Aktorja e famshme rrëfen sëmundjen që e la të paralizuar: Nuk shkruaja dot emrin tim

14 Shkurt 2018, 13:43Lifestyle TEMA

Për tre vjet me radhë, Sharon Stone e kishte të pamundur të shkuante qoftë edhe emrin e vet. Iktusi që e goditi aktoren e “Basic Instinct” në vitin 2001 e la atë të paralizuar në anën e majtë të trupit, kur ishte vetëm 43 vjeçe. Asaj iu desh të mësonte nga e para të fliste, të shkruante apo të lëvizte.

“Pata një hemorragji cerebrale që zgjati 9 ditë. Ajo që më ndodhi, ndryshoi jetën time përgjithmonë. Kisha vetëm 5% shanse për të mbijetuar”, tregon aktorja 59-vjeçare.

 “Kur u ktheva në shtëpi pas iktusit, mezi ecja sepse gjendja ende nuk ishte stabilizuar. Nuk shihja nga syri i majtë, as dëgjoja nga veshi i të njëjtës anë. Për tre vite me radhë nuk arrija të shkruaja emrin tim dhe m’u desh të mësoja nga e para të flisja e të lexoja”, thotë ajo.

Zona e dëmtuar e trurit të aktores e pengonte atë të kryente veprime bazë. Për më tepër, siç shpjegon ajo, më e keqja ishte ndjesia se pjesa e majtë e trupit nuk i përkiste më asaj.

“M’u deshën vite për të ndier këmbën time të majtë. Më në fund, gjithçka u rikthye si më parë”, tregon aktorja. Ajo thotë se një rol të madh në rehabilitimin e saj, krahas asistencës mjekësore, kishte edhe rikthimi në punë. “E fillova si e ftuar në serialin “Law and Order SVU” në vitin 2010. Ishte vërtet e vështirë, sepse kujtesa fotografike më kishte lënë. Nuk dija t’u përgjigjesha batutave. Por tashmë gjithçka është kthyer si më parë”, tregon ajo.  (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje