ta ketë të stilit të vet këtë luftë. Me shumë gjasa, kjo është një traditë, prej së cilës ai nuk po mund të shkëputet dot. Dhe kjo gjë duket te denoncimet e ditëpërditshme që ai apo dikush në emër të tij, bën në adresë të kundërshtarëve, te retorika ndaj korrupsionit, te zbulimi i korrupsionit, te çdo akt qeveritar, te sulmet ndaj familjarëve të kundërshtarëve, dhe mbi të gjitha te kjo lojë e de legjitimimit të institucioneve, kur këto të fundit marrin vendime “anti-opozitë”, apo e shenjtërimit të tyre, kur ato vendosin “në dëm të pushtetit”.
Dhe është pikërisht kjo lojë që në politikën e ditës e ka çuar Bashën të bëhet aleat me Adriatik Llallën e armik me Arta Markun (!!!), e që në një vështrim të përgjithshëm ka bërë që më shumë të ketë vlerë një konferencë shtypi e një aparatçiku partie se sa një vendim prokurorësh apo gjyqtarësh.
*Mapo. Titulli origjinal: Miqësia/armiqësia sezonale me Prokurorinë
Te erdhen trute u Muco???
Vone por i erdhen .
Muc nuk te ve faj qe keput brockulla sepse e di qe i mendon vertet ato qe thua por thjeshte per te kthjelluar pak idete, parlamenti jovetem qe lincoi publikisht prokuroret qe kerkuan arrestimin e Tahirit por ne fund ne nje gjest te paster politik i refuzuan atyre te drejten per te trajtuar Tahirin si qytetar pa imunitet. Nderkohe qe akuzohej me pergjimet e kushurinjve te tij per trafik nderkombetar droge.
Pra mazhoranca nuk u mjaftua thjesht me reagimin politik kunder prokuroreve por dhe u refuzoi atyre te drejten per te kerkuar ne gjykate arrestimin e Tahirit.
Opozita mund te kete reaguar por nuk po ndalon asnje veprim te gjykates ndonese personat akuzohen per sh me pak se trafik nderkombetar droge.
Here tjeter Muci thellohu pak me shume se del sinkoqe kandari
Une nuk di qe opozita te kete reagur me nje qendrim publik ndaj ndonje arrestimi apo thirrje te prokurorise. Shkelzen Berisha ka gjithe te drejten e vet te cilesoje si te doje thirrjen per ta pyetur por nuk perfaqeson qendrimin institucional te opozites. Opozita ka bere mire qe nuk ka reaguar se duhet te merret me parime dhe jo me individe. Ne ndryshim thelbesor nga opozita, Rama dhe mazhoranca u bene mburoje politike dhe ligjore qe prokuroria mos mund te kerkonte ne gjykate arrestimin e Tahirit. Cilido analist qe do donte te mbronte mazhorancen thjesht nuk do i futej ketij krahasimi por Muci eshte nga ata qe ta vret mizen ne balle me kobure.
Albi, po ti ku e ke bere shkollen juridike? Apo tek plepat edhe ti me katunarët e Berishës?
Po rri more Albi Katunari, lexo, nxirr mesimet, dhe mos fol se e dhjet muhabetin krejt.
Partiaket e zgjebosur, disa me PD dhe disa me PS e moren më qafe Shqiperine, sepse po të mos ishin partiakët e semure, as Rama, as Saliu, as Basha dhe as Ilir Kokelopa nuk do ishin sot ne politikë.
Ore Albi , eshte mire te jemi koncize kur flitet per emra te perveçem .
Per çeshtjen Tahiri , Mazhoranca , i quajti te pa mjaftueshme “provat”
e paraqitura nga treshja tropojane per te arrestuar nje deputet , por
ajo nuk u be dhe nuk eshte bere pengese per hetimin deri ne fund
te kesaj çeshtje dhe kete e ka thene me ze te larte ! Ti , me sa duket ,
degjon vetem daullet e opozites , vecas ato te plakes Salushe !
MUÇ !!! E KE QARË , PLAKO !
JE SI NJË KALAMA I SINQERTË, MIDIS MAMIT DHE BABIT, DHE NË ÇDO RAST SHERRI MIDIS TYRE, JE ME ATË QË MENDON ME MË PAK FAJ.!
SINQERISHT, BRAVO ????. NUK SHTIRESH !!
Kështu ka qënë gjithmonë këto vite që qeverisin socialistët, edhe kur kanë qeverisur më parë, nuk janë përzierë në punët e e drejtësisë, ja kanë lënë organeve t’i zgjidhin ndonëse gojë-e bukëshkali Salë i ka akuzuar dhe sa ka marrë pushtetin i ka futur në burg. Organet e drejtësisë i ka përdorur si ka dashur. pse vetëm PD-ja? E dëgjuat Monikën? I del në mbrojtje atyre që ju gjetën tenderat në shtëpi. Akuza Ramës ndonëse është prokuroria që heton. Mirë që e kuptuat tani ju analistët se nganjëherë mbyteni me fjalët tuaja.
Shkruar me mëndje të ftohtë dhe analizuar me qetësi dhe drejtë.
Nuk dua te hyj ne thelbin e permbajtjes,ka apo nuk ka te drejte Mustafa Nano ne ato qe shkruan ne kete artikull.Nuk me interson ne kete moment kjo gje.Ajo qe dua te them eshte se artikulli lexohet ” kollaj”,si te thuash gjuha rreshqet lehte,mendimet te shkoqura e te renditura drejt nga pikpamja logjike dhe gjuhesore.Jo pak raste ka, kur z.Nano, fut ne shkrimet e tij, me shume lezet edhe dialektalizma,apo shprehje nga gjuha e gjalle e perditeshme e popullit.Shkurt e vlersoj si nje nga gazetaret qe me gjuhen shqipe sillet me shume respekt e me kulture.Faleminderit z.Nano!
Taborri i horrave e i vrasesve do te luftoje per jete a vdekje, dhe me te gjitha mjetet e mundeshmme. Mos kujtoni se do te dorezohet ne menyre paqesore. I pranishem eshte edhe skenari i perplasjes se dhuneshme dhe me arme. Mos t’ju duket cudi, pasi keto skenare i kane realizuaqr edhe atehere kur nuk u rrezikohej koka, por vetem pushteti.
Vetingu. .
ALBI ,QENKE NJË KOQE -KANDARI TI!???
SHKRIMI I NANOS , ËSHTË PERFEKT !
TIPAT SI TY, MBAJNË ÇIZMA SI TË KOKËMËDHENJËVE !!!???
Z.Nano, me kot mundohesh te paraqesesh njeren pale sikur eshte me e “qyteteruar”, sikur respekton shtetin me shume, etj etj
brockulla qe thua ti nuk ka shqiptar me pak memorie qe i beson…njelloj jane biles kjo “pala” qe mbron ti ose te sponsorizon ty e ka bere “balte”..
Tahiri dhe njerezit e tij (njeri prej tyre edhe ti), jo vetem u mor shume me prokuroret, integritetin, profesionalizmin, etj etj, por permendi edhe origijnen e tyre tropojane, jeten intime te prokurores etj etj te kujtohet arroganca dhe fjalori i Tahirit ne parlament kunder prokuroreve… te kujtohen shkrimet te Tema… te kujtohen letrat publike te Tahirit (tipike kineze) kunder prokuroreve dhe gjyqtareve… te kujtohet rasti i hetimit Cakos si u sollen me drejtesine….ndaj beju realist dhe jo kazan…per mendimin tim te gijthe jane njelloj…kur ishte Berisha e mbushi me Tropojane…. Tahiri vec me Tepelenas… Meta me Skrapardhinj… ai vend ka nevoje per njerez dhe gazetare te drejte, te paanshem qe te bej sado pak perpare dhe ti afrohet vlerave europiane qe aspirojme…provincializmi sjell vec prapambetje…
ohesh te paraqesesh njeren pale sikur eshte me e “qyteteruar”, sikur respekton shtetin me shume, etj etj
brockulla qe thua ti nuk ka shqiptar me pak memorie qe i beson…njelloj jane biles kjo “pala” qe mbron ti ose te sponsorizon ty e ka bere “balte”..
Tahiri dhe njerezit e tij (njeri prej tyre edhe ti), jo vetem u mor shume me prokuroret, integritetin, profesionalizmin, etj etj, por permendi edhe origijnen e tyre tropojane, jeten intime te prokurores etj etj te kujtohet arroganca dhe fjalori i Tahirit ne parlament kunder prokuroreve… te kujtohen shkrimet te Tema… te kujtohen letrat publike te Tahirit (tipike kineze) kunder prokuroreve dhe gjyqtareve… te kujtohet rasti i hetimit Cakos si u sollen me drejtesine….ndaj beju realist dhe jo kazan…per mendimin tim te gijthe jane njelloj…kur ishte Berisha e mbushi me Tropojane…. Tahiri vec me Tepelenas… Meta me Skrapardhinj… ai vend ka nevoje per njerez dhe gazetare te drejte, te paanshem qe te bej sado pak perpare dhe ti afrohet vlerave europiane qe aspirojme…provincializmi sjell vec prapambetje…
ky mustafo nano ish vetem nje bothe vici qe vrapon pas pak parave ,te kzanit droga e ps-s .ky mikrobe eshte i njoftur per publikun se mundohet ta trasformoj realitetin,eshte nje bagel i njejte me lubonjen.ne shtete perendimi e usa,aje,ajo qe maskon apo ndihmon krimin,trafik droge dhe terrorizmin,denohen me shume se vete autori i krimit.tv pro edi rama ps nuk munde ta luajne rolin e ghykatave,dhe kane liimituara propagandat pro e anti dikujte.
une njefe raste ne evrope ku pinjollet e agjentet e nje servisi… qe perzihen ne afera te renda juridike,qe jane ne burgje te rends,por ne shqiperi i kosove shtete gjungle,edhe udb-ja serbe duartrokitet.
O muci apo muco qulli si me te thene.o njeri po Rama eshte me i mire nga berisha ne cdo drejtim o ditezi,kete nuk do shume shkolle per ta mare vesh.Ne cdo dalje te tij nuk ka mbrojtur njeri por mbeshtet ligjin,kurse Sali ziu ka mbrojtur ke i ka dashur qefi dhe ska pjerdhur per ligjin.vetingu do behet dhe me ndonje mangesi por 99% do te jete i mire ndryshe nga Sali ziu qe sberi kurre ligj rregull dhe shtet
ky kodosh tarabosh nano qe ka mbushur barkun makarona serbe,nuk duhet ti lejohet fjala ne publike.eshte strukt penale dhe lartsishte flagrate te folet per nje trafikant droge i njoftur edhe nga italia e evropa,por nuk guxohet te flitet ne tv e publike,se bandat tjera te lidhura me te ikun.por ne shqiperi vete qeveria eshte ne trafik droge dhe paguan papagalla qe vetem pordhen ne studio televizive,dhe maskojn krimin qeveritar.neser po te fitoje nje qeveri e re,mustafa nano do paraqitet ne ghykat per manipulim masgtrim me publikun,dhe avancin te trafik droges.2 .maskon shitjen e detit.3 .maskon krimet me tritole e dunamite.4 maskon situateb dramatike te semuarve dhe vdejjet ne nunges tretmani.mustafa nano dhe fatis kubonja,luajn rolin e partis serbe te veriut te kosoves,lista serbe,ku maskojn krimete e serbis ne kosove.
Artikull qe duhet te pasqyrohej ne emisjon Televiziv
Do te thoja qe ke humbur nje pike te forte si gazetar
Nuk e kuptoj pse i kunderviheni nje Analisti me shume se real ne vend se po thite nje te vertete shume te madhe,cpune ka politika me arestimet apo ndjekjet penale..
Pse duhet ti politizoje dhe tu dale ne mbrojtje.
Korupsjono nuk ka ngjyre po ka vetem ndeshkim
Kur flet drejtesia politika duhet te heshte
Ndersa ju miq te nderuar i kunderviheni analistit,ai ate pune ka..nje bravo te forte Mustafa Mucit..
Vezhgim dhe kontrastim me vlere i gazetarit M.Nano!
Flm!
ANALISE E SHKELQYER DHE SHTERUESE !
Te lumte mendja dhe penda Mustafa Nano !
From: Alban Dega
Date: October 19, 2017 at 04:08:13 EDT
Pak mendime me shume fakte
” BYZYLYKET ” E SAIMIRIT DHE MILIONAT E SALI… FLORIRIT …
… apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Balla, gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim te tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
E Adriatik Balla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
Cfare do ti raportonte dudumi Balla Washingtonit!?
Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Ylli Manjanit e Mark Markut e co. per cadra e psuhtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
Veting ne drejtesi !
Veting ne polici !
Veting ne politike !
Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
Kemi lindur dhe jemi para Zotit dhe para Ligjit si te barabarte!
Veting !
Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
Shkurt, opozia gjithmone ka mbrojtur interesat e se keqes,
[hajduteve,spiuneve,krimineleve,te pa ngoperve,harbuteve,dembeleve,tradhetareve,injoranteve],
dhe ne baze te tyre shperblehet me vota,te cilat shnderohen ne pushtet.
600 mije opozitare nuk jane shume,[duhet te jene akoma me shume]
600 mije misherim i se keqes jane teper shume,[te jene te gjithe te tille?]
Detyra e se majtes nuk eshte vetem te manaxhoje te keqen
por edhe ta ndryshoje ate,nga nje histeri mazhe pa kuptim ne nje fryme miresie e mirkuptimi.
Kur lexon Mucin ndjen eren e gjykimit origjinal dhe real.