Kantautori shqiptar Ermal Meta dhe italiani Fabrizio Moro triumfuan në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali me këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë).
Trofeu u siguron 2 kantautorëve Ermal Meta dhe Fabrizio Moro biletën për në Eurovizion dhe kjo përbën një tjetër arritje për shqiptarët.
Në skenën e madhe europiane këtë edicion do të jenë dy shqiptarët Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa. Meta dhe Moro rrëmbyen edhe një tjetër çmim, atë të këngës më të dëgjuar në TIM.
Annalisa me “Il mondo prima di te” është renditur në vend të tretë, ndërsa Lo stato sociale me “Una vita in vacanza” fituan çmimin e dytë.
Kantautori shqiptar vitin e kaluar u rendit në vendin e tretë dhe fitoi çmimin e kritikës Mia Martini.
Po kush është Ermal Meta?
Ai lindi në Fier dhe që prej moshës 13 vjeçare jeton në Bari, Itali me familjen e tij. Karrierën e tij e nisi si kitarist i grupit Ameba 4. Grupi konkurroi në kategorinë e të rinjve në Sanremo të vitit 2006 me këngën “Rido… forse mi sbaglio”.
Në vitin 2009, Meta formoi një tjetër grup, La Fame di Camilla, me të cilët realizoi tre albume. Në 2010, ai mori pjesë përsëri në Sanremo në kategorinë e artistëve të rinj.
Përveçse këngëtar, ai është dhe një kantautor mjaft i talentuar. Ermal Meta ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri etj. Gjithashtu, ai ka shkruar dy këngë “Tutto si muove” dhe “Volevo perdonarti, almeno” për serialin televiziv Braccialetti rossi.
Në vitin 2017 ai konkurroi për herë të tretë në Sanremo, por për herë të parë si solist. Kënga e tij “E ndaluar të vdesësh” u konsiderua si një nga krijimet me tekstin që përcillte mesazhin më të fortë në këtë festival ku ai zuri vendin e tretë.
Meta u rikthye në Sanremo 2018 në duet me Fabrizio Moro, por nuk u shpëtuan polemikave. Kënga e tyre u pezullua pas akuzave se ishte e vjedhur. Në fakt bashkautori i këngës Andrea Febo pranoi se kishte marrë një pjesë nga refreni i një kënge të prezantuar në Festival 2 vjet më parë e cila nuk ishte pranuar dhe që nuk ishte publikuar.
Sipas tij kjo ishte një këngë krejt tjetër me një përmbajtje dhe fabul tjetër. Tashmë kënga është një himn kundër akteve terroriste. Pas 36 orësh drejtuesit e festivalit e kthyen këngën në garë dhe ajo arriti të triumfojë. (TemA)
Me ne fund nje lajm i gezuar per shqiptaret e etur per lavdi.Ermalit suksese!
Titulli i ketij shkrimi eshte pak si i pasakte, se nuk kemi te bejme me nje kengetar por dy fitues si duet……
Edhe këngetarja që do përfaqësoj Qipron ishte shqiptare. Pra kemi 3 shqiptarë në Eurovizion këtë vit.
GENT BUSHPEPA!!!
PËRKTHEJE DHE KËNDOJE NË SHQIP!!!
KTHEHENI NË HIMN NDËRKOMBËTAR !!!??????????????????????????????????????????????????????????????????❤️??????????????????
. RONA NISHLIU !!!!
PËRKTHEJE DHE KËNDOJE NË GJUHËN ANGLEZE!!
TI DO TA QAJE!! KTHEJENI NË HIMN MDËRKOMBËTAR!
????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
GENT BUÇPEPA !!!
KËNDOJE SHQIP!!
KTHEJE NË HIMN NDËRKOMBËTAR!!!!
????????????????????????????????????
Po shqipetare mund te jene , po vetem nga gjaku, por qe vetem me kulturen shqipetare skane asnjelidhje…Ikin talented dhe ngelen ahengxhinjte nga vendi I shqipes…Urime kengetarit Italian!…
Ermal Meta c’fare eshte homo?? Te pakten keshtu duket. Lexova qe shante te jatin ,e quante bastard. Nese e ka rrahur mire ja paska bere ketij plehre qe krenohet duke share ate qe i ka bere koken.Sido qofte ai i mire apo i keq eshte babai i tij dhe Ermal Plehu nuk e heq dot emrin e “bastardit” nga dokumentat gjithe jeten pra sipas Ermal bythqimit i bie qe ai te quhet Ermal Bastard Meta. TURP per kete te pafytyre. Nuk me intereson fitorja ne Sanremo me kete qe ky bastard i vogel ka publikuar.