Shifrat alarmante: Pse vdesin shqiptarët, e vërteta e dhimbshme në raport me botën

19 Shkurt 2018, 08:24Sociale TEMA
Shifrat alarmante: Pse vdesin shqiptarët, e vërteta e dhimbshme

Një shqiptar ka gati dyfish shanse të vdesë prej sëmundjeve kardiovaskulare se mesatarja e botërore e vdekjeve.

Sipas të dhënave më të fundit të Our World in Data, për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58 shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare, 19 prej tumoreve, 4 prej diabetit, 3 prej sëmundjeve mendore, 1 prej infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes, 1 prej aksidenteve rrugore, dhe 10 prej shkaqeve të tjera.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Portali Our World in Data ka publikuar se cilat janë shkaqet kryesore të vdekjeve për vendet e të gjithë botës. Të dhënat e publikuara janë përpunuar nga Instituti për Vlerësim dhe Matje të Shëndetit.

Më shumë se 58% e vdekjeve në Shqipëri kishin si shkak sëmundjet kardiovaskulare, raporton Monitor.

Prej 1990 deri më në 2016-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara), pesha e vdekjeve e shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare është rritur me 18%.

Vdekjet nga kanceri kishin një peshë prej 19.65% në vdekjet totale në Shqipëri në 2016-n. Ndërkohë që sipas të dhënave të OBSH, të publikuara pak kohë më parë nga i njëjti portal, kanceri i aparatit respirator ishte ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve që vinin nga kanceri.

Skizofrenia, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, diabeti, infeksionet respiratore, sëmundjet e veshkave dhe sëmundjet e mëlçisë, përbëjnë rreth 16% të vdekjeve të tjera.

Vrasjet dhe vetëvrasjet kanë një peshë prej rreth 1%.

Për sa i përket 2016-s, vdekjet e shkaktuara prej sëmundjeve kardiovaskulare në të gjithë botën zinin një peshë prej 32% të totalit, thuajse dy herë më pak se në Shqipëri. Ndërsa vdekjet e shkaktuara nga kanceri kanë të njëjtën peshë.

3 komente në “Shifrat alarmante: Pse vdesin shqiptarët, e vërteta e dhimbshme në raport me botën”

  1. Zzzzzz says:

    PO PSE TE HUAJT U VERSULEN TE HAPNIN GJITHE ATO SPITALE?? ..SEPSE E MBOLLEN FAREN DHE TANI PO E KORRIN…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Dragani says:

    vazhdoni importoni drithera nga Serbia dhe Rusia, hekur radioaktiv nga Ukraina, sillni te gjitha mbeturinat e Europes gjoja per ti perpunuar, sillni kancerin Kurum ,ndertoni vetem me beton, digjni edhe shkateroni sa te mundeni edhe do shikojme (nqs) ku do perfundojme…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje