"Furtunë" në Greqi: Dy ish- kryeministra dhe tetë ministra drejt burgut, akuzohen se janë përfshirë në një aferë korrupsioni

5 Shkurt 2018, 18:25Rajoni TEMA

Prokurorët grekë kanë dërguar në parlament dosjen e një skandali, ku janë përfshirë edhe emrat e dy ish- kryeministrave dhe tetë ministrave të qeverive të mëparshme.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për Antonis Samaras  që shërbeu si kryeministër në periudhën 2012-2015 dhe për Panajotis Pikramenos, që drejtoi qeverinë e punës nga maji deri në qershor 2012.

Sa u përket ministrave, ata kanë drejtuar dikasteret e shëndetësisë, ekonomisë dhe zhvillimit, nga 2006-a deri në 2016.

Dosja përfshihet në atë që quhet si “pista greke e skandalit Novartis”. Kolosi shumëkombësh farmaceutik me seli në Zvicër, po hetohet për pagesa prej qindra milionjë dollarësh në gjithë botën, me qëllim që të dominojë në tregjet e barnave.

Për Greqinë, dyshohet se Novartis, u ka paguar rryshfete 4 mijë mjekëve, që të favorizonin medikamentet e shumëkombëshes.urgut, dyshohet se janë përfshirë në një aferë korrupsioni

Kreu i prokurorisë anti korrupsion dhe dy prokurorët që po e asistojnë, thuhet se kanë gjetur shenja për mitëmarrje dhe abuzim me detyrën të dhjetë ish- zyrtarëve të lartë, përfshirë dy ish kryeministrat.

Prokuroria e antikorrupsionit po shqyrton edhe akuzat e mundshme për shplarje parash.

Sipas ligjit grek, kur gjatë hetimeve implikohen emra personash që kanë shërbyer apo shërbejnë si ministra, dosja duhet t’i kalojë parlamentit, që heton nga ana e vet nëse këta kanë kryer vepër penale.

Ky është skandali i dytë i madh ku sillen të përfshirë ish zyrtarë të lartë grekë. Në korrik të vitit të kaluar gjykata e Athinës shpalli fajtor një ish ministër socialist të transportit dhe telekomunikacioneve. 73 vjecari Tasos Mandelis pranoi se në fillim të viteve 2000 ishte paguar me 450.000 marka, me qëllim që të favorizonte shumekombëshen Siemens per kontrata fitimprurëse.(Ora News)

4 komente në ““Furtunë” në Greqi: Dy ish- kryeministra dhe tetë ministra drejt burgut, akuzohen se janë përfshirë në një aferë korrupsioni”

  1. says:

    E adhurojm humorin Grek

  2. Flamur says:

    Pse more edhe në Greqi bëhet korrupsion. Jan genjeshtra. Per kte do të na e mbushin mendjen disa greker 350€. Pres që ata te komentojne per kte korrupsion.

  3. Eri says:

    JO…Sikur ortodokset helene nuk bejne zullume! Shqiptaret dhe europianet e krijuan shtetin grek ,Europa i la te lire te grabisin territore dhe histori ne kurriz te fqinjeve ,perfituan mire ne kurriz te europes dhe nga makuteria nuk heqin dore.
    I ushqejne greket me nacionalizma primitiv,ndersa vete vjedhin sa mundin.

  4. vang says:

    FLAMUR: Nuk ka me 350 euro .Ato u hoqen qe nga viti 2013.Tani eshte bere kerkese per te marre ndihmen ekonomike per te moshuarit e pa siguruar qe per greket eshte 360 euro ndersa per shqiptaret edhe per ata qe kane marre nenshtetesine greke nuk behet fjale te merret.Kjo per faktin se marrin nje pension ne Shqiperi dhe duhet te kene ne GREQI 35 vjet banim.Cdo vit ka vlere 10 euro. PO QE SE KE DEKUMENTA TA FAKTOSH QE JE NE GREQI 10 APO 15 VET,ahere te takojne 150 euro minus pensionin e SHQIPERISE. AHERE MBETEN TE MARRIN 50 OSE SHUME SHUME 70 EURO SIMBAS LIGJIT GREK. Mjaft me me kete abuzim.Ata qe kane siguracione i gezojne plotesisht te drejtat e tyre dhe marrin pension sipas punes dhe viteve qe kane punuar.Por ata qe kane vite te siguruara nuk marrin 350 por mbi 500.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje