PD nis fushatën, mobilizon grupseksionet të telefonojnë kundër nismës së pemëve

5 Shkurt 2018, 11:33Sociale TEMA

Nisma e Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 100 mijë pemëve deri në 21 mars, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, është futur në fazën e saj intensive.

Me qindra qytetarë e biznese, por edhe mjaft figura të njohura publike nga arti, sporti i janë bashkuar thirrjes së kryebashkiakut Veliaj për të ndihmuar në shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet për të krijuar në këtë mënyrë një ambient të shëndetshëm.

Por, përkrahja masive duket se ka shqetësuar opozitën, e cila këto ditë ka mobilizuar njerëz për të kundërshtuar nismën, sipas një strategjie të përcaktuar ditore.

Në vijim të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore, grupseksionet e PD-së në Tiranë janë orientuar të telefonojnë në televizione ose të publikojnë në rrjetet sociale, sipas një grafiku të mirëpërcaktuar, kundër nismës të mbjelljes së pemëve.

Vetëm sot, 4 telefonata njëra pas tjetrës në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, drejtuar nga Bashkim Hoxha, kritikuan nismën për mbjelljen e pemëve të reja në kryeqytet.

Por, siç edhe gazetari Bashkim Hoxha pyeti telefonuesit: Po ç’të keqe ka të gjelbërohet qyteti?

3 komente në “PD nis fushatën, mobilizon grupseksionet të telefonojnë kundër nismës së pemëve”

  1. Skerdi says:

    Kryetari i Bashkise qe jep 15 leje per kulla 30 kateshe del e flet per pemet po jo per kullat. Kjo eshte e keqja.

    1. katarakti says:

      Jane dy gjera te ndryshme. Duhe ta lavderojme krybashkiakun per nismen e tij per gjelberimin e Tiranes. Dhe ne rast se eshte nevoja ta kundershtojme deri me demonstrata per dhenien e lejeve per kulla. Por perse nuk duhen ndertuar kulla ne Tirane?! Por nuk mund te dalim kunder mbjelljes se pemeve per shkak te kullave. Non sens.

    2. Miri says:

      Po flisni per kullat jo kunder pemeve. Pse duhet kundershtuar dicka e mire se diku behet nje gje e keqe?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje