VIDEO: Sërish probleme në Lazarat, ndërhyet më gomone për...

6 Shkurt 2018, 12:00Sociale TEMA

Reshjet e dendura të tre ditëve të fundit sollën prurje të ujit në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, duke sjellë kufizim të furnizimit në disa zona.

Fshati Lazarat në Gjirokastër ishte ndër zonat e prekura, ku si rrjedhojë e daljes së lumit Drino u dëmtuan dy shtylla të tensionit të mesëm, pjësë e fiderit “Lazarat”, që lidhet me NST/Gjirokastër e Vjetër.

Gjysma e fshatit qëndroi për disa orë pa energji elektrike, dhe siç shihet nga pamjet, u desh ndërhyrja me gomone për të kaluar linjën në anën tjetër të lumit.
Aktualisht fshati mori energji elektrike, ndërsa ne rang vendi situata paraqitet tejet normale.

OSHEE nënvizon faktin se në kushtet e reshjeve të shiut dhe prezencës së ujit në objekte dhe linja elektrike, bazuar mbi standardet ndërkombëtare, është e detyruar te stakojë energjinë elektrike, si masë e nevojshme për të evituar rreziqet e mundshme në popullatë dhe përkeqësim te defekteve.

Fideri Lazaratit qe del nga N/St Gjirokaster e Vjeter  eshte jashte pune me difekt ( thyer dy  shtylla ne TM dhe rrezuar ne lumin Drino) si rezultat I motit te keq qe perfshiu vendin diten e shtune dt 03.02.2018. Nga brigadat e terrenit te kompanise se OSHEE vazhdojne intesivisht punimet per riparimin e shtyllave te demtuara dhe per kthimin e gjendjes ne normalitet ne kohe sa me te shpejte.
Me poshte kemi te ilustruar me foto pamje nga difekti I ndodhur ne Fiderin e Lazaratit .

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=VCmI_hOiI7o]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje