Artan Lame jep njoftimin e rëndësishëm: Punë ka, ejani profesionistë!

6 Shkurt 2018, 13:15Sociale TEMA

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka ftuar që të gjithë të qytetarët që duan të punojë pranë ZRPP, ALUIZNI dhe ATP të sjellin CV e tyre pasi në këto institucione gjenden 200 vende të lira pune.

Përmes një videoje Lame bën me dije se të interesuartit për punë duhet të plotësojnë  dy kushte bazë për të përfituar nga këto kontrata:

1.Të keni dëshirë dhe vullnet për të punuar;

2.Të keni mbaruar shkollimin në një nga specialitetet e mëposhtme:

– Gjeodezi, të paktën diplomë Bacelor;

– Topografi, të paktën diplomë Bacelor;

– Gjeo-informatikë, diplomë Master.

“Miq,

Përpara disa ditësh u miratua në Qeveri VKM-ja që përcakton numrin e punonjësve me kontratë që mund të punësojë çdo institucion dhe në këtë kuadër edhe institucionet e pronësisë, përfshirë këtu ZRPP, ALUIZNI dhe ATP.

Ky është një proces që përsëritet çdo fillim viti dhe përmes së cilit, për punonjësit që e kanë justifikuar punën, bëhet rinovimi i kontratave, ndërsa për ata që, me gjithë këtë impenjim tonin, nuk e kanë justifikuar, me keqardhje detyrohemi të mos jua rinovojmë kontratën.

Prej disa ditësh institucionet tona po përzgjedhin me kujdes ata punonjës që po ju rinovohen kontrata dhe, nga ana tjetër, po përgatisim kushtet për angazhimin e punonjësve të rinj.

Përtej kushteve të zakonshme ligjore, për këto 200 vende pune, keni vetëm dy kushte bazë për të përfituar nga këto kontrata:

1.Të keni dëshirë dhe vullnet për të punuar;

2.Të keni mbaruar shkollimin në një nga specialitetet e mëposhtme:

– Gjeodezi, të paktën diplomë Bacelor;

– Topografi, të paktën diplomë Bacelor;

– Gjeo-informatikë, diplomë Master.

Kushdo që plotëson këto dy kushte, të paraqitet pranë drejtorive tona, të ALUIZNI-t, të ZRPP-së dhe ATP-së, dhe do të ketë të garantuar lidhjen e kontratës.

Për ju do të jetë një mundësi për karrierën tuaj, për mua do të jetë një vërtetim i asaj thënies që “punë ka po s’ka profesionistë”- shprehet Artan Lame. (TemA)

1 komente në “Artan Lame jep njoftimin e rëndësishëm: Punë ka, ejani profesionistë!”

  1. keshtu ndodh says:

    Artan, une kam mbaruar per te punuar me lopate, ke ndonje pune?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje