Qytetarët pro ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar

23 Shkurt 2018, 18:15Sociale TEMA
Qytetarët pro ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar

Ideja për të ndërtuar një Teatër të Ri Kombëtar është mirëpritur nga shumë qytetarë të cilët argumentojnë se ai është mëse i nevojshëm, pasi godina aktuale nuk plotëson asnjë prej kushteve që kërkohen për të dhënë një shfaqje.

Të pyetur nga TCH, qytetarët mendojnë se është e nevojshme një fytyrë e re për Teatrin Kombëtar.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha një ditë më parë se projekti i shumëpërfolur për Teatrin e ri Kombëtar nuk do të ketë kulla. Sipas Veliajt, godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar sipas raporteve të ekspertëve italianë nuk ka asnjë vlerë monumentale. “Ne jemi sot në një faze ku kemi marrë një kërkesë, kemi marrë një ofertë për t’u siguruar që ne të kemi një teatër pa kullë, një teatër modern, një teatër që largohet nga tallashi, algat dhe shkrepset skarco me të cilat janë bërë panelet populiste”, tha Veliaj.

Sipas studimit të kryer nga ekspertët italianë, qëllimi i ndërtimit të kësaj godine që në vitin 1938 ka qenë shfrytëzimi për arsye argëtimi dhe aktivitete sportive. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo shërbeu si një hapësirë polifunksionale, duke pasur një pishinë, fusha sportive, restorant etj.

“Një vepër në gjendje të “përbënte një qendër tërheqjeje dhe takimi, dhe gjithçka në një impostim të shëndetshëm kryesisht sportiv”, ashtu siç pohohet në relacionin teknik të projektit të dërguar nga drejtori i Ndërmarrjes Pater në adrese të Ciano-s në shtatorin e 1938- ës.Rrethi u realizua me një sistem ndërtimor eksperimental që duhet inkuadruar në një kontekst më të gjerë përvojash në periudhën midis dy luftërave në mbarë Europën, sidomos në kampet e ndërtesave për banim, për industrinë, ndërtimet jetëshkurtra, që parashikonin përdorimin e drurit si material kryesor ndërtimi, me një vëmendje të posaçme ndaj kufizimit të kostove dhe kohëzgjatjes së produkteve. Studimi shkencor sqaron se për shkak të nevojës për të minimizuar kostot, edhe për ndërtimin e kësaj godine që kishte qëllim tjetër, janë përdorur materiale me kosto të ulët, madje materiale skarco, si tallash e alga deti.

Cilësia e dobët e ndërtuar si dhe amortizimi prej 80 vitesh kanë bërë që godina aktuale e Teatrit Kombëtar të mos ofrojë asnjë kusht minimal për aktorët dhe publikun. Para disa vitesh muret dhe dyshemeja do të pësonin edhe të çara, shenja që dallohen dukshëm edhe sot.

Por çfarë mendojnë konkretisht qytetarët të pyetur nga TCH?

Qytetare 1: “Të bëhet diçka e re, e bukur, e madhe, e bollshme, pa lidhje me bizneset. Pse mos të ishte një ndërtesë vetëm për teatrin?”

Qytetare 2: Të rregullohet aty ku është edhe kaq”.

Qytetar 3: “Të bëhet sa më i mirë”

Qytetar 4: “Të bëhet teatër i ri”

Qytetare 5: “Kënaqësi të shikosh gjëra të reja”.

Qytetar 5: “Le të bëhet godina, por të ndërtohet siç është”

Qytetare 6: “E dinë qeveritarët, ne nuk dimë gjë.

Qytetare 7: “Gjëja më e mirë që ekziston të bëhet teatri”

1 komente në “Qytetarët pro ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar”

  1. aktori says:

    Eshte e turpshme per ata qe i dalin ne mbrojtje nje godine karikatine si kjo e teatrit.Ky eshte nje turp ne mes te Tiranes,o pseudoaktore qe ju ka zene syte politika shikoni OPERAN si po behet shikoni teatrot ne disa rrethe shikoni stadjumin o plera aktore qe su njef njeri per aktore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje