Djali i Tinka Kurtit humbi jetën pas bisedës në telefon me aktoren e madhe

6 Shkurt 2018, 08:51Sociale TEMA

Aktorja e madhe Tnika Kurti ka humbur djalin e vetëm. Zef Kurti ndërroi jetë dje në Kanada ku jetonte prej vitesh.

Akademiku Përparim Kabo shpërndan një mesazh ngushëllimi dhe tregon bisedën me Tinkën.

Ajo i kishte treguar se i biri kishte humbur jetën pasi kishin komunikuar në telefon.

Postimi i Kabos ne rrjetin social:

Eshtë e vërtetë biri i vetëm i artistës së madhe Tinka Kurti ka ndruar jetë në Canda në kushte natyrore…pas një telefonate që kishte bërë me të ëmën Tinkën disa orë më pas duke larguar borën…

Unë bisedova me Tinkën …ishte për mua shumë e vështirë por dhe për të…mezi priste të udhëtonte drejt Canadasë…

Ministria e Punëve të Jashtëme ka treguar kujdes të mënjehëreshëm për udhëtimin drejt Canadasë…Biseda me të ishte ishte shumë dhimbshëm ku dëgjova përjetimin e një nëne që lëshoi piskamën e thellë…Më ka vdek djali..ku ku…!

Tinka e shtrenjtë kjo humbje është krejt e pamerituar…por jemi të pafuqishëm. Ajo zemër djali që në dhjetor 2017 online i thoshte në 85 vjetorin e lindjes gjatë një aktiviteti zhvilluar në Shkodër …Nana ime të dua shumë…tani nuk rreh më..pushoi …Fatalitet…!

Ngushëllimi për një nënë që humbet të birin mbase është i pamjaftueshëm…por diçka ka në të…ne i jemi pranë nënës Tinka Kurti…Mbahu finsike…Zoti qoftë me Ty dhe famijen tuaj! Amin !

5 komente në “Djali i Tinka Kurtit humbi jetën pas bisedës në telefon me aktoren e madhe”

  1. "BOHOTINA" says:

    Ngushullime per kete nene engjell per mbi toke per ne popullin e saj.

  2. pensionisti says:

    Ngushellime,Tinka ! Me ligjet e natyres nuk hahemi dot . Vdekja nuk na pyet . Nuk je as e para e as e fundit qe ndodhin gjema te tilla! Yt bir paste dheun e lehte e u prfte ne paqe!

  3. tarasi says:

    Ngushellime te sinqerta moj fisnike gjigante …….

  4. R.I.P says:

    Ngushellime Artistes Shqiptare
    Tinka Kurti

  5. MAJAKOVSKI says:

    Ngushullime Artistja jone e Madhe e skenes dhe e filmit. Ngushullime o grua dhe nene fisnike. Me rolet tuaja te mrekullueshme ju keni ngushulluar dhe dhene zemer mijra nenave kjo eshte jeta nga jeta ne teater dhe nga teari ne jete. Dhe ne besojme qe ti do te tregohesh e forte dhe fisnke e Nderuar se te tille te njohim. Me kujtohet vite me pare, viti 1973 kur erdhe per ngushullim dhe i jepje force nenes se shokut tuaj i cili u nda shume i ri vetem 41 vjec. Sa bukur dhe sa fjale me peshe i thate asaj nene dhe ajo me te vertete mori zemer. Keshtu duam tju shohim o fisnike e madhja e artit shqiptar Tinka Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje