Nuk është vetëm Olesia. Njoh tri shoqe të saj

27 Shkurt 2018, 11:04Sociale TEMA

Nga Luna Ruvina

Mashtrim romantik ose mashtrim përmes konfidencialitetit e quan FBI-ja skemën e përdorur nga persona që pasi njihen e krijojnë besim tek ‘viktima’ e studiuar paraprakisht me detaje, arrijnë t’i marrin kësaj të fundit shuma të mëdha parash në këmbim të premtimit për t’ia kthyer.

Po këtu tek ne si quhet? Sikur nuk më ka zënë veshi ndonjë emërtim specifik për këtë lloj zhvatjeje, por ndoshta duhet.

Unë vete di tre raste femrash që shpenzojnë dukshëm shumë më shumë se sa mund t’u lejojnë të ardhurat.

Që të treja njihen në shoqëri për blerjet super të shtrenjta.

Që të treja marrin borxhe, duke i kërkuar për ndonjë ndërhyrje mjekësore ose për ndonjë blerje të çmendur që ty arrijnë të ta shesin për diçka ‘shumë urgjente dhe të domosdoshme”.

Borxhi nuk kthehet kurrë, por bëhet pjesë e piramidës. Ato nuk e kanë problem të përballen me borxhdhënësin.

Përkundrazi, është ky i/e fundit që vihet në një pozitë aq të sikletshme sa arrin edhe të mendojë t’ia falë e madje të mos ia përmend hiç.

Po edhe sikur t’ia përmendë, ato e kanë gati përgjigjen, të cilën ta japin pa iu dridhur qerpiku.

Në të tre rastet e mësipërme, protagonistet janë vëzhguese të jashtëzakonshme të presë së tyre.

Ato shfrytëzojnë çdo informacion të mundshëm për t’ia njohur ndjeshmëritë viktimës dhe gjejnë mënyrën dhe kohën më të përshtatshme për t’i kërkuar para borxh.

Kjo e fundit ia jep, se i duket sikur del nga natyra e vet përndryshe.

Unë vetë jam habitur shumë nga këto raste, por mesa duket, s’qenkam vetëm.

Probabiliteti që të më ndodhë mua apo ty mund të jetë shumë i vogël, por prapëseprapë, njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm.

Po edhe ca informacion nga agjencitë që i studiojnë këto vepra, nuk do ishte keq, siç bën për shembull FBI.

Ajo publikon raste, përmes së cilave publiku njihet me fenomene të pazakonta, madje edhe numër telefoni për ata që duan të kontaktojnë si për këshillim, parandalim, apo raportim.(Dritare.net)

7 komente në “Nuk është vetëm Olesia. Njoh tri shoqe të saj”

  1. K. F says:

    Kush qenkan keto moj?

  2. Moni says:

    Bravo…..se kuptova cfare doje te thoje?? Po na thua qe ka mashtrusa ne kete bote dhe dihet me u rujt
    Flm

  3. Ledio says:

    Nuk keni nevoje ti telefoni FBI se po ju a jap une ca keshilla , sigurisht te lexuara edhe te pervetesuara vone ne jeten time.
    1-Mos jepni para hua. Nqs i jepni , pregatituni psikologjikisht edhe financiarisht te humbisni edhe miqesine edhe leket.
    2-Rregulli Nr 1 me leket eshte : Mundohuni mos te humbisni para. Edhe rregulli Nr 2 : Lexo edhe zbato rregullin Nr 1.
    3- Nqs te ofrohet/premtohet dicka qe te duket shume joshese per te qene e mundur , gjithone rrefuzoje.Edhe ne kete aspekt eshte edhe keshilla e fundit: Kurdohere kur te kerkojne dicka edhe te kerkojne nje pergjigje ne monent, gjithmone u thuaj JO.
    Marrja e nje vendimi positive ose negativ kerkon arsyetim, edhe llogjika gjithmon vepron me me vonese se sa instiktet e momentit. Per kete arsye nje JO ose nje kerkese per me shume kohe , do te ulte shancet qe ju/une/ne te marrim nje vendim te gabuar. Me nje fjale gjithmon jepi vetes kohe edhe kerko nje keshille/mendim nga njerez te tjere, vecanerisht nga ata qe jane te specializuar edhe nuk kane interesa ne vendimarjet tuaja.

  4. Asd says:

    Thuaj emrat qe te ruhemi.

  5. Manushaqe says:

    Vetem Olesia Duken ,mos ma ngacmoni,,se I ka hallall ,,,,,,,,,
    Njeriu nuk ja ka mare me dhune ,,,,,
    Ata qe ja kane dhene ,I kane pasur teper,ose kane shpresuar per dicka tjeter ne kembim,,,,,
    Ju kam thene dhe po ju a persrit ,
    – Qe nuk me beri Zoti kaq te bukur ,pa po mos I zhvishnja lakuriq dhe tja u beja TASQEBAP ,bolet ketyre kollovareve po mos me thencin SHAQE BUKURANIA E FSHATIT TIM,,,,,
    Po cte bej ngela ketu tek stani im dhe kam nje jete tere qe vi era dhi dhe lope,,,,,,,
    Nuk e di kur do jete.ajo dite qe ta takoj njehere kete bukuri,qe te mesoje dhe mua.se nuk I dihet gjej dhe une nga keta lloj kollovaresh,,,,,,,,
    Une denoj.Griden qe tallet me leket e taksapagusve, por Olesia e ka hallall,,,,,,,
    Me respekt.e juaja.Manushaqe Gryka Topit,,,,,

  6. Blow job says:

    U njof 4.
    Po shkruj nji artikull por s’di a do ma botojne

  7. Ferdiu says:

    ky eshte ndonje Kapitull i shkeputur nga libri :Te jesh KURVE klasi ne republiken e PROSTITUCIONIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje