Platforma e Bashkëqeverisjes, shkarkohet drejtori i qendrës shëndetësore pas denoncimit të qytetarit

4 Shkurt 2018, 20:34Sociale TEMA

Platforma e Bashkëqeverisjes “shqipëriaqëduam.al”, vijon t’u japë zgjidhje shqetësimeve të qytetarëve.

Një ankesë e ardhur në portal nga një qytetar i Mirditës ka marrë zgjidhje të menjëhershme. Problemi, që tashmë u zgjidh, kishte të bënte me mungesën e energjisë elektrike në ambulancën e fshatit Domgjon.

Rama theksoi gjithashtu se veç zgjidhjes së ankesave, instancat përgjegjëse marrin masa për shkaqet e degradimit. Ai bëri me dije se ka shkarkuar menjëherë Drjtorin e qendrës shëndetësore në Domgjon.

Në prononcimin e tij gjatë vizitës në këtë ambulancë, kryeministri Rama u shpreh ndër të tjera se nga ky shqetësim u arrit që të bëhej lidhja e energjisë në mbi 30 ambulanca të Mirditës po ashtu edhe në qindra të tjera në të gjithë vendin.

Kemi akoma punë për të bërë që shteti të funksionojë në shërbim të qytetarëve. Ky rast ishte shembulli se platofrma e bashkëqeverisjes po funksionon.

Kryeministri tha se një drejtor dhe 35 punonjës hipotekash janë shkarkuar si pasojë e ankesave të ardhura në platformën e Bashkëqeverisjes me qytetarët.

Pra, platforma e bashkëqeverisjes po shkarkon edhe drejtorë të papërgjegjshëm, jo vetëm specialistë.

Postimi i plotë i kryeministrit:

“Mjaftoi ankesa e një qytetari në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, që jo vetëm të bëhej lidhja me energjinë në ambulancën e largët të fshatit Domgjon, po që edhe të zbulohej një fenomen shumëvjeçar i qendrave shëndetësore të palidhura kurrë më energjinë në zona të ndryshme rurale…

Duhen vetëm 3 minuta për të angazhuar direkt qeverinë për një ankesë personale apo lidhur me komunitetin dhe në vetëm 10 ditë vjen përgjigjja zyrtare??”. 

4 komente në “Platforma e Bashkëqeverisjes, shkarkohet drejtori i qendrës shëndetësore pas denoncimit të qytetarit”

  1. DETARI Atllantides? says:

    Bravo Edi Rama !

  2. s,eshte problemi vetem te trasporti i te semuarve,por kushtet bazike te medicines.spitalet,aparaturat e laboratore te anizave te thella.tretmente adekuate,mundesisht,se te gjitha bakterit e parasite virus mukoza nuk treten lehte por kane rezistence te madhe ne antibiotik,anti parasiter,anti virale e anti mykotik.por mundesisht tretmane koplete.laboratore per analiza te thella etj.a dr rama mendon se vetem me trasporte ambulance i shendosh te semuarite.

  3. opinion. says:

    po c,me beri te qeshi,ku publiku i besone a rama ka zero njofje ne medicine.ha ha ha.dr expert rama,biologiste dr balla.kimioterapi prof dr ilire meta.komplet ekipa e eksperte medikale.

  4. shvejku says:

    Mos mashtroni zoti kryeminister!
    Jo ju por as gazetat kane frike te botojne shkrimet apo komentet tona me kritika per qeverisjen!
    Kam nje vit qe ju shkruaj juve,kretarit te Bashkise Tirane,avokatit te Popullit per shkeljet ligjore te UKT duke vjedhur qytetaret me detyrime te jashteligjeshme te taksave vendore dhe askush nuk e can koken!
    Boll me keto spektakle,se shteti mbahet ne kembe me te gjithe te punesuarit e jo vetem me kryeministrin!
    Boll me spektakle mediatike!
    Thuaji Erion Veliajt,qe te mos merret me punet e brigadierit te fshatit,por te zgjidhe ankesat e 1 milion qytetareve te Tiranes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje