Një ofertë për pushtet dhe karrierë në këmbim të mbylljes së një çështjeje ku përfshihet gruaja e kryeministrit.
Një bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, dyshohet se i ka ofruar një gjykatëseje postin e prokurorit të përgjithshëm.
Kjo, me kushtin që të mbyllte çështjen në ngarkim të gruas së kryeministrit, Sara Netanjahu (në foto), e cila akuzohet se i ka vënë fondet publike në shërbim të familjarëve të saj.
Sipas mediave vendase, Nir Hefetz, ish-zëdhënës i Netanjahut, i ka ofruar gjykatëses Hila Gerstl pozicionin e kryeprokurorit, me kushtin që ajo ta përdorë këtë post për të penguar procedurat e mundshme ligjore ndaj çiftit Netanjahu për përdorimin e fondeve publike për interesa private.
Detajet e përfshirjes së Hefetz u zbuluan të martën në mëngjes nga gazetari Ben Caspit në Maariv dhe u konfirmuan pjesërisht nga Policia e Izraelit, e cila deklaroi se Gerstl kishte dëshmuar për këtë çështje – si dëshmitare dhe jo si e dyshuar.
Në atë kohë (viti 2015) Gerstl ishte një kandidate kryesore për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Asaj i është përcjellë kjo ofertë nëpërmjet një bashkëpunëtori të saj, Eli Kamir, një ish-gazetar që vazhdoi të ishte një konsulent strategjik në emër të një numri të madh politikanësh dhe biznesesh.
Gerstl në atë kohë e refuzoi ofertën, por nuk e njoftoi kurrë policinë apo prokurorinë për këtë përpjekje.
Në atë kohë, ajo ishte në garë me dy juristë të tjerë për këtë post.
Judge Ofer Grosskopf, tani kandidat për në Gjykatën e Lartë dhe Mendelblit, i cili është aktualisht prokuror i Përgjithshëm.
I pyetur nga Haaretz nëse edhe ai e ka marrë një propozim të tillë, Mendelblit u përgjigj negativisht.
Sara Netanjahu u padit në shtator 2017 për mashtrim dhe abuzim me fondet shtetërore.
Rasti në fjalë ka të bëjë me punësimin e një kuzhinieri dhe kujdestari për babain e saj.
Rrogat e dy punonjësve dhe shpenzimet ushqimore janë përballuar nga fondet shtetërore.
Haaretz – Përgatiti: Gazmira Sokoli
Paska ma kec se na Shqipni. Kot ankohemi na. Lum na per Kryminster qa kemi, as me fshehje off -shore as me droge nuk merret.
Izrailitet duhet t’marrin shembull nga na. Skena na nevoje per Veting por bota perreth nesh e korruptume.
Kur ne Izrael qe ka shtet po ne vendin e krimit Shqiperi?
Po c’ deshet aq larg? Kete e ka bere tek ne Sllobodanke Berisha. Apo si te zgjuar qe jeni beni analogji qe ne ta kuptojme vete.
ESHTE SISTEMI I KORRUPSIONIT..! CDO TE THOTE “EKONOMI E TREGUT ” APO “INISIATIVA E LIRE “..?! PERGJIGJA = “DJALL ME BRIRE ..! NE ,POPULLI I THJESHTE , DUAM TE VERTETEN E HAJDUTLLEQEVE , BATAKCILLEQEVE NE VEND ..! JETA ESHTE E SHKURTER ,PRANDAJ DUHET TE QEVERISET NGA NJEREZ TE MEDHENJ NGA SHPIRTI .
Premtime propozime vështrim kritik munges pacience
Por Saliu ka nje cerek shekulli,qe e ka aplikuar kete skeme…..i fundit Llalla ,e vuri k/prokuror ,vetem mos “ngacmonin”familjen Berisha ,per te gjithe te keqijat qe ka bere dhe qe ende po ben.