Të gjithë shqiptarët që kanë jetuar e punuar në Itali mund të përfitojnë pension nga shteti fqinj, në momentin që plotësojnë kriteret e nevojshme.
Sipas ligjit italian, në momentin kur personi merr vendimin për t’u riatdhesuar përfundimisht në Shqipëri, atëherë mund të marrë pension, bazuar në dy mënyrat e përllogaritjes sipas sistemit kontributiv dhe atij retributiv.
Mosha 66 vjeç e 7 muaj është kushti i parë për të përfituar pension, ndërsa kriteri i dytë është minimum 5 vite kontribute. Ndërkaq, punonjësit e siguruar deri në datën 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se mund të plotësojnë të paktën 20 vjet kontribute dhe punonjësit e siguruar pas datës 31.12.1995, kanë të drejtën e daljes në pension në qoftë se ata mund të kenë jo më pak se 5 vjet kontribute dhe e përfitojnë pensionin në moshën 70 vjeç.
Por në rast se kandidati është regjistruar pranë INPS dhe ka paguar kontribute mbas datës 01.01.1996, në rast se merr statusin e të riatdhesuarit, përfiton pension me moshat zyrtare të daljes në pension në Itali, pa qenë domosdoshmëria e plotësimit të moshës 70 vjeç, me jo më pak se 5 vite kontributive. Aktualisht, mosha e daljes në pension për burrat është 66 vite e 7 muaj.
Aktualisht janë rreth mbi 500 mijë emigrantë në Itali. Nënshkrimi i një marrëveshjeje bilaterale me shtetin fqinj do të sillte edhe më shumë përfitime për emigrantët shqiptarë, sepse do të mundësonte llogaritjen e viteve të kontributeve në të dy vendet. Ndërkaq po punohet për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje në mënyrë që edhe ata emigrantë që kanë punuar në të dyja vendet, e jetojnë në Itali, të mund të përfitojnë pension, pa qenë e nevojshme të riatdhesohen. Së shpejti pritet që Shqipëria të finalizojë marrëveshjet me Italinë dhe Greqinë pasi në këto dy vende jeton dhe punon numri më i madh i emigrantëve shqiptarë.(GSH)
idiote! gjithmone ka qene ky ligj. kazan mediatik!
eshte shum e vertete ,une i kam mbaruar dekumentat,me erdhi leter ne dy gjuhe shqip gjermanisht kjo vjen mbas kerkeses ne zyren e punes pasi ke shkruar te letra te dhenat e tua i cojne ne shqiperi dhe atje nuk i vertisin ,ne vete vetem plotesojme letren te tjerat i bejne vete te pyesin ku teta japin pensionin ne shqiperi apo ku jeton. ju them caqe kerkojne qiqera ne elle nga edi cfar beri saliu as gje asnjeri sguxone ti kethente fjale se shikonte pa deshiren e tij filmin LULEKUQET MBI MUR REGJIZOR LULI
Ky lajm jepet vetem per ti ngritur vlerat qeverise, se ka pes vjet qe perserisin po te njejtin lajm,
Sipas “ligjit italian”…!? A ka nje date, nje numer referimi ky ligj o gazetar klikimesh ? Apo ashtu kot,hajt te plotesojme gazeten per sot e mbase marim ndonje klikim ! Misioni uuaj eshte informimi i publikut apo te shtyni diten ?!
PO nuk u bashkuan vitet e punes nuk keni bere gje ( Flase per ITALINE) edhe sikur te japim 10 vite SHQIPTARE ME 5 ITALIANE nuk eshte keq,se e dime qe politikanet SHQIPTARE gjithmone qendrojne inferiore karshi kolegeve te huaj ,dhe sidomos tani qe shume ITALIANE punojne ne SHqiperi duhet perfituar per nje obsion te ri, un jam 63 vjeç vazhdoj te punoj ne ITALI si shtetas i ri ITALIAN me moshe te vjeter me duhen se sben 20 vjet te mare pension minimo qe une si kam per shkak te krizes ,kur ne SHQIPERI kam 22 vjet ,sa nuk eshte vone mundet te behet diçka,FALEMINDERIT nga TOL FRANCEZI VLORE.
Une kam 33 vite ne shqiperi dhe 16 ne itali. Jam 69 vjec dhe punoj akoma. Si behet
Cosa cambia con accordo bilaterali per emigranti albanesi che vivono in Italia? Se un albanese ha 10 anni di lavoro in Albania e 15 in Italia può prendere pensione in Italia, quando? E quale sarebbe la somma? Ogni stato paga la sua parte??