Veliaj: Ja diferenca e lejeve të ndërtimit mes meje dhe Bashës

22 Shkurt 2018, 23:29Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se gjatë këtyre tre viteve janë dhënë shumë më pak leje se sa në kohën kur Lulzim Basha ishte në krye të Bashkisë.

“Leje ndërtimi në bashkinë e Tiranës quhet çdo objekt që kërkon nga bashkia autorizim për të bërë një ngrehinë, ngrehinë pra për të ndërtuar diçka.

Në qoftë se me kryetarin e bashkisë së kaluar ne kemi pasur 90 leje për pallate në një vit, ne në tre vite kemi pasur vetëm 73.

Po I marr me radhë të gjithë treguesit, në qoftë se në bashkinë Basha punohej vetëm me 65 arkitektë, në bashkinë e re punohet me 113.

Automatikisht nënkupton pluralizimin të atyre që sjellin projekte në bashki”, tha Veliaj.

Në këto tre vite janë dhënë gjithsej 550 000 m2 ndërtim mbi tokë në të gjithë Tiranën e madhe sëbashku me ish-komunat e shtuara sëfundmi.

Ndërkohë që Basha në vetëm 1 vit, vetëm në Tiranën e vogël dha 770000 m2 ndërtim.

4 komente në “Veliaj: Ja diferenca e lejeve të ndërtimit mes meje dhe Bashës”

  1. Pluton Investor shpk Pastrim parash says:

    Dhe Ornela Liperi e Monitorit doli nje cope idiote e pashembull.
    Ka shume gjasa qe vellezerit Leka, pronaret e Media Union shpk qe boton Monitorin, ta detyrojne Ornelen te jape doreheqje shume shpejt.
    Besoj gjithashtu se deklarata e Orneles se une jam ze i pavarur dhe nuk perfaqsoj interesat e Union Grupit do marre ndeshkim, pervec se do behet objekt batutash per gafen e 168 lejeve te ndertimit qe paraqiti ne grafik.
    Ndersa PD nuk do e fale faktin qe ishte pikerisht Ornela e Monitorit qe e beri Erionin te dukej engjell ne syte e shqiptareve.

  2. lushi says:

    AMANI MORE SHOKE , U KAM XHAN VETEM THOJINI KETIJ KAQOLI TE MOS DALE NE KETE MENYRE NE FOTO , SE NA NGJALLI HITLERIN HOLLANDES……….

  3. Ti says:

    MOs u merni me gazetarin se late nam… gjithnje pushteti i sulet gazetarit. Ato qe tha ajo cupa nuk jane pa gje. O popull verini men…!!!!!!

  4. Andi says:

    Veliaj nuk i kthente dot pergjigje O. Liperit dhe zgjodhi tekniken e ofendimit dhe berjen e zhurmuesit. Foli 1 ore dhe nuk iu pergjigj pyetjes. Tregoi nje arrogance si mentori i tij! Perfundimisht po vazhdon punen e keqe te Rames me ndertime pa fund ne qender te Tiranes. Nuk kane lene nje shesh. Jep ca argumente te pambeshtetura – Ka mungese hotelesh ne Tirane. Nese do kishte mungese hotelesh nuk do ikte Sheratoni, por do zgjerohej. Por e kane marre keta gangteret ne dore dhe po i bejne monopol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje