“Jetë gjati nuk bëhet dot jetë shkurtër”. Kjo shprehje vlen më së mirë për këtë çift rus pasi i ka shpëtuar për mrekulli aksidentit me avion që i mori jetën 71 personave në Rusi.
Çifti ka ndryshuar biletën në momentin e fundit duke e shtyrë udhëtimin për javën tjetër, sepse makina që kishin planifikuar të blinin nuk ishte gati.
Maxim Kolomeytsev, i cili mbushi 35 vjeç të dielën, do të fluturonte me avionin që u rrëzua së bashku me të dashurën e tij 25-vjeçare, Nazezha, në mënyrë që ta kalonin ditëlindjen e tij me familjen në qytetin e Orskut, raporton “East 2 West”.
Biznesmeni me fat kishte planifikuar gjithashtu t’i bënte vetes si dhuratë një automjet të ri, nga një ofertues në qytetin e tij të lindjes, por tregtari e kishte telefonuar se makina nuk mund të ishte gati në kohën e parashikuar.
“Kur mësova se makinën nuk do ta kisha gati, atëherë zgjodha të shtyja udhëtimin me një javë”, tha Maxim.
Avioni i pasagjerëve që i përkiste kompanisë “Saratov Airlines” u përplas vetëm 5 minuta pasi ishte ngritur në fluturim për në Orsk nga Aeroporti “Domodedovo” i Moskës, duke vrarë të 71 personat në bord. (TemA)
Edhe ne RUSI qenka Monedha DOLLAR ?!
Se pari, ne çdo aksident ajror ka pasagjere qe per nje arsye a nje tjeter nuk hipin ne çastin e fundit. Pra, nuk eshte as i pari e as i fundit qe shpeton rastesisht. Ka qe kane shpetuar sepse e humben avionin; u vonuan rruges per ne aeroport etj. etj. Nuk eshte ndonje çudi. Por çudi eshte me gjuhen tone e me perkthimet qe dalin me kuptim te kundert. Lexoni paragarafin ku thote “… do te fluturonte me avionin qe u rrezua se bashku me te dashuren e tij …” . Pra, del e qarte nga fjalia se “avioni eshte rrezuar se bashku me te dashuren e tij”. Kjo nuk eshte e vertete se, ne paragrafin e pare, na sqarohet se “çifti rus ” ka mbijetuar. Problemi eshte se perkthyesi e gazetari i lajmit pjesen “se bashku me te dashuren e tij” duhej ta kishte vendosur afer “do te fluturonte” e pastaj “me avionin qe u rrezua”. Por, keshtu eshte kur nuk ka nje redaktor qe t’i lexoje shkrimet para se te botohen dhe ne lexojme “roma per toma”.
O Zot, çfarë gazetarë që kemi?!!
Çifti nuk i mbijeton rrëzimit të avionit por shpëton në saje të mosfluturimit për arsyen që përmendet.
Pse me këso lajme gjoja senzacionale për të tërhequr vëmendjen në dëm të gjuhës ???
Ku i gjeni kto tituj or gazetar!!!!!! Cdo te thot te mbijetosh ????? Cfar shkolle beni e cfar shqipe shkruani !!!!A ka nevoj te bej un korigjimin dhe komentusi me lart qe i bie kaq gjat !! Nuk kuptoj, kto shkrime hidhen direkt nga “xhepi”pa u kontrolluar e redakruar ???Mos jini kaq indiferent e mos respektues,sepse ajo cka shkruhet nuk esht vetem lajmi dhe “gjahu”,por esht edhe nje mesim i drejt shkrimit per kedo qe e lexon …
Gazetar pa mend !Thjesht fati i tyre dhe aq.Avioni mund te mos rrezobej.