Një ndryshim ligjor në Turqi mund të sjellë dënimin me burg për ata që tradhtojnë partnerin/ren.
Një propozim i tillë është bërë për herë të parë para disa viteve, por është rikthyer sërish nga presidenti Erdogan.
Partia e tij, AKP, e hodhi këtë ide në vitin 2004.
Sipas ndryshimeve të propozuara, tradhtia bashkëshortore apo seksi jashtë martesës duhej të dënoheshin me 3 vjet burg.
Në atë kohë, në vend pati shumë kundërshime, ndërsa zyrtarë europianë thanë se kjo do t’ia pakësonte Turqisë shanset për t’u afruar me BE-në.
Por ky ligj u rikthye në vëmendje sërish dje, kur presidenti Erdogan foli para gazetarëve në përfundim të një takimi parlamentar.
“Mendoj se është koha për ta diskutuar sërish çështjen e tradhtisë bashkëshortore. Shoqëria jonë sot është në një tjetër pozicion përsa u përket vlerave të moralit”, tha ai.
“Është autokritikë. Më duhet të pranoj se në procesin me BE-në kemi bërë një gabim.
Tani ne duhet të shohim krijimin e një rregulloreje për tradhtinë bashkëshortore dhe ndoshta edhe ta marrim në konsideratë së bashku me çështje si ngacmimi seksual apo të tjera”, tha Erdogan.
Turqia është ende vend kandidat për t’u bërë anëtare e BE-së.
Por bisedimet për pranimin e saj kanë ngrirë për shkak të arrestimevedhe largimit nga puna të qindra zyrtarëve që pasuan grushtin e dështuar të shtetit në 2016-n.
Qeveria turke e ka cilësuar këtë një zvarritje të qëllimshme dhe ndërkohë ka nisur të diskutojë ndryshimin e disa ligjeve që bien ndesh me parimet e BE-së.
Një prej tyre është edhe rikthimi i dënimit me vdekje, për të cilin Erdogan ka thënë se shumë shpejt mund të nisin ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
Turqia e ka hequr dënimin me vdekje në vitin 2004, në kuadër të një sërë masash me të cilat synonte t’i afrohej anëtarësimit në BE.
Tradhtia bashkëshortore ka qenë e ndaluar në Turqi deri në 1996, kur Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi ligjin pasi e cilësoi të padrejtë ndaj femrave, sepse për këto të fundit mjaftonte një rast tradhtie, ndërsa për meshkujt duheshin siguruar prova të një marrëdhënieje të gjatë jashtë martesës.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
“republike laike”
Bravo nuk eshte Normale tradhetia bashkeshortore ,Nena e Femijeve te shkoj te palohet me Zezak sic ndodh ne Europen Pedere.
Shume mire ben.
Gjeja dhe ligji me i mire per te mbajtur ne linje moralin familjar.
sa per keta kozmopolitet shqipfoles, e kemi pare mire keto 27 vite si kane c punet… jane shumfishuar tradhetite bashkeshortore dhe divorcet si asnjehere me pare.
O
O loku po babai sipas teje te vej me kete te doj. Sa shqipetar kan len grat the femijet rrugeve te perendimit, apo ata jan buurra dhe per ta eshte ndryshe.