“Një qytet që po ndryshon dhe po zhvillohet”, e vlerësoi Tiranën kryetari i Bashkisë së Veronës, Federico Sboarina, i cili zhvilloi sot një takim të veçantë me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku diskutuan mundësinë e shtimit të bashkëpunimit mes dy qyteteve për projekte në çështjet e transportit publik dhe ndriçimit.
“E falenderoj Erionin që më ka mirëpritur në një mënyrë kaq speciale sepse edhe mikpritja është vlerë. Kam parë shumë gjëra, por mbi të gjitha ajo që më mbeti në mendje nga Tirana është një qytet në zhvillim. Një qytet që po rritet, po zhvillohet në mënyrë të rëndësishme. Nuk e njihja më parë, por ama kam parë foto shumë të bukura si ishte dhe si është tani, një qytet tërësisht i ndryshëm. Duam të jemi në sinergji me një kryeqytet si Tirana sepse të punuarit së bashku, do të thotë të rritemi bashkë; rritje për ju, rritje për ne. Kështu që, pajtohem me faktin se më e mira ende nuk ka ardhur”, tha kryebashkiaku i Veronës, Sboarina.
Në shenjë miqësie dhe bashkëpunimit mes dy qyteteve, Veliaj i dorëzoi homologut të tij italian “Çelësin e Qytetit”. Më pas, ata zhvilluan një vizitë edhe në Sheshin “Skënderbej”, i cili pas rikonceptimit, është kthyer në një hapësirë publike kushtuar qytetarëve. Veliaj dhe Sboarina mbollën në mënyrë simbolike edhe disa pemë.
“Pata nderin t’i dhuroj “Çelësin e Qytetit” të Tiranës Federicos, duke e siguruar se në Tiranë ka gjithmonë një derë të hapur, njerëz që e mirëpresin, siç e kanë mirëpritur këto 24 orët e fundit. Ne dhe Verona bëjmë shumë punë bashkë. Mundohemi të mësojmë nga më të mirët, sepse ata janë më të mirët me pastrimin. Kjo është arsyeja pse Tirana është sot më e pastër, falë bashkëpunimit që kemi me Veronën. Duam shumë që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe për çështje që kanë të bëjnë me kulturën, transportin publik dhe ndriçimin e qytetit”, tha Veliaj.
Ai vlerësoi marrëdhëniet mes dy bashkive për hartimin dhe zbatimin e një sërë projektesh të rëndësishme, ku Bashkia e Veronës ka një eksperiencë të rëndësishme.
“Në kohët moderne, kur ke një mik të mirë, ke një thesar. Për ne thesar është bashkëpunimi me Veronën, nga e cila po mësojmë se si mos ta shpikim edhe një herë rrotën, por të bëjmë gjërat që po funksionojnë më mirë në një qytet model perëndimor, për t’i zbatuar në Tiranë”, tha ai, teksa shtoi se së shpejti do të fillojnë disa projekte për transportin publik.
“Mezi pres që të fillojmë me disa projekte për transportin publik. E kam thënë edhe më parë: nëse kompanitë e transportit nuk na përgjigjen për të modernizuar flotën me
autobusë të gjelbër, atëherë sigurisht do të jemi gati. Ndaj sot diskutuam se si do të fillojmë me disa projekte konkrete, duke besuar gjithmonë se më e mira është përpara”, deklaroi Veliaj.
Z.Veliaj,vur rregull ne U.Kanalizime .Ju lutem lexoni letren e pensionistit botuar dje tek Tema.Ne ate leter-koment permblidhet e gjithe Saga e emigranteve me taksat dhe pagesat e ujit eshte turpi i Bashkise Tirane.Merreni vet ne dore ate rast,dhe brenda nje jave gjeni pergjegjegjsit e asaj qe thote pensionisti per sagen e djalit te tij emigrant.Ngrirja e kontrates me ujsjellsin duhet te zbatohet me kerkesen e pare te klientit.Procedura per kete nuk duhet te zgjat me shume se 24 ore.Situata e tille ,me ankesa te qytetareve me UK ju demton edhe juve si Kryetar I Bashkise dhe zeron punen tuaj te mire e te Bashkise ne teresi,vini kontroll mbi Drejtorine per Pritjen e Popullit dhe te tjerave drejtori rreth e rrotull Bashkise,te cilat tregojne burokraci fyese ndaj qytetarve.Faleminderit!
Lali kulla bej sa te duash por zyra e urbanistikes tende nuk na jep leje per te rregulluar nje cati qe pikon…. te lutem ver dore ke ajo zyre qe na sorollat