Vazhdimisht votimi ishte shtyrë – nën presionin e Rusisë. Tani Këshilli i Sigurimit, forumi më i lartë i OKB-së ra dakord. Nëse rezoluta do të zbatohet vërtetë, kjo është e hapur.
Këshilli i Sigurimit në OKB përmes rezolutës kërkon një armëpushim për të paktën 30 ditë në Siri. Pas një rezistence fillestare të Rusisë të 15 anëtarët në Nju Jork votuan njëzëri pro rezolutës. Rezoluta megjithatë nuk përmban asnjë mjet presioni të detyrueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare për zbatimin e armëpushimit.
Në vendim thuhet, se armëpushimi duhet të nisë pa vonesë. Me këtë duhet të mundësohen ndërt të tjera furnizimet me ndihma dhe mbështetja mjekësore.
Përpjekjet e deritanishme, për të rënë dakord për projektrezolutën e paraqitur nga Suedia dhe Kuvajti, dështuan disa herë prej rezistencës së Rusisë. Fuqia me të drejtë vetoje është aleatja më e rëndësishme e sundimtarit sirian Bashar al-Asad.
Një ndër seritë më të tmerrshme të sulmeve
Para mbledhjes së re të forumit më të lartë të OKB-së forcat qeveritare vazhduan sulmet e ashpra ndaj rajonit të rrethuar Ghuta lindore.
Gjatë një serire sulmesh dhe goditjeve nga ajri me të paktën 140 predha në rajon kanë gjetur vdekjen të paktën 32 civilë, njofton qendra siriane e vëzhgimit për të drejtat e njeriut. Këto të dhëna nuk mund të verifikohen prej burimeve të pavarura.
Kjo zonë në afërsi të Damaskut po përpjeton sulmet më të rënda qysh nga fillimi i luftës civile para gati shtatë vjetësh në Siri. Brenda një jave janë vrarë 500 civilë, ndër ta mbi 100 fëmijë, sikurse njofton qendra e vëzhgimit. Mbi 2200 vetë janë plagosur.
Edhe avionë luftarakë rusë në përdorim
Një drejtues i rebelëve i tha agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, se kanë flutuar edhe avionë luftarakë rusë. Helikopterët e qeverisë siriane kanë hedhur bomba fuҁi mbi Ghuta dhe si rjedhojë kanë shkaktuar dëme të rënda nëpër ndërtesa. Ndihëmsit venë në dukje, se bombardimet e rënda e vështirësojnë aksesin tek të plagosurit.
Nga ana tjetër rebelët nga zona të ndryshme të Ghutas lindore kanë sulmuar kryeqytetin Damask, venë në dukje aktivisttët e të drejtave të njeirut. Ghuta lindore ndërkohë kontrollohet prej grupimeve radikale islamike dhe një dege të rrjetit terrorist Al-Kaida.
OKB-ja prej kohësh ka insistuar për një armëpushim për Ghutan lindore, në të cilën janë izoluar rreth 400.000 njerëz, që kanë nevojë urgjente për ushqime.
Trupat qeveritare të Sirisë e kanë rrethuar këtë zonë që në vitin 2013 – situata humanitare është dramatike, sipas ndihmësve.
Njerëzit kërkojnë strehim nëpër qilarë për t’u mbrojtur nga bombardimet. Sipas organizatës Mjekë pa Kufij disa spitale janë sulmuar, dhe janë shkatërruar tërësisht ose pjesërisht. Grupet e ndryshme të rebelëve në Ghutan lindore dominohen nga islamistët.
Tërheqja e rreth 600 luftëtarëve të degës së rrjetit terrorist Al-Kaida nga ky territor, sipas qendrës së vëzhgimit, është penguar nga pala ruse. Opozita siriane e akuzon Moskën, se përdor ekstremistët si pretekst për të kryer sulme ndaj rajonit.(DW)
S’do respektohet nga Turku