VIDEO: Një masiv i madh bore shkëput nga çatia në një stacion treni në Moskë

10 Shkurt 2018, 09:11Bota TEMA

Moska ka përjetuar ditët e fundit rënien më të madhe të dëborës në 100 vite, duke regjistruar 45 cm dëborë mes të shtunës dhe të hënës.

Ndërkohë për shkak se nga sasia e borës së rënë, kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e frikshëm kur një pjesë e madhe e borës që në pamje të parë të jepte përshtypjen e një orteku është përplasur mbi një tren gjatë ndalimit të tij në një stacion hekurudhor.

Incidenti ndodhi në stacionin e trenit Kapotnya në Moskë, kryeqytetim Rus.

Videoja tregon momentin kur një masë e madhe bore shkëputet papritur nga një çati kur treni vjen në stacionin, dhe bie sipër vagonave.

Për fat të mirë, askush nuk ishte pranë ku ajo u shkëput, por disa pasagjerë që prisnin të hipnin në tren dhe lëvizën menjëherë për të shmangur ndonjë goditje.

Dyert e trenit nuk kishte hapur ende kështu që askush në bord nuk u prekur duke mos pësuar asgje asnjë prej pasagjerëve të trenit.

Menaxherët e linjës së qendrës së Moskës, kanë konfirmuar se nuk ka udhëtarë apo anëtarë të stafit që janë lënduar nga incident.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje