Politika i është bashkuar dhimbjes së familjes Preka, në Velipojë, ku një javë më parë një aksident tragjik iu mori jetën babait dhe tre fëmijëve, duke lënë të plagosur rëndë nënën e tyre.
Këtë të diel, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka vizituar familjen Preka, ku iu ka shprehur ngushëllime të afërmeve të viktimave.
“Dhimbja është e madhe”, është shprehu Bushati, teksa shoqërohej nga deputeti i Shkodrës, Luan Harusha.
Gjithashtu, te familja Preka kanë shkuar dhe deputetët e djathtë, të shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.
Ky i fundit, së bashku me deputetët e PD në Shkodër dhe drejtuesit vendor të këtij qarku, kanë ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e viktimave të aksidentit tragjik.
“Lusim pushtetin lokal t’i qëndrojë afër kësaj familjeje. Shpresoj që organet e drejtësisë do të zbardhin të plotë sa më shpejt ngjarjen”, tha Spaho në emër të PD.
Si te cendrojne prane familjes kur familja nuk eksiston me apo pushteti lokal te shkoje tek varrezat
Disa vota më pak në zgjedhjet e ardhshme