Avokati Saimir Vishaj deklaroi ditën e djeshme se dorëheqja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga sistemi i drejtësisë dhe ndërprerja e procesit të vetingut për të, janë të ligjshme.
Vishaj u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese prevalon mbi ligjin në këtë rast, duke i dhënë të drejtë çdo gjyqtari ose prokurori që të paraqesë dorëheqjen e tij, edhe pse mund të ketë nisur procesi i vetingut.
“Për aq kohë sa është në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët edhe qoftë një ditë përpara mbarimit të hetimit ndaj tyre kanë të drejtë të heqin dorë nga funksionet e tyre.
Në momentin që heqin dorë, hetimi ndaj tyre ndërpritet. Kjo gjë vjen si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Saimir Vishaj për “Sot”.
Por nga ana tjetër, ai i bëri thirrje politikës shqiptare që të mblidhen sa më shpejt në mënyrë që ta ndryshojnë këtë nen të Gjykatës Kushtetuese që u jep të drejtë emrave të drejtësisë të dorëhiqen.
“Kjo do të thotë se Parlamenti duhet të mblidhet urgjentisht për të ndryshuar diçka ose këtë dispozitë të Kushtetueses dhe të reformës në drejtësi sepse për aq kohë është vendim i Gjykatës Kushtetuese, është akt normativ, është akt ligjor ai”, theksoi per “Sot” kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë.
Avokati Saimir Vishaj vijoi më tej duke u shprehur se pavarësisht se emra të njohur të drejtësisë shqiptare kanë paraqitur dorëheqjen, sërish për ta mund të nisë një hetim penal nëse konstatohen shkelje ligjore.
Duke marrë si shembuj rastin e Adriatik Llallës, të Xhezair Zaganjorit apo atë të Bashkim Dedjes, Vishaj nënvizoi se të gjithë mund të jenë subjekt hetimi të Gjykatës së Krimeve të Rënda në rast se dyshohen për lidhje me korrupsionin, për pastrim produktesh ose edhe për shpërdorim detyre.
Kete s’e marre vesh une: dorehiqet gjyqtari dhe nderpritet çdo lloj hetimi per te! Edhe po ka bere krim eshte nje kriminel i falur. Prandaj te gjtihe gjyqtaret qe kane vjedhur, ti fusin dhe ndonje vrasje per ndonje qe kane inat dhe te dorehiqen. Ky eshte shteti ligjor shqiptar?!
Flitete per pasurine qe kemi vene duke ju vjedhur ju, jo per krime te tjera. A mkupton ti or ti?