Kolumbia forcon kontrollet, mijëra venezuelianë dynden në kufi

10 Shkurt 2018, 21:09Bota TEMA

Mijëra venezuelianë kanë nxituar për kalimin e kufirit me Kolumbinë pasi presidenti Juan Manuel Santos njoftoi një shtrëngim të kontrolleve.

Vetëm ata që kanë aplikuar për një lejekalim special kufitar, apo që disponojnë pasaportë do të jenë në gjendje që të kalojnë.

Ata kanë frikë se do të bëhet më e vështirë që të hyjnë në Kolumbi, pasi masat të zbatohen plotësisht.

Mijëra venezuelianëve kalojnë në Kolumbi çdo ditë për të kërkuar punë të përkohshme ose për të blerë ushqime dhe mallra thelbësore.

Shumica e tyre kthehen në shtëpi, por qeveria kolumbiane ka aplikuar masa shtesë pasi kriza ekonomike në Venezuelë sa vjen dhe po përkeqësohet akoma më shumë.

Venezuela në vitet e fundit po vuan nga inflacioni i lartë dhe mungesa kronike e ushqimit dhe ilaçeve.

Brazili gjithashtu ka shprehur shqetësime, se mijëra venezueljanë po jetojnë në strehim të pasigurtë në shtetin kufitar të Roraima.

Venezuela do të shkojnë në votime më 22 prill për të për të zgjedhur presidentin e ri.

Nicolás Maduro, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2013, po kandidon për një mandat të dytë gjashtëvjeçar.

Ai thotë se kriza është shkaktuar nga sabotimi ekonomik i sponsorizuar nga SHBA.

Por shumica e banorëve e drejtojnë gishtin nga ai për krizën në të cilën ndodhet vendi

Opozita venezueliane e cila është e dobëst përball pushtetit, ende nuk ka zgjedhur një kandidat.

Ajo fajëson politikat e Partisë Socialiste, në pushtet që nga viti 1999, për uljen e ekonomisë në vendin më të pasur me naftë.(TemA TV)

2 komente në “Kolumbia forcon kontrollet, mijëra venezuelianë dynden në kufi”

  1. sit back and relaks says:

    Uncle Sam’s oil companies want to have their own share of profit from Venezuela, that’s all about it……..yet.

  2. sit back and relaks says:

    Uncle Sam’s oil companies want to have their own share of profit from Venezuela, that’s all about it……..yet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje