Muç Nano: E kam kompleks emrin, njerëzit mendonin se ky ishte pseudonim. Madje më mori në telefon dhe Ramiz Alia. Sot mund të isha Fatos Nano…

22 Shkurt 2018, 19:20Sociale TEMA

Mustafa Nano ka qenë i ftuar këtë pasdite te “Rudina” në TV Klan.

Ndër të tjera, ai rrëfeu fillimet e karrierës së tij.

Gjatë emisionit Nano po ashtu tregoi edhe një nga pengjet që ka mbetur në karrierën e tij.

Kur nisa të shkruaja isha 37 vjeç dhe ishte një moshë e mirë.

Në atë moment vendosa të shfaqem vetëm me emër, por pastaj u përhapën televizionet dhe më vinin ftesa të ndryshme, dhe unë nuk i rezistova dot.

Ky është një nga pengjet që kam, do kisha ngelur vetëm si emër, Mustafa Nano.

Dhe për më tepër fillimisht emri im duket si i sajuar, sepse Nano ngjan si mbiemër i krishterë, ndërkohë emri është mysliman dhe e merrnin për pseudonim njerëzit.

Madje edhe Ramiz Alia, që ka qenë një nga të parët që më ka bërë një telefonatë dhe më pyeti: Emër i vërtetë është ky?

Pra, nuk e besonte njeri.

Historia e emrit është që kam ngjallur gjyshin.

Fillimisht mamaja ime bashkë me babain kishin menduar emrin Fatos dhe unë do isha Fatos Nano, do kishim dy Fatos Nano.

Pastaj gjyshja kishte emrin e burrit dhe të babait Mustafa dhe kërkonte me këmbëngulje t’iu bëhej një homazh.

Mamaja ime nuk donte, por babai im vendosi të mos ia prishte nënës.

Unë kam një raport shumë të keq me emrin dhe dikur kam menduar ta ndryshoj, por tani të gjithë e dinë që jam ky.

Këtë e kam menduar kur fillova të shkruaja.

Shoqja ime më thotë gjithmonë: Një nga elementët e sharmit tënd qëndron tek emri.

Unë kam patur më shumë kompleksin e prezantimit me këtë emër jashtë, por jam pritur mirë.

Emri Mustafa ka patur efekte të mira, por nuk më ngjit”, tha Nano.

5 komente në “Muç Nano: E kam kompleks emrin, njerëzit mendonin se ky ishte pseudonim. Madje më mori në telefon dhe Ramiz Alia. Sot mund të isha Fatos Nano…”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    historia e nje ………..mucoje!

  2. Zoi says:

    Mbiemri tingellon shkelqyeshem por emri qe ju trasheguat z. Nano eshte i papershtatshem dhe tejet injorant kundrejt opinioneve tuaja prokristjane
    Ndrrojeni

  3. muci says:

    Emrin e kam Mustafa + Emri eshte mysliman + Emrin e kam kompleks = E KAM KOMPLKES QE JAM MYSLIMAN.
    Bjeri shkurt o Muci pse i bie nga Kina

  4. Do ishte me mire ta kishe mustafa pasha si para ardhesit e tu turq .

  5. muji says:

    emer myslyman, mbiemer vllah, vete personi skraparlli : kombinim fantastik,
    dmth “merre me leng se thelat mbaruan”
    Eh more Muchy qe do te dukesh koke e madhe se s’ben..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje