Zgjedhjet lokale në Ulqin, partitë shqiptare marrin shumicën

5 Shkurt 2018, 10:20Rajoni TEMA

Ditën e djeshme, në Ulqin u mbajtën zgjedhjet për këshillin lokal. 12 499 zgjedhës ose 62.75 % e qytetarëve më të drejtë vote morën pjesë në votim. Rezultatet paraprake flasin për fitoren e subjekteve shqiptare.

FORCA me 9 këshilltarë, koalicioni “Zgjohu Ulqin” me 7 këshilltarë dhe UDSH me 3 këshilltarë kanë marrë maxhorancën e Parlamentit të Ulqinit, i cili përbëhet nga 33 vende.

Në këtë mënyrë, subjektet shqiptare mund të formojnë qeverinë lokale pa ndihmën e DPS, me të cilën kanë qenë në koalicion deri tani.

Siç raporton INA, atyre pritet t’u bashkohen edhe 2 këshilltarët e URA-s së Dritan Abazoviçit, i cili gjatë fushatës ka shprehur mbështetjen për subjektet shqiptare.

1 komente në “Zgjedhjet lokale në Ulqin, partitë shqiptare marrin shumicën”

  1. #varijanulln says:

    Kur shqiptaret bashkohen vetem Fitore… shpresoj qe Te thithin investime se zonat shqiptare si ne greqi si maqedoni si mal te zi jane lene pa investime nga pushtuesit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje