Për herë të parë kam arritur në Kosovë rreth 20 vjet më parë. Në vitin 1999, NATO-ja ndërhyri për të ndihmuar shqiptarët kundër forcave të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit.
Unë erdha për ta mbuluar luftën.
Derisa sa bombardimet e NATO-s filluan, forcat serbe nisën një fushatë spastrimi etnik që bëri që thuajse një million kosovarë, kryesisht myslimanë, të largohen nga shtëpitë e tyre, Më pas, Kosova kaloi thuajse nëntë vjet nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara, në një mburojë të mbikqyrur ndërkombëtarisht.
Dhjetë vjet më parë, më 17 shkurt, rajoni malor me më pak se dy milionë banorë shpalli pavarësinë nga Serbia, kështu shkruan New York Times. Megjithatë, edhe pse larg përfundimit të problemeve për Kosovën, pavarësia si duket ka sjellë probleme të reja.
Kam vizituar Kosovën shumë shpesh, prej herës së parë kur kam shkuar në vitin 1998 për një udhëtim dyjavor. U riktheva në shkurt të vitit 1999 dhe qëndrova në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, deri në vitin 2005.
Në vitet e fundit, zakonisht vizitoj Kosovën të paktën një herë në vit, shumë herë edhe më shpesh.
Duke ecur nëpër fshatra, më kujtohet pozicioni i pikave të kontrollit, refugjatë, njerëzit që zhvendoseshin duke kërkuar ndonjë vend të sigurt, tymin e zi që dilte nga fshatrat e djegura.
Shumë ka ndryshuar në këtë vend dhe për këtë popull. Gjatë rikthimit që kisha këtë dimër, unë u godita kur pash që optimizmi i kosovarëve ishte përballur me zhgënjim.
Njerëzit ishin lodhur nga dorëheqja e qeverisë dhe korrupsioni.
“Betohem në zot, nëse nuk do të ishte për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për këtë, do të thoja të kthehemi sic ishim më parë,” më tha një plak. “Kishim një jetë më të mirë atëherë; kishim më shumë mundësi.”
Çka ai thoshte është një herezi, e ai nuk donte që të përdorja emrin e tij nga frika se so të dukej jopatriotik. Frika është një fakt i jetës ende për shumë persona.
Vetëm pak ditë para arritjes time, një politikan serb, Oliver Ivanovic, u qëllua dhe u vra rrugëve të Mitrovicës.
Mitrovica mbetet një qytet i ngrirë dhe i ndarë. Frika jeton edhe te pjesa serbe. Një banor i asaj ane tha se policia aty është si lule, vetëm për zbukurim.
Kam fotografuar shumë herë Ivanovicin.
Ai dikur udhëhoqi një grup paramilitarësh të frikësuar që ruanin urën mbi lumin Ibër, që ndan zonat shqiptare dhe serbe.
Në vitin 2003, isha në një takim ku diplomati i Shteteve të Bashkuara, Richard C. Holbrooke, i tha Ivanoviqit se nëse ai do mund të mbajë agjendën e tij të ngushtë, “Do të zgjoheni një ditë, do të shikoheni në pasqyrë dhe do të kuptoni se vala e historisë ju ka kaluar “.
Ivanoviç më vonë u shndërrua në një politikan më pragmatik. Para vdekjes së tij, ai kishte akuzuar mafianin lokale për kontroll të qytetit. Shumë banorë besojnë se puna mafioze bëhet në emër të kryeqytetit serb, Beogradit dhe spekulojnë se Mitrovica mund të ndahet zyrtarisht.
Në pjesën tjetër të Kosovës, komuniteti shqiptar dhe ai serb bashkëpunojnë më shumë. Por, plagët e luftës ende mund të vërehen kudo, edhe atëherë kur peisazhi është i transformuar nga autostrada të shkëlqyeshme, stacione gjigande të gazit e qendrat tregtare.
Ajo shkon përgjatë kufirit malor dhe në luftë është përdorur si pikë kalimi nga UCK’ja. Fshatrat e ndarë nga rruga pësuan më së shumti.
Kam kaluar nëpër Meja, një fshat shqiptar katolik, që ishte vendi i masakrës më të keqe të luftës kur 372 burra dhe djem u morën nga kolonat e refugjatëve në fshatrat e afërta dhe u qëlluan për vdekje.
Trupat e tyre mbetën të zhdukur në fund të luftës. Shumë prej tyre u gjetën vetëm vite më vonë në një varr masiv në një terren trajnimi për policinë speciale të Serbisë në Batajnica, jashtë Beogradit.
Për shumë vite, vendi i masakrës pranë Mejës ishte shënuar me varre të thjeshta, myslimanë dhe katolikë të përzier së bashku. Tani duket se po krijohet një memorial më i përhershëm.
E njëjta rrugë shkon në Gjakovë, e cila tani u rindërtua pasi shumë pjesë të qytetit u dogjën, duke përfshirë edhe pazarin e epokës osmane. Pastaj kalon nëpër Xerxe dhe Krushe, fshatra ku shumica e njerëzve u ekzekutuan.
Sipas një raporti të vitit 2017 nga Komiteti Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, gjatë luftës u zhdukën 4,500 njerëz, ndërsa më shumë se 1,600 prej tyre mbeten të zhdukur ende nuk janë gjetur.
Në Gjakovë kam vizituar dy gra, Nusrete Kumnova dhe Ferdonije Qerkezi. Gjatë luftës, djali i vetëm i znj. Kumnova u mor dhe u zhduk. Zonja Qerkezi humbi burrin dhe katër djem.
Mbetjet e dy fëmijëve të znj. Qerkezit janë gjetur dhe varrosur. Burri i saj dhe dy djemtë e tjerë ende mungojnë.
Për këto gra, koha nuk lëviz. Znj. Qerkezi e ka kthyer shtëpinë e saj në një muze kushtuar kujtesës së tyre.
Në katin e sipër, dhomat e tyre janë ashtu sic i kishin lënë atëherë. Lodrat, topat e futbollit dhe veshjet janë të mbështjellura me kujdes për të mos u prishur.
Në një dhomë tjetër, gjenden rrobat e mbushura me plumba të të dy djemve, trupat e të cilëve u gjetën, një kujtim i tmerrshëm për mënyrën se si përfundoi jeta e tyre.
Ajo nuk pranon të përgjigjet në pyetjen se si ndihet në përvjetorin e 10 të pavarësisë së Kosovës, thjesht me “Pah, mos pyet”!
Përderisa ende ekziston një zhgënjim i madh me situatën politike dhe ekonomike, ende ka doza optimizmi. Artistikisht dhe kulturalisht, Kosova po lulëzon.
Arsitët e lindur në Kosovës si Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi janë të rregullta në listat e muzikës ndërkombëtare. Klubet, baret dhe lokalet e Prishtinës ku ka muzikë që nuk njeh kufinjë etnik, lulëzojnë.
Artistit të ri Petrit Halilaj, iu është dhënë një cmim special i jurisë në Bienalen e Venecias vitin e kaluar.
Një kthesë e çuditshme e fatit, të njejtin e kam fotografuar kur ishte refugjat 11 vjecar i rreshtuar në një pikë të shpërndarjes së ushqimit në Kukës të Shqipërisë.
Përvojat e tij të kohës së luftës ende mbushin pjesën më të madhe të punës që bën.
Në ditët e fundit të qëndrimit në Kosovë, dolën lajmet që kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj iu ishte refuzuar viza për të qëndruar në Britani. Reagimet ishin të ndryshme sepse të njejtin pak më parë iu kishte refuzuar viza për në SHBA.
Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është njohur nga vetëm 111 nga 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Rusia, Kina, Serbia dhe pesë vende të Bashkimit Evropian nuk e njohin atë.
Pra, Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave, që do të thotë se njerëzit e këtij vendi e kanë pothuajse të pamundur të udhëtojnë. Ajo gjithashtu ka popullsinë më të re në Evropë, sipas Bankës Botërore – 70 për qind e njerëzve janë nën 35 vjeç.
“Për sa kohë që jemi të mbërthyer në këtë geto, do të kemi probleme,” më tha Arben Berisha, kryetari i klubit të mbështetësve të Arsenalit në Kosovë. “Ne kemi nevojë që të rinjtë tanë të shkojnë jashtë vendit për të studiuar dhe pastaj të rikthehen këtu me eksperiencën e tyre.”
Duke ecur prej Maqedonisë për të shkuar në aeroport, kalova nëpër autostradën e re që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe nuk mund të mos pyesja veten: Nëse vetë kryeministri nuk mund të udhëtojë, cfarë do thotë kjo për pjesën tjetër të kosovarëve?
Të lodhur nga pagat e ulëta, papunësia, ekonomia dhe paaftësia për të udhëtuara, ku do t’i dërgojnë këto autostrada të ndritshme dhe të shndritshme kosovarët?(GazetaExpress)
Foto nr 2 dhe nr 10 dy foto “monumentale” qe tregojne qarte “ardhmerine” e Kosoves !!!!!!!!! No coment !!!!!!
Erdhi dita te zbardhin disa te verteta….
Nuk jam as me Patriot as me Idiferent nga nje Shqiptar i thjesht puntor dhe i ndershem, por jam i sigurt qe i sherbeje shume me mire Shqiperis, dhe popullit te thjesht ne krahasim me disa papagaj qe bejne “Patriotin” e flakte.
“Pamvarsia” e Kosoves ishte nje kurth nje gabim tragjik qe pasojat do ti vuajn Shqipetaret e AL. dhe KS. si dhe rajoni per shume vite.
Dhe po e shpjegoj me qarte.
….
1. ….Thuqididi, 400 vjet bc. “populli qe pret shpetimin prej te tjerve nga skllaveria, behet skllav i “shpetimtarit” dhe armik i vetes”
Keto dhe shume te tjera jane thenie diakronike, qe nuk ndryshojne sa te kete qyteterim.
2. Shqipetaret e Kosoves vetem me kriterin qe ishin shumica, “koha” punonte ne favorin Shqipetar do te integroheshin ne BE bashke me Serbin dhe pamvaresia do te ishte shume me e shpejte me e qarte ne miqesi mirkuptim dhe paqe me Serbin,…..fiks kete trembej SHBA-ja, ajo donte ta manipulonte (kete fakt qe natyrshem do te behej realitet) per intetesat e saje.
Sa qesharak duken pas kaq vitesh ata “veteran” te UCK-se qe tani qe u futen ne politik as nuk flason me njeri tjetrin, sa qesharak duken ata “majmuna” qe i thurrnin Himn Bushit dhe Klintonit, ….
3. “Pamvarsia” e Kosoves hapi “kutin e Pandores”, u be precedente qe shtetet e tjera si Rusia me Krimen, Katalonia, Kurdet, …. te kerkojne te njejten.
Te kene Tragjikisht te njejtat pretendime, ne nje periudhe kur Unioni Evropian, ishte shembullie me i mire qe ka njofur Njerezimi, shembulli qe i mesojn popujt qe kufinjt jane Mallkim dhe Jo Shpetim, i mesonte popujt qe te jetonin ne nje komunitet duke respektuar ne maksimum Kulturat, Gjuhen dhe Traditat e ndryshme dhe kjo nuk eshte Utopi, por nje realitet qe e jetonte Europa.
…..
Ja pra ky Vizion dhe ky kend veshtrim i mungonte Politikes Shqiptare.
Udhehiqemi nga te till majmuna qe po na fusun ne qorr sokak dhe ne nje labirinth shume me te veshtir.
……
E vetmia rruge zgjidhje eshte paqia dhe miqesia me fqinjet…. ate qe na i ka sjell Perendia ne “prag te deres” si fqinj nuk duhet ta shqelmojme, as per hatrin e Turkut, as te Rusit as te SHBA-se (qe gjendet ne “pidh te semes”).
….
Duhet ta kuptojme se jemi jo vetem patetik te atyre qe na ofrojn, por aktiv se po ndertojme te ardhmen e femijeve tan.
BE duhet ta kish antarsuar Kosovën para Rumanis dhe Bullgaris. (shtet i virgjër)
undefined
Se si mund te vleresohet e “ e mira “ , kur je i pushtuar, new jork times, a mund te na e shpjegoje!?
Besnik,eshte veshtire te mendoj “shqipetari” si njeri.
E para eshte se cfare mendon ty se eshte pushtim.
P.sh,ne “historine” shqipetare te nje shteti myslimane e thote qarte qe Turqia ka pushtuar Ballkanin dhe e mbajti ate per 500 vjet duke u ndruar Fene e te pareve,emrat,kulturen,dashurine.
Ne qofte se ty nuk te bejne pershtypje mijera Xhamija Arabe ne nje vend me Civilizim Greke te Pirros apo Aleksandrit,atehere ty ke te drejte te besh ate pyetje.
Jam dakort me komentin e Flm . Kam shume per te shtuar por vetem nje fakt do te shkruaj .Ate te formimit te UCK perpara vitit 1990 dhe me qender stervitjeje ne Shqiperi.Pas vitit 1990 kjo menyre grumbullimi e stervitje me arme u be me e hapur e publike . Per te shpetuar kokat nga rebelimi ppopullor enveristet perdoren karten e Kosoves qe te dukeshin si atdhetare e shpetimtare .Por mjerisht dihen sotme shkaterrimet ne te dy anet e kufirit