Trump vlerëson ish-ndihmësin, i akuzuar për dhunë nga ish-gratë

9 Shkurt 2018, 21:12Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lavdëruar ish-bashkëpuntroin e tij i cili dha dorëheqjen këtë javë mes akuzave për abuzim në familje.

“Ne i dëshirojmë më të mirën”, tha ai në komentet e tij të para publike lidhur me pretendimet ndaj ish-sekretarit të Shtëpisë së Bardhë, Rob Porter. “Ai ka punuar shumë”, tha Trump.

Duke folur në Zyrën Ovale, Trump tha se ne e kemi kuptuar këtë kohët e fundit dhe unë jamë befasuar nga ajo, por ne i urojmë atij më të mirën pasi kjo është një kohë e vështirë për të, raporton BBC.

“Ai bëri një punë shumë të mirë sa ishte në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka një karrierë të mrekullueshme dhe ai do të ketë një karrierë të madhe përpara, por ishte shumë e trishtueshme kur dëgjuam për këtë dhe sigurisht ai është shumë i pikëlluar tani”, ka thënë Trump.

Por drejtori i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Hope Hicks, bën me dije se Porter nuk i pëlqente Trumpit.

2 komente në “Trump vlerëson ish-ndihmësin, i akuzuar për dhunë nga ish-gratë”

  1. degelisi says:

    tramp eshte i te njejtes kategori

  2. Pune grash says:

    Tramp i quan keto pune grash qe gjuajne $

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje