Video-montazh: Kush e ngrefi Bujar Asqeriun (Avni Rustemin) dhe një analogji...?

14 Shkurt 2018, 14:51Kulturë TEMA

Shumëkush nga atë që e kanë parë këto ditë shpërthimin e aktorit Bujar Asqeriu, që mallkonte dhe shfrynte dufin ndaj politikanëve, mund ta ketë harruar se mes roleve të tij të shumta është edhe një film i kohës së komunizmit ku glorifikohej roli i atentatorit Avni Rustemi dhe vrasja prej tij e Esat Pashës në qershor 1920 në Paris.

Fabula e Esat Pashës është rimarrë edhe ditët e fundit në politikën shqiptare, kur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi (video poshtë) e kërcënoi Edi Ramën se shqiptarët dinë t’i zgjidhin punët edhe në mënyrën e Avni Rustemit.

Dhe si për koinçidencë me këtë debat, ditët e fundit është kthyer në vëmendjen e publikut edhe aktori që ka luajtur rolin e heroit të mitizuar nga të gjithë idhtarët e përdorimit të medotave të dhunshme kundër politikanëve që punojnë kundër interesit të shqiptarëve.

Por, Bujar Asqeriu, ndryshe nga sa bën personazhi i interpretuar prej tij në filmin “Një emër midis njerëzve” (shiko montazhin poshtë) në fjalimin e tij patetik nuk ka përdorur koburen, por verbin ndaj politikanëve shqiptarë. Ai i ka mallkuar ata që mendojnë vetëm për vilat e tyre milionëshe dhe ka uruar që zoti t’i dënojë deri tek fëmijët.

Eshtë vështirë të kuptohet se kush është figurë më e dhunshme, Avniu i filmit, apo Bujari real, por një gjë është e sigurtë.

Fjalimi i aktorit është bërë viral dhe ka marrë klikime të pafundme në rrjet.(Lapsi.al)

17 komente në “Video-montazh: Kush e ngrefi Bujar Asqeriun (Avni Rustemin) dhe një analogji…?”

  1. mirel says:

    Keshtu behet gallata ne Shqiperi. Kur Avni Rustemin e zevendesojne me Moniken, si ky palo gazetar qe ben montazhin dhe tradhetine e Ed Ramutit e e quajne shpifje te LSI.
    O populli i mbaruar shqiptar.
    Esat Pasha eshte Rilindas..por Avni Rustemi nuk rilindi me.
    Tallet gazeta me faktin qe u shit deti.
    Pse te mos tallet.

    1. Edkari says:

      A V N I R U S T E M I
      Bujarin “ngrefi” dhe
      Edin do shkrefi.
      Populli po e shikon Edin……

  2. kasem gahinji says:

    interpretim i bukur i monologut.regjizor altini duhet te jet mallengjyer besoj.

  3. kafe e hidhur says:

    moj tema ce keni kete gjuh ala salianji..kush e ngrefi..??!!kjo gjuh me artistet??kaq te pacip e arrogant jemi…pse kjo gjuh arrogante.sju lejohet.eshte e gabuar,tejet e politizuar.jo cdo fjal kunder qeveris duhet perbuzur ne menyr te vrazhde..duhet ta qepin gojen bota sipas jush dhe ta mendojne te gjithe njelloj si qeveria..edhe ne e kane gabim artistet,minimumi duhet treguar respekt…mero vet i qan shkrimet e tua pse i le ciliminjte te dalin nga shinat…turp.mire ministrat,po ju cu polli belan qe u nxjerr goja vrer..

  4. Ollga Toronto says:

    Ndigjova Bujar Asqeriun te Zheji ku thoshte se ne duam kasollen tone (e kishte fjalen per godinen e teatrit),po pse o Bujar ne kohen e qepes jemi tani,koha jo vetem ka ardhur po ka kaluar qe Shqiperia te kete nje godine te re moderne teatri,jo te vazhdoj ne godinen DOPOLAVORO qe Italia ndertoj gjate luftes. Sinqerisht nuk i kuptova keta aktoret si Asqeriu,Ndrenika etj.

  5. Cuku says:

    Bullar Asnjeriu,,,,,,Arben Derdimeni,,,,,,Altin ( Lulush) Basha,,,,,,L -Ibret Vasili,,,,dhe ca plera te tjere qe vene mbrapa jane.ca Recitues te peshtire qe duan Rroga qyl,,, Dhe Teatrin Kombetar e kane.kthyer ne shurrtore bordello kombetare Ikni ore parazite punoni se na e shpifet me gjithe ato skena te peshtira neper studio t.v…… GEZIM KAME ,te lumte.,bjeru ketyre mender aktoreve te vetequajtur,,,,

    1. mirel says:

      Ik mor kerma, kini kurajo e zini ne goje Bujar Asqeriun ju plera antinjeri.
      Kur Bujar Asqeriu sillte ne jete klasiket e Teatrit Ramuti bridhte rrugeve si qen duke share femijen e tij.
      Keni goje te flisni per ate brez te jashtezakonshem ju funderina te shekullit te 21. Yyy..kafshe parahistorike
      Shkoni mblidhni kocka, mos beni teater.
      Le ta bejne greket teatrin..jane mijera vjet para nesh me teatro te ruajtura si do zoti, ku interpretojne dhe sot.
      Ju nuk doni memorje historike.
      Qenie e ndyre, e destinuar te zhduket. I shqiptare te Ripisave..balga historike.

  6. Bendis says:

    Bujar Asqeriu kishte te drejte, madje eshte nje kategori aktoresh qe duhen vleresuar.
    Ashtu sic i behet marketing lali erit me kercellet qe mbjell apo me rruget dhe trotuaret qe shtron dhe qe nuk i mbajne me shum se nji muaj, ashtu ti behet marketing ketyre artisteve , interpretimet e te cileve vletesohen gjithmone

  7. Cobo says:

    Njerez te dobet qe si ngushllim gjejne shperthimet banale neper mjedise publike. Ketyre deshtakve gjoja u qan zemra pse teatri cvendoset 500 metra. Dhe pasi ke degjuar nga goja e tyre keto fjalet banale, shko e ndiq ne teater shfaqjet e tyre. Pika qe su bie.

  8. I verteti says:

    Bujar Asqeriu, Altin Basha e nje fare Derdimeni lane koqen e namit duke treguar pa aftesine e tyre ne ekonomine e tregut. Njerez qe duan te jetojne ne profesionet e tyre vetem nga taksat e qytetareve. Turp te.kene kjo race te paaftesh.

    1. mirel says:

      Ke quan ekono.i tregu ti legen?
      Ndertimin e HECeve nga Lefter Koka, apo dhenien e naftes privateve qe e shkaperdhyen dhe po lene popullin pa buke?
      Apo dhenien e tokave per varreza greje?
      Apo dhenien e detit per greket prape?
      Yy shkerdhata historike.
      Te percmuarit e Ballkanit do ngeleni, imagjinoni me Evropen si ju shikon. Si fosile te parahistorise.
      Cfare i kerkoni Bujarit? Te dali si Erjon Veliaj me gomarin me fiq?
      Dhe te behet kryetar Bashkie..hajde kafshe hajde.

  9. Tani po me mbushet mendja qe nje fare dervishi me emer kastriot,kishte te drejte kur thoshte te ndalohen filmat e realizmit socialist.
    Si parim nuk isha dakord,por kur shikoj keto fytyra pijanecesh qe rrine gjith diten neper mejhane dhe jane bere si dordoleca,them se nuk duhen shikuar keto filma se na i neveriten keta dembelat pijanec.
    Dhe duke menduar qe gjith ata puntor e kuadro qe sherbyen dhe punuan ne shi e ne debor dhe u hodhen ne rruge duke ju mbyllur burimin e vetem te jetes dhe ju pershtaten kapitalizmit alla sali vicidolas,ku secili gjeti vetveten dhe po mbijeton, mire apo keq.
    Kurse keta barkderra pijanec qe shumica marin pensione te vecanta,gjithe jeten ne qytet me kushte relativisht te mira dhe pa punuar nje dite,duke ven ne sken nje teater ne vit ,qe i kan braktisur te gjithe,akoma presin nga shteti.
    Keta jane ber veglat e vicidolsit dhe bulkut tik taku.
    Keta ne se duan teater privat le ta krijojne,TK eshte pron e shtetit dhe i gjithe popullit te vuajtur.
    Pak se po paguajm taksat e kapitalizmit,por duhet te paguajm edhe per tekat e ketyre dembelave qe duan rrumpall.

  10. Pensionisti says:

    Ok Bendis etj, jo se nuk keni te drejte, po a me thua, ku ishin keta bukurosha aktore, (qe te them te drejten kam sh respekt per rolet qe kane luajtur ne ate sistem) por pa pike respekti rani mbasi filluan te luajne role fallco, po pra ku ishin? perse su ngriten ter keto 27vjet qe kishin ne drejtim te shtetit, kryeqelbesirat si saliu e fatosi? Apo tani qe Rama po fut shtetin ne binare, troc po ben shtet, tani qe i ka lene te lire te flasin cte duan e si te duan, e nuk thone anje fjale ne drejtim te kryeqelbesires, apo se ja u .inte mamat saliu, ja u fuste plumbin mu ne vrim te .ythes, e ja u priste gjuhen, ndersa tani i jane versulur Edit si kucedra, sigurisht qe dhe ai ka faje, se nuk eshte kollaj te besh shtet e te vendsesh ligje mbas nje katrahure 25vjecare, flm.

  11. Paqesori says:

    Po leri more zoteri femijet e tyre dhe femijet e tu ne vendin e tyre dhe ki pak turp kur te shohesh kete video.
    Gjej menyren e drejte dhe te denje per nje artist te permasave qe besonte populli se ke..dhe protesto e diskuto.
    Jo si ffallxhoret qe hedhin falie dhe mallkojne. Me vjen turp per ate qe kemi ditur krenaria e kombit…artistet tane te mendjes dhe talentit !!

  12. keshtu ndodh says:

    Bujar, mos dil si fendi spathi se jo vetem ne Vlore te njohin se ç’burre je po edhe ne Tirane. Te duket vetja dikushi, por je nje hiç se njeriu vleresohet se sa “drehem” njeri eshte dhe jo sa peshon; gomari peshon me shume se ti, bile dhe qillo tru ka me teper. Mos kujto se te simpatizojne qytetaret, veç militanteve qe formalish mund te te perkrahin. Rri aty , merr ato para qyl, zur gjeuhen se e ke tepruar shume e s’ta kemi ngene, se duhej lene ne rruge ashtu si ngelen qindra e mijra ixhinere e agronome qe derdhen djeresen per Shqiperine dhe moren burraçon e demokracise. Perse te duhet teatri? Bleje dhe beje privat, ose dil dhe formo teatrin tend se ekonomi tregu eshte dhe mos kerko para nga taksat e mia, parazite te kohes.

  13. Harillaqi says:

    Bujar Asqeriu,nga nje njeri,artist i respektuar,eshte kthyer ne nje njri e artist i urryer e i shemtuar.Paraja te prish.Nuk ka faj.Bashe dhe Berisha kushedi sa e kane paguar.Me vjen keq per Robert Ndreniken,por edhe ai nuk ka shume faj,se eshte i pd-ke dhe simpatizon kryekriminelin Sali Berisha.

  14. Askushi says:

    Në kohën që jetove dhe luajte ato role në kinematografinë shqiptare nuk të imponoj njeri përkundrazi mund të kishte aktorë edhe më të mirë nga ty por të ra shorti( fati) ty dhe bravo për ato realizime. Por në këto 27 vjet në TK justifikojeni veten tuaj me shfaqje teatrale dhe tema koherente( aktuale) që të prekin ( trajtojnë) jetën aktuale shqiptare, dmth krijoni të ardhura për veten tuaj dhe për shtetin dhe mbasi ti plotësoni këto kërkoni të drejta nga shteti. Sepse në atë kohë nuk mendoje të të ardhurat sepse i kishe të sigururara por mendoje vetëm karierën. Tani mendoni që me talentin tuaj në qoftë se ju ka mbetur sado pak talent dhe personalitet përpiquni ti ofroni( siguroni, krijoni) të ardhura ekonomike vetes tuaj ,teatrit dhe popullit shqiptar me veprat bashkëkohore që duhet të vini në skenë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje