Dhori Kule i drejtohet pedagogëve në sy të Ramës: Turp të keni, bëtë namin se u vonuan tre ditë rrogat

14 Shkurt 2018, 13:25Sociale TEMA

“Na vjen turp të dalim rrugës, se dëgjojmë që thonë se na u vonuan rrogat tre ditë, na u vonuan tre ditë dhe ne u ankuam. Kush ju jep të drejtë të talleni me integritetin tonë?!”. Kështu i tha i revoltuar pedagogëve Dhori Kule, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë gjatë takimit që ata patën me kryeministrin Edi Rama.

Dekanit mesa duket i ka ardhur turp nga fakti që pedagogët u ankuan për rrogën e tyre që nuk i ishte kredituar ende.

 “Bënë mirë që u shqetësuan për rrogat por e dinë ata që buxheti i faktultetit të ekonomisë nuk është realizuar se është futur, një situatë e turpshme kur pezullohej administratori, rrinte prapa derës se s’i donte qejfi rektorit të futej brenda.

 Mua sinqerisht më vjen turp. Situata ka arritur te zgjidhja ligjore. Hallet tona nuk do na i zgjidhni dot ju.

Njerëzit nuk e njohin ligjin, kompetencat, e bëmë ne me ndërgjegje, kanë ndryshuar kompetencat. Ka zbritur fuqia sikurse e kanë gjithë universitetet e botës.

Në kohën që isha rektor më detyronte ligji dhe nuk e bëja. Ia delegoja kancelarit. S’mund të merret senati me çështjet financiare.

Këtë e kemi kërkuar vetë, kjo duhet të ndahet, është krijuar një ngërç i turpshim, more dale, ligji e ka të qartë. Më ka ardh turp që problemet e universitetit t’i nxjerr në pazar”, u shpreh Dhori Kule. (TemA)

11 komente në “Dhori Kule i drejtohet pedagogëve në sy të Ramës: Turp të keni, bëtë namin se u vonuan tre ditë rrogat”

  1. genci says:

    Foli kokrra e dallaveres! Po ska faj ky se ka miliona nga vjedhja 20 vjecare qe i ka bere sistemit! Ata pedagoget, nje pjese e mire presin rrogen se ngelen pa kokerr leku ne fund te muajit, si gjysma e shqiptareve! Legeni do me fitu pike ne syte e Rames! Ik mer langaraq!

  2. Dibrani says:

    Klysh i Salliut dje,..klysh i Rames sot.

    Na mbyten militantet

  3. Kosovari says:

    Ky Beratsi (DH.K) i luan te gjithe levat ne rrogoz… Atij as si plas fare per UT.
    Ka hall te heqe ish mikun (armikun e sotem) fshatrin Mynyr Koni dhe te vendos nje kukull tjeter te tij.
    Tung.

  4. "papa don't preach" says:

    Po ndryshe si mund te mbahet dekanlleku, vecse duje cnderuar koleget dhe lepire koqet e kryeministrit – edhe kur ai lepirjen nuk ta kerkon.
    Ky eshte intelektuali shqiptar ne shekuj, dhe per pasoje … .

  5. Niku says:

    Dekan i Fakultetit Ekonomik.. e pa besushme. “U vonuan 3 dite rrogat e bete namin” Rrogat nuk duhet te vonohen as 3 ore jo 3 dite pasi ka nje kontrate besoj mes punedhenesit e punemarresit ku pervec pages, oreve te punes etj stabilizohet dhe dita e rroges. Por kur punedhenesi eshte shteti dekani mendon qe mund te bej ca ti doj trapi. Te lumte keshtu mesoi studentet e ekonomise.. Jashte cdo llogjike …

  6. mirel says:

    Popull shqiptar. Ky eshte kulmi i pafytyresise. Kur Dija perrulet para politikes, atehere kete vend e kthejme gradualisht ne nje diktature te heshtur. E heshtur sot, por me pasoja neser.
    Te kujtojme luften sistematike qe politika ka bere kunder trurit te vendit. Gjithe rinia aspiron te iki diku jashts
    Gjithe institucionet shkencore jane shkaterruar per ti lene vendin vendimeve arbitrare te shtetit. Mos shkono larg ne histori..deri te Turbina .
    Shteti shfip nje arsye pse duhet te zhvendoset Teatri te cilin vete shteti e ka falimentuar, per ti dhe dhene rruge ndertimit te Kullave te Ramiut. Investon nje aeroport ne Vlore, sikur studentet e Jugut do vijne ne Tirane me aeroplan.
    Ju duhet. Eshte larg Tirana.
    Ne vend qe te investoje per arsimin, Ramutie ka mendjen te privatizimi Universitetit Shteteror. Beri nje skenar te ndyre me ato vleresimet e Licencimeve dhe na doli qe UT eshte me i dobeti, kur dihet boterisht se i vetmi instituvion i sakte i ngelur nga e kaluara eshte UT. Po ja ka hedhur grepat Ramuti, do ta privatizoje, si cdo gje..qe tju rrjepe sa me mire o popull Rilindas.
    Dhe per ta realizuar kete perpiqet qe te denigroje sa te mundet pedagoget, te beje buje mediatike me Grida Dumen. Dhe ta kaloje me fitore dhe ceshtjen e tradhetise se detit.
    Shitjen e Shqiperise po e kthen ne nje lloj shakaje ku tallet me Bujae Asqeriun, duke u tallur keshtu me verdiktin e popullit per tradhetine.

    1. keshtu ndodh says:

      mirel nuk te lexova nje koment qe te kishte pak mendje brenda apo dhe ti sherbente dikujt perveç shajtanit. Po me aeroprtin e Vlores pse te kruhet, apo qe bythe qe mesohet me te pjerdhur , s’pushon dot. Jeni bere bajate e nuk e shikoni veten si njerez, por si robot gjallesash! Liri, demokraci.

  7. Fatos says:

    Zoteri, nese ka vonese, behet nje qarkore dhe lajmerohen profesoret, sepse dhe ne fabrike te merr menaxheri ose pronari dhe te thote problemin. Nese ka vonesa, njerezit duhet te pakten te dine pse, dhe jo t’u hidhesh en gryke pse kerkojne rrogen. Jeni ne terezi ju apo jo? Vetem ne diktature (ose mafie) nuk kerkohet llogari, se te presin koken.

  8. arian says:

    Si nuk ka turp ky drejtues kur flet me kete gjuhe! E paskan zgjedhur dhe rektor pale.
    Nuk behet fjale per vonese por per korrektese te qeverise more matuf.

  9. Kris 1 says:

    Bravo Dhori Kuleta

  10. Studenti says:

    Dhori Qorri, per ty le te vonohet se ti je hajdut me CIZME dhe DALLKAUK i vjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje