Artan Fuga: Universitetet private po kthehen prapë në kioska dhe piramida financiare

20 Shkurt 2018, 21:50Sociale TEMA

Akademiku Artan Fuga tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH 1, se 70-80 përqind e studentëve të tij nuk janë në degën që kanë dëshiruar të studiojnë.

Sipas profesor Fugës, kjo është një ndër pasojat e ligjit të arsimit të lartë.

“Ministria e Arsimit të vijë të bëjw një sondazh sociologjik për të parë sa nga studentët kanë ardhur atje me pëlqimin e tyre.

Mua më rezulton se 70-80 përqind nuk kanë ardhur në degën që duan”, tha Fuga.

Sa i përket alternativës së universiteteve private, Artan Fuga sheh një trajtim të pabarabartë.

“Ne kemi Ministrinë e Arsimit, që qytetarët e barabartë i shpërndanë që të marrin një shërbim të njëjtë, me çmime të ndryshme. Kjo shkatërron barazinë qytetare politike”, tha Fuga.

“Universitetet private po kthehen prapw nw kioska dhe piramida financiare”, shtoi Fuga.

Ndërsa zv.ministri i Arsimit, Ervin Demo tha se shpërndarja e studentëve sipas ligjit të miratuar dy vite më parë, bazohet në meritokraci.

“Ministria e Arsimit nuk i detyron studentët të shkojnë në universtietet private. Kapacitetet e universtiteteve publike në disa degë janë të atilla që nuk i përgjigjen kërkesës së studentëve, që dalin nga arsimi parauniversitar”, tha Demo në RTSH.

Por zv. ministri i Arsimit pranoi se shpërndarja e kuotave nëpër programet e studimit nuk përputhet me kërkesat e tregut.

“Kultura e kuotave nuk ka ndryshuar prej një dekade”, tha Demo, ndërsa shtoi se ligji i arsimit parashikon edhe rregullimin e tyre.

Ligji i Arsimit të Lartë u miratua në vitin 2015. Ai parashikonte nxjerrjen e akteve nënligjore brenda një periudhe 9 mujore, por ato kanë nisur të miratohen në fund të vitit të kaluar.

4 komente në “Artan Fuga: Universitetet private po kthehen prapë në kioska dhe piramida financiare”

  1. lavdosh says:

    Ky pseudo intyelektual thote budallalleqe, nje cdo dite.
    Dje ishte me bashkine per parkimet e rrugeve
    Sot me nje tjeter. Siaps profesor budaillait, nuk duhet te kete kuota, studentet te vene ne deget qe duan dhe qeveria te ofroje universitet pa porta dhe studentet te behen te gjithe ose avokate ose doktore. Ku do vene te gjithe keta? Po per profesionet e tjera cfare behet?

  2. Albi_I says:

    Mos ja shani Cilin ne publik Edi Rames se aty nuk fal!

  3. h says:

    Shume inteligjent ky profesori,si e kuptoi kaq shpejt.
    Akademik tjetri.

  4. FALSO says:

    Prej 20 vjetesh shiten vetem diploma falso.Po nuk u zgjidh ky problem shqiperine do ta drejtojne alfabetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje