Një person i panjohur ka hedhur një pajisje shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë.
Sulmi ndodhi në orët e para të ditës së sotme.
Lajmin e bën të ditur qeveria e Malit të zi përmes një postimi në Tuitter.
“Një person i panjohur bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese. Para kësaj, ai person hodhi një pajisje shpërthyese nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.
Dyshohet se mjeti shpërthyes i hedhur drejt ambasadës ka qenë granatë.
Nënsekretari amerikan për diplomacinë publike dhe çështjet publike, Steve Goldstein, tha se askush në ambasadë nuk u plagos, raporton New York Times.
Ambasada i paralajmëroi shtetasit amerikanë që të qëndrojnë larg deri në njoftimin e radhës.
“Ambasada e SHBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e saj zyrtare.
Mali i Zi i është bashkuar NATO-s vitin e kaluar, duke zemëruar qytetarët pro-rusë atje dhe gjetkë në Ballkan.(TemA TV)
ktij terrori anti amerikan, i vjen era ortodoks terrore,apo musliman terrore.
rrnofte usa dhe denokracia shqiptaro-enrikano-evripiane katolike.
ktij terrori anti amerikan, i vjen era ortodoks terrore,apo musliman terrore.
rrnofte usa dhe demokracia shqiptaro-amerikano-evripiane katolike.
Po more po, justifikimi ne majen e gjuhes me “pro-ruset e zemeruar” !!!!! Sa per rreth 1000 xhihadista nga Ballkani as qe behet llaf!!! Qe 200 prej tyre jane vrare ne Siri e Irak, perseri asgje!!! Qe 400 prej tyre vazhdojne te luftojne per IS-in ne Lindjen e Mesme, sigurisht qe jo!!! Qe 300 prej tyre jane kthyher ne Ballkan (Shqiperi, Kosove, Bosnje, FYROM, etj), nuk ndiheni!!!! Qe 13 xhihadista jane nga Mali i Zi, perseri e kaloni ne heshtje!!!! Po qe shumica e tyre jane shqipefoles, nuk e ve ne dyshim askush qe kamikazi ne fjale mund te jete i se njejtes race?