Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë gati t’i kërkojnë zyrtarisht Greqisë që të njohë shtetin e Kosovës.
Lajmin e bën të ditur televizioni portali i Kremlinit, Sputnik, në një shkrim special për çështjen. Sputnik thekson gjithashtu se përveç Uashingtonit, pritet që edhe Gjermania të bëjë presionin pasues ndsaj Athinës, e cila është e varur nga borxhi i Berlinit.
Eksperti i njohur serb, Dushan Janjiç thekson se “Greqia nëse nuk e njeh Kosovën, do të komplikojë pretendimet turke dhe shqiptare për territorin e Greqisë”.
Sputnik bën të ditur se njerëz të administratës Trump po hyjnë në mënyrë agresive në rajon, me qëllimin që ta largojnë përfundimisht influencën ruse nga Ballkani.
Duke iu referuar presionin të opozitës greke për marrëveshjen mes Alexis Tsipras dhe Zoran Zaevit për emrin e ri të Maqedonisë, portali i Kremlinit thekson se edhe pse ka një reagim popullor, ai nuk do të zgjidhë gjë.
“Këto protesta vetëm sa do të rrisin pazarin e Athinës që të arrijë marrëveshje. Por është fakt që Uashingtoni i ka kërkuar prerë Greqisë që të mbyllë menjëherë të gjitha problemet që ka me fqinjët, që të mos lërë litar jashtë për Moskën”, thotë Dushan Janjiç për Sputnik.
Portali që shpërndan propagandën e Putinit në të gjithë botën. thekson duke iu referuar burimeve të rëndësishme në Uashington se administrata e Donald Trump i ka premtuar qeverisë së Alexis Tsipras një mbështetje të madhe buxhetore në mënyrë që të kalojë problemet ekonomike, si çmim për të njohur Kosovën.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe për Serbinë, por edhe nga Gjermania për Athinën.
Si Tsipras ashtu edhe Alekxandër Vuçiç, po e luajnë fort çështjen e qëndrimit në “dy karrige”, duke krijuar mundësinë e një pazari sa më të lartë për të kënaqur orekset e veta.
Kurse Shqipëria dhe Kosova negocion nga pozita më inferiore.
Megjithatë sipas Sputnik, e ardhmja parashikon një “ekspansion” shqiptar në Ballkan. Padyshim në kuadër të aleancës që udhëheq SHBA. (tesheshi)
Doni te hapni panik ,,
Nuk di sa e vertete eshte kjo qe thot ky po me mire me njof kosoven dhe me e pas mire me ameriiken se me prish me ameriken
Greket I kane shtuar problemet me fqinjet dhe me vendet e BE, po nuk vazhdohet pafundesisht keshtu. Eshte momenti te ndryshoje qendrim dhe keshtu do ndodhi. Nuk luhet me SHBA dhe Gjermanine.
vetem se gjermania eshte zare e SHBA dhe nuk ka politike vertete te pavarur…
Po dalin fjalët e të madhit avokat ngjeles që ju e quani të rrjedhur,i madh je avokat?
Ky pinjoll greku, apo qe ja ha turkut, me pseudonimin “p………os” u paguaka mire nga janulla.
NESE problemin ton me kosoven do ta kishte greqia , politikanet tan pa tru te paret do votonin pro shtetit grek , siç e kemi ne qe xhdo gje e bejm per nje falimnerit , kurse greku e çfrytezon situaten dhe voton gjithmon i fundit te perfitoj nga kto situata.
Keto jane budalliqe… kjo me shume i vlen propagandes amerikane sesa ruse gjasme se amerikanet po na ndihmojne nderkoqe qe shqiperi cdo dite eson emigracion masiv dhe gencid dhe asnje nga problemet tona qe kane gjenezen qe ne 1992 nuk o zgjidhen…