33 furra gëlqereje në malin e Krujës do të mbyllen

26 Shkurt 2018, 19:02Sociale TEMA

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte i pranishëm në shkatërrimin e të parës furrë në Borizanë, zonë ku janë inspektuar edhe disa furra të tjera.

Ministri Klosi theksoi se ky është vetëm aksioni i parë për të ndaluar më tej të gjithë shfrytëzimin barbar të malit. Ministri paralajmëroi se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo që tenton ta shkelë atë.

“Sot jemi për të shkatërruar këtë furrë, por nëse do të tentojnë të rihapet, do të ketë ndëshkime të ashpra”,  tha Klosi duke shtuar se “në këtë gropë bëhen bashkë disa krime mjedisore, të cilat duhen goditur që në gjenezën e tyre”, – tha ministri duke konstatuar nga afër mbetjet e makinave dhe fabrikave të fasonëve që përdoreshin për djegie.

Ministri Klosi bëri me dije se gjatë muajit mars do të ndërmerren disa aksione për të evidentuar problematika të tjera mjedisore, përfshirë këtu edhe ndotjen e lumenjve.

1 komente në “33 furra gëlqereje në malin e Krujës do të mbyllen”

  1. Jimi says:

    Dengla! Sa here i keni mbyllur dhe ata sa ktheni ju krahet i hapin perseri! Duket se : Ju ka cu nana me la gojen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje