Spiunët hiqen si modele, i dërgojnë foto nudo oficerit dhe marrin informacionet sekrete

10 Shkurt 2018, 11:14Bota TEMA

Një oficer i forcave ajrore të Indisë është arrestuar për dhënien e informacionit të klasifikuar agjentëve të Pakistanit.

Spiunët pakistanezë kishin krijuar profile të rreme në Facebook, ku paraqiteshin si modele.

I gënjyer nga “bukuroshet”, Arun Marwaha, 51 vjeç, ka dërguar foto dokumentesh të klasifikuara më WhatsApp, ndërsa “vajzat” i dërgonin foto “të tyre” nudo.

Policia u tha gazetarëve indianë se nuk kishte dëshmi për shkëmbim të parave për informacionin e trafikuar.

Nëse gjykata do ta cilësojë fajtor, 51-vjeçari rrezikon deri në 14 vjet burg për nxjerrje të sekreteve të shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje