Shuplakë për shqiptarët

4 Shkurt 2018, 20:10Rajoni TEMA

Të martën Bashkimi Europian do të prezantojë strategjinë e re për anëtarësim të vendeve të Ballkanit. Serbia dhe Mali i Zi favorizohen, vendet e tjera ngushëllohen me disa fjalë të ngrohta pa përmbajtje. Spanja sërish po luan rol tejet destruktiv kundër Kosovës.

Por një pjesë të madhe të fajit që Kosova dhe Shqipëria po injorohen nga Brukseli duhet kërkuar në Prishtinë dhe Tiranë. Më 25 shkurt kryetari i Komisionit Europian Juncker do të vizitojë vendet e Ballkanit.

Nga Enver Robelli

Të martën shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini do të prezantojë para Parlamentit Europian në Strassburg strategjinë e re të Brukselit për pranimin e vendeve të Ballkanit. Siç shkruajnë mediat gjermane BE e ka ndërmend të përshpejtojë anëtarësimin e shteteve të reja.

Deri në vitin 2025 Serbia dhe Mali i Zi pritet të jenë të gatshme për anëtarësim, thuhet në një dokument strategjik të Komisionit të BE-së, të cilit i referohet gazeta «Die Welt».

Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova do të ngushëllohen me disa fjalë të ngrohta pa përmbajtje. Për këto vende thuhet se kanë perspektivë europiane – një fjali e përmendur edhe në Samitin e Selanikut në vitin e largët 2003.

Këtë javë gazeta britanike «Financial Times» shkroi se arsyeja e ngutjes së BE-së për të prezantuar strategjinë e re të anëtarësimit ka të bëjë me rolin në rritje të Rusisë në rajon. Plani i BE-së është që të anëtarësojë gjashtë shtete: Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjë-Hercegovinën, por bashkë me to edhe shtetin e Kosovës.

Sipas kësaj gazete, arsye kryesore për këtë veprim të Brukselit është se Ballkani shërben si «shteg kryesor» për depërtimin e mija emigrantëve për në Bashkimin Europian. Mirëpo, kjo nuk është e gjitha. Financial Times thekson se strategët e BE-së druajnë se Rusia po zgjeron në përmasa të rrezikshme zonën e vet të ndikimit, pikërisht në territorin ku tradicionalisht ka aleatë. Siç vë në dukje kjo gazetë, Moska ka nisur të komentojë me cinizëm premtimet që BE ua bën vendeve të Ballkanit Perëndimor në lidhje me anëtarësimin, duke imponuar veten si «alternativë».

Sipas Financial Times gjashtë vendet e Ballkanit që pretendojnë të hyjnë në BE do të jenë të detyruara, para anëtarësimit përfundimtar, të zgjidhin përfundimisht të gjitha problemet e hapura që ekzistojnë me vite, si dhe problemin e korrupsionit. Me këtë vështrim, siç theksohet, më afër qëllimit 2025 janë Serbia e Mali i Zi.

Siç ka shkruar gazeta gjermane «Süddeutsche Zeitung» javën që po shkon, kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker do të vizitojë nga 25 shkurti të gjitha vendet e Ballkanit që aspirojnë të hyjnë në BE: Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Në vitin e tij të fundit në këtë post Juncker dëshiron të përcjellë mesazhin se BE nuk po merret vetëm me Brexitin, por ka plane edhe për zgjerim. Kur ishte zgjedhur kryetar i Komisionit Europian Juncker deklaroi se qytetarët e BE-së së pari duhet të adaptohen me pranimin e 13 vendeve në 10 vitet e fundit – rrjedhimisht, gjatë mandatit të tij nuk do të ketë anëtarësime të reja. Dhe kështu ndodhi, ndonëse negociatat për anëtarësim nuk u ndërprenë  me Serbinë dhe Malin e Zi. Këto dy vende kanë hasur më së shumti mirëkuptim në BE dhe i prijnë grupit të shteteve të Ballkanit me ambicie anëtarësimi. Maqedonia është kandidate që nga viti 2005, por fillimin e negociatave e ka penguar Greqia, por edhe politika nacionaliste e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Shqipëria ka humbur shumë kohë në betejat shpeshherë absurde politike mes dy partive kryesore – socialistëve dhe demokratëve dhe nëse ka fat tek sivjet mund të fillojë negociatat për anëtarësim. Kjo është një vonesë e pafalshme dhe një dështim i madh i klasës politike të Tiranës, e cila nuk ka qenë në gjendje të implementojë reformat thelbësore që do të shtynin BE-në të hapë portat për Shqipërinë. Mbi 25 vjet nga rënia e komunizmi Shqipëria ende nuk ka një sistem serioz të drejtësisë dhe reforma për këtë fushë me vite është bllokuar.

Bosnjë-Hercegovina mbetet e bllokuar për shkak të polarizimit ekstrem mes dy entiteteve dhe bllokadave që vijnë kryesisht nga e ashtuquajtura Republika Srpska.

Kosova ka arritur të ketë një marrëveshje për stabilizim-asocimit me BE-në, hapi i parë drejt integrimit në BE. Më shumë s’ka qenë e mundshme së pari për shkak të ngecjes së Kosovës në ndërtimin e një shteti funksional dhe për këtë fajin e bartin politikanët e Prishtinës.

Por ata s’janë fajtorët e vetëm. Fakti që pesë shtete të BE-së nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës ka ndikuar që Brukseli  të qëndrojë kryesisht indiferent. Me thellimin e konfliktit rreth Katalonisë Spanja sërish i është kthyer politikave destruktive ndaj Kosovës dhe këto ditë ka kërkuar që BE të mos e përmend Kosovën si shtet që një ditë mund të jetë anëtare e BE-së.

Në një bisedë me «Süddeutsche Zeitung» europarlamentari gjerman David McAllister ka deklaruar se Serbia dhe Mali i Zi mund t’i plotësojnë kushtet për anëtarësim në vitin 2025, por, sipas tij, premtimi i BE-së për anëtarësim duhet të jetë «indikativ», domethënë pa garanci.

Brenda BE-së ekziston një përçarje sa i përket pranimit të vendeve të reja. Bullgaria, e cila kryeson BE-në deri më 1 korrik do të organizojë më 17 maj një samit të BE-së me shtetet e Ballkanit. Ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Saharieva ka deklaruar se  premtimi i një date për anëtarësim do të nxit vendet e Ballkanit për të realizuar reformat e kërkuara nga Brukseli.

Sipas McAllister Serbia në aspektin ekonomik ndodhet në rrugë të mirë, por gjendet para sfidave të mëdha sa i përket sundimit të ligjit, lirisë së mediave dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtu hyn edhe kërkesa e BE-së që Serbia dhe Kosova të normalizojnë raportet me një marrëveshje obligative. Sipas McAllister BE duhet të tregojë më shumë interes për rajonin e Ballkanit, ku po luftojnë për ndikim edhe shtete si Rusia, Turqia, Kina dhe Arabia Saudite. «Ballkani perëndimor ka merituar dukshëm më shumë se mosinteresim të përzemërt», tha McAllister.

Lidhur me ndikimin në rritje të Kinës në Ballkan gazeta gjermane «Handelsblatt» shkruan: «Në hyrje të Teatrit Kombëtar bullgar mund të takosh Kinën: <Ky është një teatër i Rrugës së Mëndafshit>, shkruan në një tabelë prej mesingu – si në gjuhën angleze ashtu edhe me shkronja kineze. Kina përkrah kulturën në Ballkan.

Para së gjithash Pekini qe një dekadë investon në mënyrë masive në infrastrukturë. Kjo është e dukshme sidomos në Serbi. Në Beograd bankat kineze po financojnë një urë të re mbi Danub.

Mes Beogradit dhe Budapesitt kinezët po e shndërrojnë vijën hekurudhore në linjë të shpejtë. Ballkani është streha vorfënore e Europës. Andaj investimet kineze janë të mirëseardhura.

Ana e kundërt e medaljes është se me angazhimin ekonomik po rritet edhe ndikimi politik i Kinës. Kinezët nuk janë vetëm: Edhe Rusia dhe Turqia janë gjithnjë e më aktive në rajon».

16 komente në “Shuplakë për shqiptarët”

  1. ti je turk,ti je zhuls shkretetire, si i tille nuk ke vend ne BE..........allah uakbar! says:

    sa keq me qen………….korrak!
    fundja,perse i duhen sunitet Evropes kristiane!!!???
    por ju more dylbera mos e qethni fare,Instamboul-i ju pret ,madje me sum te rrujt………….allah uakbar!

  2. opinion. says:

    nuk eshte vetem problemi te korrupcioni,e droga,se ne spanje ka raste trafik droge edhe me tonelata me anije nga kolubia ,brazili e argjentina,dhe ameriko latinet si emigrant se bashku me spanjoll,bejn kerdi ne trafik droge,por feja islame dhe pro grekut nga spaja,i ben anti shqiptarve.

    1. toni says:

      Rama tani duhet ti hapi dyert Kines pa kondicione, ta bejme Shqiperine province Kineze dhe ta shohim reagimin e europes kurve!

  3. Pellazgos says:

    Sipas McAllister BE duhet te tregoje me shume interes per rajonin e Ballkanit ,ku po luftojne per ndikim edhe shtete si Rusia,Turqia,Kina dhe Arabia Saudite.
    Kjo deklarate eshte e mjaftueshme per politikanet e Camerise dhe te Idrizit qe merr udhezime nga Turqia.
    Evropa per Albanistanin po largohet me shume.

  4. D O K L E A T I says:

    Edhe i verberi e verene
    Shtetet qe kan nje number te konsideruar muslimanesh jane me larg nga BE sesa Serbia dhe Mali i Zi.
    Kemi qene te nxanun me dergimin e luftetareve ne Siri dhe me ndertimin e qindra raketave qe na i dhuroi Erdogani.

  5. Timi says:

    Është e vërtetë që si shqiptarë kemi liderë jo të mirë. Por as fqinjët nuk i kanë më të mirë. Për integrimin në BE ka shumë faj edhe Europa. Shqiptarët gjithmonë të fundit edhe pse jemi faktorë paqeje. Shpërblen vendet mistrece. Për mendimin tim shqiptarët duhet të punojnë për bashkim kombëtar dhe të forcojnë lobin në Washington në bashkëpunim me lobin izraelit. Do na lusin pastaj të hyjmë në BE.

  6. Analisti qeros says:

    Kjo pune eshte si ajo e putanave qe kur bejne pazar me nje klient ju shkelin syrin edhe disa ta tjereve rotull per te ritur pazarin. Kete pune e ben me shume sukses Serbija dhe Mali i Zi te cilet jane 80% pro Ruse dhe Kineze dhe nga ana tjeter flirtojne me BE. Ky corapekuqi yne fle dhe ngrihet me BE ne goje dhe prej tyre mer gishtin ne b……….Akoma kujton se i mallengjen burokratet e Bruksrlit me batuta bajate dhe me atlete

  7. sapa says:

    Evropjanet jane tashme te ndergjeshem se permasat e shkaterrimit shoqeror dhe shteteror te vendit me emrin shqiperi jane te pakten per shume vite te pandreqshme.Ata mendonin duke degjuar genjeshtrat e Rames dhe te tjereve se ky vend mund te behej sepse mendonin se kultura politike
    eshte kudo e njejte ama tani jane me se te bindur se ky vend ka rreshqitur ne cdo aspekt dhe as qe ekziston nje kulture politike ne kete vend.Shume shqiptare qe nuk kane te bejne me politiken shqiptare qe jetojne jashte dhe e njohin realitetin e vendit tregojne deri edhe tek funksjonaret me te larte evropjane ngjarje reale qe kane perjetuar qofte me pronat ose probleme te tjera keshtu qe edhe genjeshtrat e politikaneve shqiptare nuk kane me efekt.

  8. Lee lee says:

    Ce do evropen .Dhe ca eshte evropa .Me caraca dhe hurma nuk te le njeri.Ska interes sepse nuk prodhon asgje.Tregu i perbashket europian kjo eshte evropa.Te tjerat jane per ne comentuesit.Dhe nuk eshte problemi ps pd.Brukseli vendos .Mallkokne veten vendet e mesdheut.Ish lindoret eksportuan fuqi puntore 10 vjet .Mbaroi dhe kjo historia e mjaliit tani po u vine haracet shikoni sa kane ndryshuar .Keta meritojme te kemi ne krye .

  9. Kellira says:

    Pse “Shuplake per shqiptaret”?!
    Ata na e kane fajin qe ne nuk dime te bejme shtet normal por shtete qe qeverisen nga tribu grabitesish?!

    1. Bejleri says:

      E shikoni se shtetet qe kane myslimane ne vendin e tyne nuk i fut kush ne Europe, Shqiperia, Bosnja _ Hercegovina, Maqedonia, Kosova

  10. vito says:

    O JU QIFSHA LOBIN ME AMERIKEN nuk e rruan njeri per ne , edhe amerika na mban terhiqe mos e kput , serbia beri luft dhjet vjet para , vrau dhe masakroj popuj dhe futet perpara nesh ne europ , qe ne vetem saliun dhe PDne kemi patur penges se jan antishqiptar te ter dhe agjent te sherbimeve serbe e greke , persa i perket droges , ne europ behet nami , por te ter therrasin per ne se na len dobiçin ne der , vetem ne franc vitin qe shkoj u kapen 27 ton kokain qe ne shqiperi kjo sasi nuk ka hyr qe nga viti 92 kur nuk ka pasur fare shtet , lobimi i shteteve sllave esht me i fort se ne , po ule kurrizin e i lutesh si legen e bythlepires europes kurr nuk te dhjet kerkush , po i fute kembet ne nje kepuc dhe i tregove dhembet europes ateher i mblidhet bytha asaj , çelsi qetesis ne ballkan jemi ne , nese europa antarson serbin para nesh , ne urgjentisht duhet te lidhemi me Rusin per ti ber presion europes ne nuk kemi çfar humbasim me shum , ajo te njohi kosoven dhe te bejm bashkim komtar pa e pjerdhur fare europen , por duke u mbeshtetur tek rusia e turqia dhe kina , ateher do ju ndjek bashkimi europian nga pas me letra antarsimi ne dor dhe do jemi ne qe duhet te zgjedhim duam te hym apo jo ne kte europ muti qe ju esht ber fiksimn , ksaj i thon te besh politik dhe te tregosh vertet karakter , por me politikan bythqir pushta e te degjenerum qe mender qien ne byth per te fituar nje grusht lek ose nje post ne qeveri nuk bejm kurr hajer , turpi i kti globi do jemi gjithmon ,e mos shani sistemin e kaluar si kurva dit nat , se ne at koh kishim burra qe per interesin e vendit lidhnin aleanca bas interest komtar , por kur ne politik hyn i bardh e i zi rrugaçi maloku drogmeni e krimineli te perzier me antishqiptaret e terbuar , nuk kemi çpresim me shum, si tha pushkini mas eres mut ka per te ra.

  11. vito says:

    O JU QIFSHA LOBIN ME AMERIKEN , nuk e rruan njeri per ne , edhe amerika na mban terhiqe mos e kput , serbia beri luft dhjet vjet para , vrau dhe masakroj popuj dhe futet perpara nesh ne europ , qe ne vetem saliun dhe PDne kemi patur penges se jan antishqiptar kunder interesave komtare dhe te ter dhe agjent te sherbimeve serbe e greke , persa i perket droges , ne europ behet nami , por te ter therrasin per ne se na len dobiçin ne der , vetem ne franc vitin qe shkoj u kapen 27 ton kokain qe ne shqiperi kjo sasi nuk ka hyr qe nga viti 92 kur nuk ka pasur fare shtet , lobimi i shteteve sllave esht me i fort se ne , po ule kurrizin e i lutesh si legen e bythlepires europes kurr nuk te dhjet kerkush , po i fute kembet ne nje kepuc dhe i tregove dhembet europes ateher i mblidhet bytha asaj , çelsi qetesis ne ballkan jemi ne , nese europa antarson serbin para nesh , ne urgjentisht duhet te lidhemi me Rusin per ti ber presion europes ne nuk kemi çfar humbasim me shum , ajo te njohi kosoven dhe te bejm bashkim komtar pa e pjerdhur fare europen , por duke u mbeshtetur tek rusia e turqia dhe kina , ateher do ju ndjek bashkimi europian nga pas me letra antarsimi ne dor dhe do jemi ne qe duhet te zgjedhim duam te hym apo jo ne kte europ muti qe ju esht ber fiksimn , ksaj i thon te besh politik dhe te tregosh vertet karakter , por me politikan bythqir pushta e te degjenerum qe mender qien ne byth per te fituar nje grusht lek ose nje post ne qeveri nuk bejm kurr hajer , turpi i kti globi do jemi gjithmon ,e mos shani sistemin e kaluar si kurva dit nat , se ne at koh kishim burra qe per interesin e vendit lidhnin aleanca bas interest komtar , por kur ne politik hyn i bardh e i zi rrugaçi maloku drogmeni e krimineli te perzier me antishqiptaret e terbuar , nuk kemi çpresim me shum, si tha pushkini mas eres mut ka per te ra.

  12. beni says:

    Sa me shum shtohen xhamit e radikalizmi islamik aq me te pa sigurta jan kto vende per Europen? Thuhet e flitet shum për integrim por vetem ne lezet e jo realitet?
    Serbia ka qen e esht nje shtet qe lufton per krishterimin pavarsisht se katolicizmi ben politik me te!

    1. toni says:

      Ju hyfshin ne bythe minaret e xhamive dhe kishave te gjithve ju fetareve qe nuk shifni gje tjeter!

  13. sa i ceket ky rrobeli,po aq edhe i mjere.definitiv asgje nuk ka then,definuar e konkluduar,poe vetem riperseritje titujsh gazetash.e perzin kinen ne unionin evropian.katalunien mund ti beje problem kosoves e fjale femijesh.se pari per spanjen nuk eshte problemi i baskve dhe katalunisve,por feja islame e pa deshiruar ne evrope,miqsia serbe me greqin dhe mbretresha e spanjes sofia me origjin greke,dhe ataku kunder kosoves ne diplomaci.pse e njofi espania mun e zi dhe maqedonin,por edhe vijvodina te pavarsohet e njefe.pra nuk qenka problemi te basket e katalunia,se katalunia vitin e kaluar deshi te ndahet,aspania nuk njef kosoven qe 10 vite.pastaj dhunimi i suveranitetit te kosoves nga turqia,ku nga ankara qeveriset kosova,dhe inatet serbe e greke anti turqis,ku e paguam qmimin kosova dhe shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje